Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Reuma apo arthritis te vajza 3 vjecare?

Pershendetje, kam vajzen 3 vjec dhe qe 1 vit ka probleme me gjurin e majte, i rrin i ajur dhe i rrin i nxehte dhe mbrapa gjurit ju ka bere nje si kokerr ashtu sa te verdhet e vezes e madhe. Ketu ne Gjermani e kam pas 2 here ne spital dhe ja kane bere MRT inqizim te thelle dhe rezultati ka dale qe vajza ka Arthritis ne gju... ketu mjeket me kane thene qe duhet me ja ba ne punktion ne gju qe me e nxerr ujin jashte dhe me fut brenda kortizon. Pyetjet e mia jane: a eshte i rrezikshem ky punktion me ja bo dhe a ka probleme mas nje kohe? sepse kam lexu qe mundet edhe probleme me pas dhe desha ta dije se a ka mundesi prej reume qe ashti tek femijet te deformohet te mos zhvillohet mire? faleminderit shume ju uroj pun te mbare, Tija.

T L (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje zonja Tija,

Problemi i vajzës tuaj nuk i takon kirurgut pediatrik, por reumatologut pediatër në konsultë me ortopedin e fëmijëve. Megjithatë, mund të të them që punksioni i gjurit bart komplikimet e mundshme, e një ndër ta është infeksioni, nëse nuk zbatohen me përpikmëri rregullat e sterilizimit, gjë që në Gjermani nuk ndodh. Mundësia apo dhe nevoja për ta përsëritur këtë procedurë ekziston. Ashti i fëmijut prej reumës nuk mund të deformohet, por mund të deformohen kërcet dhe mbështjellësat e artikulacionit, nëse kjo sëmundje nuk trajtohet në mënyrë adekuate.

Me respekt Dr. Dëfrimi

/komuniteti