Pershendetje te dashura, si jeni dhe si po kaloni?
Oj nena un jam bo shume marak se djal i ka bo 14 muj edhe hala ska fillu me ec! Djali a pak i ran, sa du me shti me ushtru pak me ec ulet bash si per inat...Sa i kan pas femijet e juj kur kan fillu me ec? Faleminderit paraprakisht
Vajza ime prej 6 muaj zhagitet po tash i ban 8 muaj dhe ka fillu ngapak me ec duke u mbajt per kauqa qendron ne kemb gjat duke u mbajt vetem me njeren dor
Fatma hiq mos u ban marak se qeshtu i jepsha une vetit siklet mendojsha se si ti ban 1 vite duhet me ec paqare. djali qe dy jave pat fillu me ec po qe 4 dite e pata smut me temperatur as qe po don me ec ma po spo bana merak se e di qe dej te forcohet e te rifiton besim.
Dy vajzat e mia me 11 muaj kan fillu me ec po dy vajzaz hiq sjon zhagit as nuk rrotullohen nga ni her edhe u kry qashtu edhe djalin e kom 6 muaj rrin ne kam kogja po mu zhagit as qe lodhet bile as nuk rrotullohet ni her kthehet ne bark prap ne shpin ma shum si jep zor si vajzat njojt.. sjon krejt femijet njojt.
Djali im kur ishte 13 muaj thosha ka me ik edhe 2 muaj e s ka me ec, i belva do kepuc apsataft kur ecen,e nxjerra cdo pardite mbasdite na park e mbaje nga mbrapa e nga qefi i lodre ne park i shendrrote kembet,se ky ne shtepi kurr nuk ecte po ta mbaja vec per mobile e kamas e doras, mbas 4 ditve qe kam dal gjfo dit ne park ka ec,as besuar s kisha. Del jashte me te mbaje nga mrapa jo per dore ke me pa nese cdo dit keshtu e mvan jashte per 1 jave k ka me te ec.
Shume faleminderit zemrat e mia. Se di une shume bahna marak, si cdo nane ma ama njerzt pom thojn qka u bo moj qe spo ec. edhe i kena me kunaten dy muj nermjet aj djali i saj ka ec ma heret ky i jemi hiq.. tana krahasime e qesi sene tu bo dojn me m tranu..
Fatma mdoket i kem moshatar femijte djali jem 14 muaj si i ka ba ka hec..un jetoj veq me burr ...eh dite e provojsha me ushtrue poo vet smujsha se u tutke ....edhe erdha te mami me nejt ktu me vllavin te provue 2 dit beso ...te nesrit si jem kan tu nejt u kan ne kauq ne kam veq kur e kum pa tu ardh te unn... skish ndjen ma tmir me pa tu hec vet pot knaqke tash snalet 1 sekond kshtu qe leje me koh kur asht vet i sigurt hec...ktu mjeku ne gjermani um ka than deri 17 muaj asht nermale ma me hec..!
Vajza jem ka hec shum heret 10 muj i ka pas kur ka ec sigurt kam veta e djali i ka bo 12 muj mu kap kapet po me ec sdon edhe vajza ma ka tut se po ma shtyn veq edhe ky tash spo don hiq mu mundu me ec.. si te marr me ushtru sdon.. kshtu qe let hec vet kur don..
Edhe vajza ime i ka 13 muj nuk po don me ec . Zhagohet kapet rrin pak vet dup nkemb po me ec spo don. Kur ia marr durt me ushtru pak me ec i lshon krejt kembet shtrihet qr sdon .
Fatma vajzea madhe me 16 muj ja filloj me ec,nuk ishte e trash si bebe e dobet prej 12 muj zhagidej kapej ku do..edhe djali jot nese zhagidet mundohet me ec mos u ban merak se sjan krejt femijet njejt me jet djalin.
Fatma,vajza ime edhe 11 dite mbush 15 muaj, me raste ec, bile bukur gjate shkon. Une nuk ia imponoj, kur ta kete vullnetin dhe kur te jete e sigurt ajo ec vete. Keshtu qe nuk po e kam shqetesuese kete gje. Poashtu edhe vajza ime eshte pak e rende ne peshe
Oj nena un jam bo shume marak se djal i ka bo 14 muj edhe hala ska fillu me ec! Djali a pak i ran, sa du me shti me ushtru pak me ec ulet bash si per inat...Sa i kan pas femijet e juj kur kan fillu me ec? Faleminderit paraprakisht