Mosha e pershtatshme per syneti
Eni Haxhiu
(12 vite më parë)
E nderuara zonja Eni,
Pyetja është shumë e mirë. Ka qëndrime kontradiktore në lidhje me moshën e të bërit synet, por unë jam idhtar i asaj, që fëmiju duhet të ketë kontrollin e urinimit, të paktën gjatë ditës, në mënyrë që të jetë i liruar nga pampersat. E ashtuquajtura “dritarja psikologjike” kur fëmijët e identifikojmë seksin e tyre si koncept është mosha 3,5 vjeç. Pas kësaj moshë ata identifikohen, prandaj mirë është që syneti të kryhet pak para kësaj periudhe. Megjithatë, të bërit synet është e lejueshme në çdo moshë, qysh prej periudhës e të posalindurit deri në moshën madhore, varësisht edhe prej nevojave mjekësore.
Me respekt Dr Dëfrimi
Prsh kur eshte mosha me e mire per te bere djalin synet? Djalin e kam 3 vjec... flm.