Zgjerimi i kanalit urinar
Linda R
(11 vite më parë)
Përshendetje zonja Linda,
Në atë moshë është normale që kanali i djalit tuaj të jetë i ngushtë, quhet fimozë fiziologjike. Por, nëse vie deri tek infeksioni, atëherë duhet kërkuar ndihmën e kirurgut pediatrik. Pra, nuk është e domosdoshme të bëhet synet pa e vlerësuar siç duhet. Patjetër duhet bërë analizat e urinës.
Me respekt dr Dëfrimi.
Ju pershendes doktor dhe ju falenderoje per kohen dhe ndihmen qe na jepni. Une kam djalin 3 muajsh dhe ne viziten e pare te mjeku pediater me tha qe djali eshte pak I ngushte ne kanalin e urines por nuk tha qe duhet te nderhyjme diqka ndersa ne viziten qe e pati dje me tha qe duhet ti bejme zgjerimin e kanalit urinar. Une kam degju qe femijet kur e kan kanalin e ngushte duhet ti bejme synet. Jam ba marak a mund te me shpjegoni qfar nderpyrje eshte kjo, a eshte diqka qe mund te kete pasoja, harrova tju tregoj qe urina e djalit ka edhe nje ere jo normale per kete me tha ti beje analizen e urines... Mund te me tregoni qka mendoni ju lutem.