Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Probleme me urinim

Pershendetje, djali i kunates time eshte 2 vjec e 3 muaj dhe ka probleme me urinim, kur don me urinu ka dhimbje mezi urinon dhe ju ajet shume organi gjenital dhe fundi i barkut i fryhet, cfare mendoni cfare problemi mundet me pas dhe a ka nevoje per syneti?

Jara Flutur E Vogël (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje Anisa,

Problemi i nipit tuaj mund të jetë i natyrës kirurgjike, domethënë që ai mund të ketë anomali të penisit, apo dhe ngushtim të lafshës, për çka mund të jetë i nevojshëm intervenimi kirurgjikal. Paraprakisht, duhet bërë ultrazërin e traktit urinar, pasqyrën e gjakut dhe pasqyrën e urinës. Me këto ekzaminime duhet të vini tek kirurgu pediatrik për një vizitë specialistike. Në raste të tilla syneti shpesh e zgjidh problemin.

Me respekt Dr Dëfrimi

/komuniteti