Pershendetje nena, mua me doli prolaktina 60.0
E pash se ishte e larte shume
Marr parasyshe normalen po te mjekja deri te hanen nuk muj me shku, a osht najcka keq nese e mbaje per kohe te gjate prolaktinen pa e rregullu, se une sigurisht me muj e kom qishtu edhe qikjo ndoshta mka pengu per shtatzani. A keni pas najkun rast te tille, per sa e keni stabilizu edhe a keni pas sukses ne shtatzani?
Faleminderit shume
Jo arta skam as dhimje koke as qumsht as asnje shenje tjeter. Sidoqofte kesmet ta shohim cka po thot mjeku, e juve faleminderit shume shume shume tgjithave
Jeta Hoti une e kam pas kete problem e kam pas te lart 3 muaj kam perdore dostinex 0.2mg nga 1 gjyse vet 2 her ne jave 3 muaj rresht,i redukton produktet qumeshtore pin uje ma shum dile ece...p.s.siq ka than edhe Boa Shq.pasi te konsultohesh me gjinekolog duhesh me bo rezonancen e kokes?mbas krejt ktyne analizave faleminderit Zotit sot jam shtatezane :),suksese edhe ty e dashur .
E paç me shëndet boa djalin. Edhe mua më kanë bërë rezonancë magnetike të hipofizës sepse me dhimbte koka shumë. Doli mirë. Por për barrë nuk e kam pas problem, sa herë kam tentuar, muajin e parë kam pas sukses. Por ishte e vërtet se tek disa gra po ndikojke prolaktina në fertilitet. Disa gra sapo fillojn trajtimin, pas një kohe të shkurt i'a arrijnë të ngelin me barrë. Dashtë zoti, të funksionojë kështu tek jeta.
Un prolaktinen e kam te larte dhe mjeku me pat pershkru me ba rezonancen e kokes e mka dal tumor beninj ne gjandra endokrinale me dha terapi e nuk e perdora e isoj ngela shtatzan e ma fali zoti nji djal si molla 4 mujsh i ka..tash ne janar kam me fillu me vizitat nga fillimi qe ta kuptoj cka po ndodh
Jeta, ajo mund të bie pas javës së tretë por trajtimi duhet të vazhdojë. Pastaj varet sa ka qenë më e lartë se normal. Por trajtimi vazhdon me muaj e thuajse deri në një vit. Une kam shoqen time e cila vazhdoi studimet për endokrinologe. Dhe mua kur mi ka vazhduar ilaçet për 6 muaj mjeku edhe pse kishte rënë në norma, u habita. E pyeta pse, me tha nëse i ndërpren tash ilaçet, prap do të shkojë lart. Pastaj mora shoqen në telefon për t'u siguruar, dhe ajo njejt me tha. Vazhdoji tha se prolaktina është problem se përsëritet. Une kisha dhimbje në kokë, pikërisht në hipofizë, prandaj ma zbuluan. Edhe pse ciklin gjithherë e kam pas me rregull. Pas ca muajsh trajtim, dhimbja kokës iku, e por vezoreve u shtua. Mora në tel endokrinologun dhe me tha është normale, sepse tani punojnë vezoret me shumë. Dhe vërtet cikli filloi çdo tri javë të më vinte. Pasi ndërpreva trajtimin u rregullua si më parë. À ke qumësht që të del nga gjinjtë? Pastaj prolaktina edhe ndikon në
bazë nervore, bëhesh nervoz shpejt. Uroje ngelesh me barrë sa më parë. Zoti ka për të gjithe
Arta blini, kam lexu shume komente shume ktu ne grup, edhe pashe disa raste qe than shume
Shpejt u rregullu, po spo di sa ka qene e larte, nuk po e di kjo 60.0 e jemja a osht shume e larte a jo. Pervec ksaj une perpos qe kam tentuar pa sukses per shtatzani qe 8-9 muaj, tjeter simptome nuk kam, tre maujve kam pas ciklin me heret 1 jave, muajin e kalum 1 jave me vonese, perndryshe gjithmone te rregullta i kam pas. Asnje nga simptomet tjera qe i kam pa ti diskutojne une nuk i kam! Per qata pak po cuditna po edhr po bohna merak, po prap kesmet duhet me duru deri te hanen e me shku te mjeku????. Shume faleminderit prej juve
Prolaktina nuk bie brenda javëve. Mund të bie me barna ( dostinex quhen) por duhet kohë deri sa të bie brenda nivelit. Mirret ilaçi 1 herë në javë. Duhet të shkosh me rezultate tek endokrinologu. Trajtimi zgjat deri në një vit. Mund të kesh edhe dhimbje në kokë, në hipofizë, gjë që është përgjegjëse për rregullimin e keti hormoni. Gjindet menjëher pas syve, në mes të kokës. Pas ca muajsh mund të kesh dhimbje në vezore, sepse ky ilaç është i lidhur ngushtë me vezore. Stimulon vezoret. Mund të kesh dhe cikël me të shpeshtë pas ca muajsh trajtim. Edhe pse bie në norma ky hormon, mjeku prap të përshkruan ilaçe edhe për 6 muaj të tjerë, sepse përndryshe përsëritet. Ky hormon rritet gjatë gjidhënies, prandaj tek disa gra ndikon edhe ne fertilitet.
Jeta po varesisht prej organizmit,tek dikush bie shpejt brenda javeve e te dikush me ngadal brenda muajve.Uroj te kurosh sa me shpejt e tgzohesh me bebush.
Jeta po prolaktina e lart ndikon ndikon ne mos mbetjen shtatzan.Shko te mjeku merr terapin dhe fillo menjeher mes e le si ne asgje.Normal nuk eshte e mir me lan gjat se ndikon negativisht ne organizem.
E pash se ishte e larte shume
Marr parasyshe normalen po te mjekja deri te hanen nuk muj me shku, a osht najcka keq nese e mbaje per kohe te gjate prolaktinen pa e rregullu, se une sigurisht me muj e kom qishtu edhe qikjo ndoshta mka pengu per shtatzani. A keni pas najkun rast te tille, per sa e keni stabilizu edhe a keni pas sukses ne shtatzani?
Faleminderit shume