Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mentaliteti shqiptar
Mund te duket e cuditshme, por sot jam mbush me disa ndjenja trishtimi vetem nga ato c'ka kam lexuar ketu. Te them me vjen keq eshte pak. Nese do kisha nje superfuqi (eh, perralla) e them me bindje qe nuk do largoja varferine neper bote, jo...do zhdukja me rrenje dhunen, do zhdukja keta te "fortit" qe bejne burreri me qenie me te dobeta se vetja, qe lendojne zemra, qe vrasin buzeqeshje, e qe nuk ka djall qe u'a ngop ligesine qe kane ne shpirt. Kurre nuk e mendoj te dal mbi vullnetin e Zotit, por ah sikur t'i shfarosja keto "qenie"
Dhuna fizike eshte kulmi i degjenerimit te nje dhune, packa se edhe ajo verbale ta ha shpirtin dita dites. Me vjen keq nga thellesia e zemres per keto femra, qe per nje motiv ose nje tjeter jane te detyruara te durojne cdo poshtersi (ky motiv u jep force per te duruar) dhe te vene motivin mbi veten!
Kur vura si teme "mentaliteti shqiptar" nuk i referohesha vetem dhunes, por edhe ideve qe shqiptaret kane te rrenjosura ne koke qe nje Zot e di kur do zhduken ndonjehere!
Po ju tregoj nje rast te fresket qe me ndodhi sot: ne si staf ne pune organizojme nje darke me rastin e mbylljes se Vitit. Pastruesja jone, qe eshte nje goce e re, me thote qe nuk mundem te vi. Perse e pyeta, nuk te le burri? Jo tha, burri me le por nuk me lene prinderit e burrit. Me kane thene tha qe per sa kohe te jetoni me ne do behet keshtu si themi ne. Me erdhi keq, nuk doja te mungonte sepse eshte njeri shume pozitiv. Mos u merzit i thashe, ju jeni duke bere shtepite e reja dhe nuk do kesh me njeri qe te te perzihet ne punet e tua dhe ne do organizojme serish mbremje te tjera. Kjo eshte me e pakta e asaj qe na degjojne veshet, mirepo gjithsekujt i qan shpirti per padrejtesite e veta. Ku lindshin femra lindshin me fat e me kismet...respekti ta ngre koken, respekti ta ul koken! :(
Aura ♥ (8 vite më parë)
Mmije R (8 vite më parë)
Kam dy vajza dhasht zoti e kan martes te lumtur dhe ju kam than nese dicka nuk shkon mir me burin e familjen e ti shpija esht e hapur per ju nuk e lejo sa tjem gjall plus dheas vdekes time ato kan hise vllau i don mir si do ka banesn rug e mbar nuk lejoj dhun mbi vajzat e mija qe ende dhe un sju kam mshu tash vajzat jan te shkollume kan mundesi me punu nuk nvaren nga buri ose nga prinderit qe te lidhet per nje goj buk ta perballoj dhunen nese vajza ime esht e drejt e moralshme ska vjedh se ka trathtu at bur esht e mirseardhur sa tjem gjall po dhe pas vdekjes time ja le amanet
Ana . (8 vite më parë)
Po Aura dhe une ndihem njesoj kur shoh e degjoj keto raste... Prandaj mendoj qe familja esht piknisja ku sidomos vajzat duhet te edukohen te shkollohen, tu mesohet respekti per veten dhe te jene te pavarura... Nuk di si ekzistojn meshkuj qe dhunojn gruan , nenen e femijeve pooor me shume habitem nga prinder qe lene vajzat ne duart e ketyre monstrave nga turpi i divorcit.. kjo teme ska fund, por esht nje plage shume e madhe e ketij vendi...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?