Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Testikujt e pazbritur

Pershendetje dr. a ka mundesi qe te na spjegoni pak me gjeresisht ne llidhje me testikujt e pazbritur te femiu 2 vjec, operimin e tyre dhe mundesine e sterilitetit pas operimit?

Ela A (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

E nderuara zonja Dita,

Testikujt e pazbritur janë anomali të lindura tek djemtë dhe janë mjaft të shpeshta. Testiset e bebit sa ai është në barkun e nënës janë brenda barkut të tij dhe gjatë muajit të tetë-nëntë të shtatzanisë zbresin nëpërmjet kanalit inguinal në qesën skrotale (herdhe). Ky është një proces shumë kompleks, që përfshin faktorë anatomik dhe hormonal. Çrregullimi i këtij procesi, bën që testisi të ngelet diku rrugës së migrimit të tij, apo dhe të huqi rrugën e tij dhe të vendoset gjetiu në pjesën e poshtme të barkut. Operimi i tyre është i domosdoshëm dhe preferohet të realizohet para moshës 2 vjeçare, sepse pas kësaj periudhe testisi pëson ndryshime të pakthyeshme. Llogaritet që për çdo vit vonese të operimit pas moshës 2 vjeçare, funksioni i testisit për të prodhuar spermatozoidë të shëndetshëm dhe të bollshëm bie me 10%. Po marr një shembull: nëse fëmiju i ka mbushur 5 vjet, funksioni i testisit të pazbritur të tij do të bie në 30%. Prandaj, duhet të jeni të vëmendshëm që fëmiju juaj ta ketë trajtimin adekuat, si në aspektin kohor, poashtu edhe në atë që ai të trajtohet nga personi-mjeku i kualifikuar.

Përshëndetje, dr Dëfrimi

/komuniteti