Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth lindjes cezariane

Te nderuara edhe dy dite do ta kem lindjen e pare dhe kjo do te behet me prerje cezariane, nese keni pasur pervoje te tille ju lutem me tregoni se a eshte me mire me opium total apo spinal, dhe dicka me shume rreth dhimbjeve ne kete forme te lindjes, sepse jam e frikesuar se kete femije po e pres me shume se 10 vite dhe shtatzania ka qene natyrale jo invitro, por zoti na e ka dergu atehere kur me se paku e kemi pritur, Zoti u dhurofte te gjitheve te behen prinder me femije te shendoshe.

Gonxhe (12 vite më parë)
Ana Tela (12 vite më parë)
Gonxhe, une linda para 5 muajsh nje vajze dhe u nisa per lindje natyrale por kur pashe se si ulerinin grate e tjera qe ishin duke lindur u frikesova jashte mase dhe i thashe doktorit tim qe do lind me operim. Ketu te spitali ne qytetin tim behet vetem me anestezion te pergjithshem. Sapo hyra ne salle (gjithe qejf sepse te tjerat bertisnin kurse une do flija) me vune narkozen dhe pas 5 minutash dolen i thane burrit tim qe u bere me vajze dhe kam dale nga salla mbas 20 min. Kur dola me prisnin te gjithe familjaret e mi dhe une personalisht nuk kam ndier fare dhimbje kur me doli narkoza vetem doja gjume dhe te rrija qetesi. Thjeshte qe duhet te kesh per naten nje njeri qe te te sherbeje sepse vete nuk leviz dot prej plages. Une u ngrita ne kembe qe ate dite dhe te nesermen fillova te ecja neper korridor me ngadale qe mos demtoja dhe plagen. Kur erdha ne shtepi mbas 4 ditesh rregullova shtepine, prita e percolla miq e keshtu me rradhe dhe jam shume e kenaqur. Te uroj lindje te lehte dhe nje femije te shendetshem.
(12 vite më parë)
Pershendetje Gonxhe! te uroj per shtatzanine, une i kam dy femije qe i kam lind me prerje cezariane, te paren me anestezion te pergjithshem, kurse te dyten me anestezion spinal...te paren jom mundu me shume pas lindjes, sepse si te kthjellesh meniher i ndin dhimbjet plus qe ishte temp rreth 40 grad ate dite, shume me veshtiresi e kom kalu naten, kurse lindja e dyte ndodhi ne Shkurt te ketij viti, me anestezion spinal, ne spital privat, kam kalu per mrekulli pas kryerjes se lindjes, mirepo gjate procesit te lindjes kam qene shume e stresume sepse i kom ndi te gjitha levizje...anesteziologu me fliste te koka: tani po e nxjerrin beben, tani po ta qepin mitren, kshtu qe nese do lindi edhe njiher, do shkoj prape me anestezion te pergjithshem...nuk du me te frikesu, mirepo pasi qe po e pret nje bebe kaq gjate, me mire eshte me flejt e mos me perjetu stres deri sa te del prej salles, e kur te zgjohesh pre gjumit e sheh beben :) dhe do ta kesh nje jete te tere per ta pare e per ta perqafuar...te uroj gjitha t\'mirat!
Lejla Emrullai (12 vite më parë)
E nderuar Gonxhe, edhe une si Eda dhe Marda po te lehtesoj brenga t, dhe po te them sincerisht se lindja me cezare eshte shume e lehte edhepse une kam pas peshe mbi normalen sepse me vite e vite jam e trashe por metvertet kalova shume lehte. Edhe une linda me anestezion lokal, per shkak se e kam qafen e shkurte dhe ate kohe kollitesha dhe anestezioni lokal (spinal) eshte shume me pak i mundimshem sesa ai total. Gjithashtu ky anestezion mundeson qe menjeher te njoftohesh me bebin tend sikur e ke lindur normal. Sido qe te jete te uroj lindje te lehte, te lindish nje bebi te shendoshe dhe te sygjeroj qe pas lindjes sa me shume te ecish qe me shpejte te sherohet plaga. Gjitha te mirat...
Shqipe S. (12 vite më parë)
Gonxhe largoje stresin dhe shko shume e relaksuar ne spital ajo eshte me e rendesishmja.Une kam lind me preprje cezariane dhe i vetmi ndryshim eshte se ne lindje normale ki dhimbje aty per aty ndersa me operacion ki dhimbje te vogla nja 2 dite mas lindejs keshtu qe hiq mos u preukupo.Une kam pas anestezion lokal dmth spinal qka ta kisha preferu edhe ty sepse e shef bebin menjhere aty ne salle te lindjes.Zoti te ndihmofte qysh te ka gezu pas kaq vitesh..
Eda 1 (12 vite më parë)
E dashura Gonxhe,une kam lindur djalin me prerje cezariane spinale me deshiren time,daten e kam vendosur 4 muaj para se te lind.i kam bere te gjitha punet e shtepise dhe kam shkuar duke buzeqeshur,kam dal me burrin kemi shku kemi ngrene dreke dhe akullore pasi qe u qmendesha pas akullores dhe kam vazhduar per spital me shume gezim dhe pa asnje fije frike,,jo edhe 1 femije por edhe 10 i lindi me operacion aq mire kam kaluar,mos u merakos sepse eshte shuume lehte,vetem se duhet 24 ore ta kesh dike percjellese,une e kam zgjedhur spinal i kam degjuar te qaen e pare te bebit,ja kam pare fytyren menjehere dmth kam qene me vetedije te plote por nuk kam pasur aspak dhimbje,gjakderdhje kam pasur vetem 5 dite,kur i kam be 9 dite kam pasur mardhenie,cdo gje ka shkuar si eshte me se miri.prandaj mos u frikeso,gezohu se po te vije nje engjull i vogel,per cka do te lutem me pyet.Te uroj cdo te mire ne jete
Amarda Xhina (12 vite më parë)
E dashur gonxhe une qe po te shkruaj mund te te kuptoj fare mire , pasi edhe un lindjen time te pare e bera nepermjet prerjes cezariane.Nuk duhet te te kesh frike hiqe stresin qe te eshte grumbulluar mendo vetem per femijen tend kur do ta shohesh e do t ambash ne krah , aq me teper qe ti e priske prej kaq vitesh .Te jep zoti force e kurajo nuk e di po mua mi hoqi si me magjite gjitha dhimbjet te cilat do te jene vetem ne diten e pare ose me mire vetem sa te dalesh nga salla do durosh pak normale sepse eshte prerje dhe ndjen therje po mund t ethem vetem qe te kerkosh femijen tend , te besh sa me shum muhabet me familjaret qe te rrethojne sepse dhimjet sa do vijne e do te behen me te lehta .te uroj lindje sa me te lehte e me nje femije te shendetshem gjith te mirat pres pergjigje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?