Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Rreth hernise inguinale

Pershendetje desha te pyes rreth hernis inguinale. Doktor djalit tim ne moshen 3 vjeqare se pari ju ka verejte nje e fryre ne anen e majte me larte se organi gjenital dhe eshte diagnosstifiku si herni inguinale, po ajo per nje kohe te gjate sju ka verejte fare ,por tani prape here pas here i verehet po nuk zbret akoma te testiset eshte shume e vogel. Por me brengos edhe dicka qe ndoshta eshte normale por shumcen e kohes testiset i ka te tkurrne edhe sikur nganjehere i ngriten shume larte ,a mos ndoshta prej hernise i ndodh kjo? A eshte shume urgjente operacioni i hernise tani ,se nje mjek kirurg me ka thene se eshte shume e vogel kjo hernie vetem e percjellim se ka raste qe kur qan nuk i del. Djali eshte 3,8 muaj.

Miri E (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshendetje zonjë,

Hernia inguinale është sëmundje e lindur tek fëmijët dhe kur shfaqet ajo nuk zhduket. Duhet operuar, por urgjencë nuk është. Sa i përket testisit, duhet ekzaminuar për ta diagnostikuar a është testis retraktil apo mobil. Ky i fundit nuk duhet operuar.

Me respekt dr Dëfrimi

/komuniteti