Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Synetia

Pershendetje! Djali im eshte 5 muajsh e gjysme pediatri me tha qe duhet ta bej sa me shpejt synet sepse eshte mbyllur shume, keto dite ka qajtur shume sidomos ne gjume a ka mundur qe kjo te jete shkak qe ka qare djali shume? Si duhet te veproj pas synetise tere diten rrotullohet dhe rri permbys a mund te lendohet, kam shume frike. Ju falenderoj.

Albulena Koshtova (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje zonja Albulena

Problemi i djalit tuaj mund të mos jetë urgjent, sepse në këtë moshë është normale që djemtë të jenë të mbyllur. Kjo gjendje quhet fimozë fiziologjike. Por, në rast se djali juaj ka shenja të pezmatimit, pra të infeksionit, atëherë duhet bërë trajtimin lokal, fillimisht nga kirurgu pediatrik, e pastaj toaleta do të bëhet nga vet ju. Për të qenë të saktë, ju zonjë e nderuar duhet ta sillni djalin për një vizitë tek kirurgu pediatrik.

Me respekt, dr Dëfrimi

/komuniteti