Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kam një hall
Përshëndetje nëna. Kam një hall. Boll keq po nina me ba këtë pyetje po ndoshta ndonjërës i ka ndodhur. Jam në javën e 30 dhe sa her kam marëdhënie kam dhimbje pas aktit në organet posht. Jo lëkura por muskujt. Nuk është problemi tek marëdhëniet se edhe ashtu në këtë gjendje s'po i shkon mendja kujt, edhe burri nuk është që bën presion, por me shqetëson fakti 'pse' gjith kjo dhimbje pas aktit. Në fakt shqetesohesha me shume për lindje se në dy lindjet e para e kam kaluar terminin dhe duke pas parasysh se mardhëniet ndihmojnë në lindje, e kisha si opsion. Por tani shqetësohem se çka nuk po shkon në rregull me organizmin tim.A i ka ndodhur ndonjërës? Me 13 kam termin tek gjinekologja por me vjen turp ta pyes.
Arta Blini (8 vite më parë)
Arta Blini (8 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Sil Vi (8 vite më parë)
Te kuptoj e dashur ashtu esht dhe burri im dhe ne nuk kishim mardhenie shpesh por ja qe ndodhi ,e njejta dhimbje ka qen dhe per mua te kurrizi thjesht shpresoj qe te jet cdo gje mir sepse kur dalin kto gjera gjithmon rrin me merak ,mua qekur me ka then per mitren vetem aty e kam mendjen ,por ty te uroj gjith te mirat
Arta Blini (8 vite më parë)
Faleminderit e dashur që ndave me mua një eksperiencë që ke kaluar si unë. Une heren e parafundit para një muaji pata marëdhënie dhe pata dhimbje kogja fort. Po para dy jave në kontroll gjinekologja me tha qafa e mitrës është e gjat dhe e mbyllur. Dje prap pata dhe i shkreti boll kujdes Bon po diçka s'esht në rregull. Prap deri vonë s'mujta me fjet prej dhimbjes. Edhe mua më filloi pastaj edhe mesi mbrapa, posht shpinës, dy ashtat që i kemi afër prapanicës. Po dyshoj se e kam mitrën posht, se edhe barku krejt posht po më rri qysh nga fillimi i shtatzanis.
Sil Vi (8 vite më parë)
Arta pershendetje ,heren ee fundit qe kisha mardhenie me burrin ndjeva dhe un dhimbje kshu si ty me von filloi barku pastaj mesi,kur shkova te nesermen ne vizit i tregova kte gje dhe mbas kontrollit doli qe un kisha shkurtim te qafes te mitres dhe isha rrezik lindje para kohe ,un jam 29+4 dhe tashme kam pushim te reduktur dhe sduhet te kem raporte me burrin ,nuk dua te te tremb e dashur por ne vizit thuaja kto gjera pasi jan normale dhe do ishte me e mira per ty te thuash cdo gje me fal se e zgjata pak por doja te tregoja qe me ndodhi e njejta si ty
Arta Blini (8 vite më parë)
Kerkoj falje për pyetjen, por prej shqetësimit e kam.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?