Cila është mënyra më e mirë për të kryer abort?
Andrea Bora
(14 vite më parë)
Përshëndetje Andrea
Bëj testin e shtatzënisë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë të uroj shtatzëni të mbarë. Për të vlerësuar vëndndodhjen e shtatzënisë, duhet bërë ekzaminimi ekografik. Nëse nuk je gati për shtatzëni, drejtohu tek një mjek gjinekolog për konsultë. Përpara se të marrësh vendimin për ndërprerjen e shtatzënisë, informohu mbi pasojat që sjell aborti.
Për këtë lexo artikullin në linkun:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij-
Të uroj gjithë të mirat.
Ka 5 dite qe me ka kaluar dita kur prisja periodat dhe nuk e di nese jam apo jo shtatezane?! Problemi eshte se gjate muajit me erdhen menstruacionet dy here, me diference 5 dite ndermjet tyre, tani nuk me kane ardhur akoma, jane ne diten e 5 qe pres edhe nuk me kane ardhur akoma, kam frike se kam ngelur shtatzane dhe nuk eshte se jemi gati per femije qe tani, cila eshte menyra me e lehte sipas teje per te kryer abort? Flm per mirekuptimin.