Nena flm te gjithave per keshillat un mora tacchipirin 1000mg se kte ma kan dhen eshe gjat shtatzanis per dhimbje veshkash dhe e mora mram e per 3 or nuk i dhash djalit me pi..tempratura me kaloi e tjerat do kalojn ngadale.
Edhe une kur kam jetu ne France me kane shkru me pi edhe gjate shtatzanise kur kam pas naj grip a nai dhimbje te dhembit, e edhe menjehere mbasi kam lind me kane dhan ilaq po hiq nuk me kujtohet sakte a paracetomol a iboprufen. Mendoj qe krejt varet prej doktoreve, normal rreziku i efekteve anesore egziston per cfaredo lloj ilaqi, po tani disa s’dojn me rreziku hiq e disa gjate pervojes nuk kane pas raste te keqija nga iboprufen dhe vazhdojne e rekomandojne. Boa me e mira kishte me qene me marr ne telefon mjekun e familjes edhe me pyet, ishalla te kalon.
Arta un kur isha shtatzan shum jam kan e ndjeshme per qdo send po nashti ti se paske ket problem. Un nuk thash se jam zvicer tasht hajmedet se kosov munet me pas mjek shum tmir per ata nuk i dihet ama thash ktu kreitve nanav jukan than qe lejohet me pi. Perkundrazi na ktu jem me ndihmu njana tjetren.Normal kurr sa mir me pi kokerr jo veq kur je shtatzan apo gjidhënse po kaniher spo ki qare.ntm
Edhe une kam perdor ibrufen menjeher mbas lindje se kam pas lindje me operacion,une kam lind ne austri.mjeku me ka then qe ibrufeni nuk kalon ne qumsht gjiri.
Nena mfalni se edhe un u kyqa pajtona me fitoren se ka than lejohen me doza te vogel jo me teprue...edhe un kur linda kisha dhimbje mtha merr paracetamol...po nese nuk te kalon perdor ibrufen 400mg se ka edhe 600mg amo ajo mtha ket poo jo shpesh mtha se edhe un isha me gji..!
Aty ku ka mendime dhe pervoja te ndryshme ka replika ....por si duket meqë edhe qenke shatzane je me ndjeshme emocionalisht dhe bene reagime dhe mendimet w tjetrit i merr personale dhe te qellimshme gje qe nuk ishte....shtatzani te mbare
Ishe ti ajo qe replikove për një orar të çerdhes dhe vazhdove... Gjë që e lash debatin. Sepse s'kam neurone të tepërta ti humb për gjëra të vogla. Dhe pas sa muajsh erdhe dhe u kyçe prap në komentin tim. Askujt nuk iu imponova. Thjesht dhash mendimin tim si të gjith dhe plasën sulmet. Dhe unë i qëndroj mbrapa asaj çka thash pa iu imponuar askujt. Por kur dikush fillon dhe me replikon në mënyrë që të më ul, kuptoje se s'është imponim po s'lejoj njeri të me ulë edhe pikë.
Kur permende inatin dhe francen qe ketu nuk ka shume nena nga franca mu kujtove... fakti qe e kam.mbajt mend biseden ishte sepse une e pata shpreh pervojen time jo te mire atje per ftohtesine dhe racuzmin atje per 1 vjwt ti reagove ashper ..tek e fundit si ti si unw jemi étranger-a per ta s'kemi pse me mbajt inate ...une nuk kam inat me aske por wdhe nuk i imponohem askujt me ngulm me mendimet e mia .boa ka kerku keshille dhe une shpreha pervojen time..mbetet zgjedhja saj
Hars ks kundër kujt kam dal? À bon me qartesu me sakt 'krejtve' çka dmth për ty. Fakti që t'i jeton në mes të zvicrës do të thotë për ty se ti je më e mençur apo çfarë? Mos me mëso ti se sa jam e informuar se unë po e shoh nga fjalori jot sa ke ti info. Natën e mirë.
Fakti që po të kujtohet zona ime ku jetoj po tregon që gjithçka po të kujtohet. Sa i përket kontrollës gjinekologjike, kam bërë 7 muaj e gjysmë dhe as edhe një herë të vetme s'më kanë bërë kontrolle gjinekologjike. Përveç strishos një herë.
Është shumë leht te thuhet 1%. Por një nënë që është provuar me fëmijën e saj duke vrapuar nëpër dyert e spitaleve për shkak të vonesës së zhvillimit mendor edhe 0.1 përqindëshi i efekteve anësore do t'i dukej shumë. Une thjesht e dhash mendimin tim për Boa. Armikun mos e pafsha me fëmijë të sëmurë. Kam lexuar mjaft për ilaçe dhe ua kam frikën. Pastaj po qe s'jeni dakord me mendimin tim apo anasjelltas, kjo gjë pak çon peshë. E rëndësishme është t'a ndihmojmë personin që kërkon këshillë, pastaj le të vendose ajo vete cilen keshille ta marre.naten e mirë për ju.
Sa per profezionalizem te Alsac-it jam provu me vajze...e di cfare "profesiinalizmi" ka pas.....gjate shtatzanise se dyte atje cdo muaj kontrolla gjinekologjike gati u qela para kohe me lind si ne Ks ketyne here.....sa per inat as qe te pasna mbajt mend po tani po e marre vesh cila qenke ....kombinimi ishte cdo 6 ore..po cuditem pra qysh qenkna gjalle....e per vajze ne alsace cdo 3 ore i jwpnin kombinim dolipran ibobrufen ken tu e mbyte..neper spitale kishte praktikant me shume sesa doktor...beni praktike ne vajzen time derisa e ben gati pa vetedije dhe mandej u qu ne kembe i gjithe spitali...bile ndoshta fitore ju kujtohet nje shkrim qe e pata shkruar lutuni per vajazwn time...mwnjhere pasi e mori vajza veten pak u kthyem ketu...mw te vertet jam bind qe mjekesia ne france po dallonte me pjesen e alsacit...megjithate skeminpse me oas inati qe po e quan ti..tek e fundit gjithsecili bene zgjedhjen ku i pelqen...shendet per ju
Oj ti arta tasht ti po del ndrysh kreitve! Un kam pi nshtatzani edhe mbas shtatzanis edhe beben ngji ekam kurfar efekti nuk kan tek beba as edhe rrezikun mat voglin un jetoj midis zvicre me mjek temin me pediater qikes me hebammen tem me mjek spitalit muka leju me pi kurfar rreziku skan po ti kokshe informu keq nashti!
Për inatin nuk kam nevojë t'a sqaroj e di vetë. Sa i përket ilaçeve që t'i kanë dhënë çdo 6 orë edhe ibuprofen edhe dolipran shuuuum e çuditshme. Dy ilaçe çdo 6 orë kurr nuk i përziejn, ose dolipran japin ose ibuprofen. Nuk du të bëj mëkat, në jug të francës ndoshta edhe e bëjnë, por na zonën tonë asnjëherë.
Normalisht qe duhet marr parasysh rrezikun,fundja ska tablet pa 1% efekt ansor.Por po tjet dëmi apo rrezikshmeria e nje niveli aq te lart,nuk do rekomandohej ne raste te tilla.Rrezik ka edhe ne ajrin qe thithim,por e kemi te nevojshem apo jo? Sbesoj qe nje grua e merr nje tablet nga qejfi,aq me pak kur eshte gji dhense.Ato keshillohen ne rast nevoje pra jo per pun qejfi.Shendet
Happy mum unë e di shumë mirë se ç'është 'who'. Kur s'kam ditë mirë me fol frengjisht kam parë në këtë faqe për ilaçe. Dhe tani shoh protokollin e shtetit ku jetoj. Edhe vetë mjekët kanë ide të ndryshme rreth ilaçeve. Prandaj thash varet cilit burim i beson. Sot po vihen në dyshim edhe vaksinat për autizëm dhe prindërit janë konfuz për vendimmarrje. E mira është meë i rujt kur ka mundësi. Nëse supozohet apo ka hipoteza që s'janë të mirë gjatë gjidhënies pse mos me marr masa.
Per cfare inati e ke fjalen e nderuar...ne shtatzani ketu as vitamina nuk me kane dhene lere ibobrufena e medikamnte tjera....pas lindjes se pare dhe dyte me kane dhene ibobrufen dhe dolipran ne kombinim cdo 6 ore per 10 dite dhe isha gjidhenese...me sa di une boa nuk eshte shtazane...mire eshte perdoresh paracet dhe dush
Dhe ne menyre natyrale por nese nuk kalon edhe ibobrufen perdoret.po te ishte dicka rrezik nuo do ma jepnin besoj..si duket ne jetojme ne te njejtin shtet por mjekesia po dallojka nga qyteti ne qytet.....
Arta ajo e who nuk eshte faqe dosido.Aty shkruajn profesionistet e jo kuzhinieret.Nejse sdua ta zgjas kete debat me shum tmarri kahje tjeter,po ate qe e thot who un se diskutoj me.
Ka lidhje vendi ku jeton edhe mirë bile. Varet cilit burim i beson me shume. Une së pari j besoj profesionistëve pastaj faqeve zyrtare në net. Of kenza a u kyqe tu a? U bërë e gjallë ti? Erdhe t'a shfrysh inatin e para disa muajsh. Ibuprofen nuk rekomandohet aspak gjatë shtatzënisë në francë e as gjatë gjidhënies përveç në raste emergjente edhe pikë.
Fitore ke tw drejte... une jetoj ne france dhe menjhere pas lindjes kisha dhimbje se e qepur dhe me kane dhene ne spital dhe poashtu ne shtepi em.perdor 10 dite ibobrufwn dhe dolipran (paracetamol) dhe kam qene gjidhenese..nuk ka kurrfarw problwmi nese perdor
Ska lidhje vendi ku jetoj me ate qe thash.E kam lexu ne faqe te who(organizata boterore e shendetsis) qe mundesh me perdor ibuprofen,dhe paracetamol gjate gjidhenjes,normalisht brenda kufijva pa e tepru me doza.
Happy mum ku jeton? Une nuk është di se çfar rekomandojnë aty ku jeton ti, por mua personalisht pediatri ma ka thënë nuk preferohen antiinflamatoret gjatë gjidhënies e aq më pak gjatë shtatzënisë. Përveç në raste kur më të vërtet në organizmin e një femre nuk ndikojnë paracetamol, dolipran... Edhe gjinekologja ime poashtu. Gjatë shtatzënisë kam dashur të marr Ibuprofen për shkak të dhëmbëve kisha dhimbje, i vetmi ilaç që më ndihmon është Ibuprofen, dhe me ka thënë harroje deri sa të lindsh, përpos në raste emergjente. Kam duruar dhimbjen edhe se kam marrë. Kur mi ka treguar efektet se çka mund të ndikojë në fetus as që bëhet fjalë. Edhe pse ndodh shumë rrallë rrisku ekziston. Kush kupton frengjisht nga nënat mund të kyçen në faqen CRAT dhe gjithçka mund të informohen për medikamente. mjafton të shkruhet emri i ilaçit dhe të cekët shtatzënia apo gjidhenia
Dushi dhe të gjitha këto që t'i ka shkruar happy mum të ndihmojne, por vetëm ibubrufen assesi. Të gjitha ilaçet antiinflamatore rreptësisht ndalohen gjatë gjidhënies. As diclofen jo. Uroj te ndihesh më mire
Boa mduket jeton jasht diku,shiko edhe ne net si behet tepid sponge bath ne rast temperature,nese smundesh me bo dush.Funksionon kjo gjithsesi.E per kete dhimbjen pra merr paracet ul temperaturen,dhe qetson dhimbjen.Nese ke jogurt apo kos ne shtepi ha,se te freskon,konsumo portokall,lemon,karrot etj.
Happy mum flm per prgj...po do bej dush direkt..ishalla me ndihmon .. krejt kockat e mishi me dhem plus kam te dridhura sa hek xhupin e sa e vesh kam vape e djersitem..
Boa,beje nje dush,edhe mes u vesh shum trash.Pi uj me shum.Mundesh me perdor paracetamol dhe ibuprofen,per temp.Per fmiun mes ke merak se nuk i kalon,perkudnrazi ne keto situata gjiri krijon faktorin mbrojtes kunder inflamacioneve.