Pucrra e kuqe ne testikuj te bebit 4 muajsh
Arfiar Arfiar
(12 vite më parë)
Pershendetje zonje,
Ne baze te pershkrimit qe po e beni rreth ndryshimeve ne skrotum (lekura qe mbeshtjelle testikujt), nuk besoj se ka vend per shqetesim te madh pasi siq po e pershkruani ju duket te jete nje infeksion siperfaqesor i lekures qe duhet trajtuar per 5 - 6 dite me antibiotic lokal sic jane yndyra Ung.Tetracycline 5 % 2 her ne dite, ose Ung.chloramphenicol 5 % po ashtu dy here ne dite.
Nese mbrenda javes nuk vereni permiresim atehere lajmeroheni ne Kliniken me te afert te Kirurgjise se femijeve qe te merni pergjigjen dhe trajtimin e duhur profesional.
Nese shihni perkeqesim te ketij ndryshimi lekuror mund te lajmeroheni ne cdo kohe ne kliniken e kirurgjise se femijeve.
Pershendetje,
Dr Ardian Shefkiu
Kirurg i Femijeve
Pershendetje, kam nje shqetesim lidhur me djalin 4 muajsh, para dy dite kam verejte ne testikuj nje pucerr te kuqe e cila tash eshte forcuar dhe ne maje eshte pak e bardhe, nese mund te me tregoni se cka eshte ne pyetje dhe si mund te trajtohet kjo si dhe nga cka eshte shkaktuar? Ju falenderoj paraprakisht!