Synetia tek i posalinduri
Adda Kalemi
(12 vite më parë)
E nderuara zonja Ada,
çështja e synetit disa ditë pas lindjes është realitet, si në vendet islamike, poashtu kohëve të fundit edhe në SHBA. Siç e kam përmendur edhe më parë në përgjigjet e kaluara, ekzistojnë kundërthënie në lidhje me këtë, por qëndrimi ynë është që syneti të realizohet pasiqë fëmiju ta kontrollojë urinimin. Percepcioni i dhimbjes tek të posalindurit normalisht është shumë më i vogël dhe nuk mbahet mend prej tyre më pas. Edhe shërimi, apo regjenerimi i indeve gjatë kësaj periudhe është i mirë.
Me respekt Dr Dëfrimi
Pershendetje dr. Ne Amerike kam degjuar qe e bejne synet djalin qe sa lind. A do te ishte me mire qe sa lind ta beja synet apo te pres te rritet njehere? Kur i ndjen me shume dhimbjet dhe kur mbyllet plaga me heret? Ju falenderoj.