Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

Rreth te folures se nipit tim

Pershendetje e nderuar Nipi im ne korrik mbush 3 vite dhe nuk e flet as nje fjale shqip, eshte shume i lidht me me tv me filma vizatimor edhe ato fjale qe i flet i thote ne gjuhe angleze sepse kanali ne tv eshte ne at gjuhe.kjo gjendje po na shqeteson se ai as buke nuk kerkon po ta kap doren e te dergon te sendi qe e deshiron, edhe nuk eshte aq i shoqrueshem.cka na keshilloni doktoresh?

Qendresa Desa (8 vite më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshëndetje e nderuar

Fëmijët në moshën 18- 3 vjeç nga ana e të kuptuarit: rrit ndjeshëm kuptimin e fjalëve,

përsërit fjali me 3-4 fjalë, luan me fëmijë të tjerë, nga ana e të shprehurit fëmija fillon te flasë, fjalori aktiv fillon e pasurohet..

Mirëpo fatmirësisht ne kemi filma vizatimor per fëmije në gjuhën shqipe dhe nuk duhet te lejoni të shikoj filmat në gjuhën angleze po ashtu edhe kengët të ia lëshoni vetëm në gjuhën shqipe. Nese fëmiu nuk shkon në kopshtë ju keshilloj te dergoni sepse eshte për të mirën e fëmiut i nevojitet socializimi me fëmijet te tjerë. Andaj, ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin apo psikologun të dergoni femiun ne vizite për arsye është e nevojshme me pa femiun se ne çfarë niveli është i zhvilluar kontakti, bashkeveprimi dhe komunikimi.

/komuniteti