javë pas jave
Pershendetje zonje,
Problemi i vajzes suaj sipas asaj qe thoni - shkruani ju nuk duhet te ju shqetesoj shume.
Mbetja qe eshte trajtuar me nitrat argjendi ka qene Granulome e kerhtizes qe eshte shume e shpeshte pas renjes se mbetjes se kordonit te kerthizes.
Ndersa ajo qe e pershkruani si e dale ose e kercyer e kerthizes jashte quhet Herni umbilikale dhe ne shumicen e rasteve deri mbi 90 % nuk kerkon intervenim kirurgkjik por percillet, dhe deri ne moshen 5 vjecare me rritjen e femiut vetvetiu mbyllet defekti i murit te barkut ne nivel te kerthizes.
Nese ky defekt persiston edhe pas kesaj moshe d.m.th. 5 vjecare ateher duhet intervenuar dhe korigjuar defekti ne menyre kirurgjike.
Ka rendesi qe mbrenda ketij defekti te mos inkarcerohet - futet ndonje segment i zorreve sepse kjo situate qe eshte shume e rralle mund te kerkoj intervenim kirurgjik urgjent.
Per cdo informacion shtese ne lidhje me kete problem duhet te kontaktoni Kirurgun e Femijeve.
Me respekt,
Dr Ardian I. Shefkiu
Kirurg i Femijeve
Pershendetje doktor! Jam e shqetesuar shume per vajzen time. Ajo eshte dy muajshe. Kur i ra kerthiza ngeli nje pjese e lengshme qe here pas here i rridhte leng i verdhe. E coja here pas here ne konsultore ku i ben trajtim me nitrat argjendi. Vendi iu mbyll mirpo tani kerthiza i ka kercyer perjashta dhe e ka pasur te skuqur. Doktoresha me tha qe duhet ta kontrolloja here pas here per temperature se mund te kishte infeksion te brendshem. Por ajo nuk ka pasur temperature. E kam lyer here pas here me betadine. Skuqja tani i ka ikur por kerthiza ka ngelur po njesoj. A duhet te shqetesohem, a ekziston ndonje trajtim? Faleminderit.