Deri ne cfare moshe mund ta bej operacion?
Marsida Ashiku
(12 vite më parë)
Zonjë, operacioni duhet realizuar sa më parë, sepse djali juaj është pesë vjeç tashmë, preferohet deri në moshën 3-4. Megjithatë, akoma jeni në kohë. Komplikacionet janë të pranishme, deri në 20% dhe operacioni realizohet nën anestezion të përgjithshëm. Duhet thënë që operacioni është mjaft delikat, por përvoja e kirurgeve pediatrik si në Tiranë edhe tek ne në Prishtinë është shumë e mirë.
Me respekt dr Dëfrimi
I nderuar doja te dija dhe nje here prej jush se deri ne cfare moshe mund te prese operacioni, kur eshte koha e duhur dhe ne cfare moshe? Djali eshte 5 vjec, dhe me thoni ju lutem a eshte i veshtire ky operacion dhe sa zgjat? A do ta bejne me anestezi lokale apo narkoze? Ju lutem me ktheni pergjigje jam e shqetesuar per djalin se si do shkoje. Respekte dhe nderime nga Marsida Ashiku.