Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

A duhet patjeter me operu ujin e mbledhur ne testikuj femija 1 muajsh?

Cfare te bej te pres a po ta operoj? ka uje te mbledhur ne testisin e majte, a ka mundesi me qit vet, ju lutem me ndihmoni, femija ka lind me 01.12.2013 dmth nje muajshe? flm nga ju.

Shqipe Llugaliu (11 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Grumbullimi i ujit perreth testisit apo hydrocela testis qe njihet ne gjuhen mjekesore eshte mjafte e shpeshte ne moshen neonatale dhe te infanetet dhe ekzistojne dy forma te saj.

Ekziston forma komunikante qe shpesh here shoqerohet edhe me herni inguinale dhe ajo jo komunikante.

Hydrocela e testisit deri ne moshen 2 vjecare ne rast se nuk shoqerohet me herni inguinale (bruh) e cila eshte me e rralle, nuk duhet operuar pothuajse asnjeher pasi qe deri ne 90 - 95 % te rasteve terhiqet vetvetiu.

Duhet gjithmone te saktesohet diagnoza nese eshte ose jo hydrocell, prandaj ju keshilloj qe femiu juaj te vizitohet nga ana e kirurgut te femijeve.

Me respekt,

Dr Ardian I.Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti