Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

E folura e djalit 22 muaj

Pershendetje shpresoj te jeni mire.pyetja ime eshte kam djalin sa i ka mbush 22 muaj flet shume pak mama,baba,tete,ama jo me shume keshtu eshte shume aktiv luan me vajzen kupton qdo gje qe i them mirpo po me brengos pse kaq pak te flas.me thuani ju lutem ndonje sygjerim. Ju faleminderit

Sara *** (8 vite më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshendetje e nderuar.

Fëmijet në moshën 1-2 vjeç -imitojn dy fjalë kur i kemi thënë, imiton të qarën, të qeshurën, grumbullon objekte të njëjta,

njeh emrin e tij , njeh 3 - 5 pjesë të trupit, lidh disa objekte me emërtimet e tyre.

Mirepo duhet të theksojmë përsëri se çdo fëmijë ka historinë dhe veçantitë e tij të zhvillimit. Librat në këtë moshë, fillojnë e bëhen shumë të nevojshëm për fëmijën. Ata duhet të jenë me shumë ngjyra dhe personazhe, tërë gjallëri në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e tij. Emërtoni çdo njeri, send apo kafshë pranë fëmijës, folini për gjithçka e vazhdimisht..

Por ju keshilloj te dergoni djalin tuaj për një vizitë tek logopedi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti