Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Po bre, shumë m’u dhimt, prap kish çikë!
Po bre, shumë m’u dhimt, prap kish çikë!
Të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë!
Kam takuar gra që shumë m’kanë ba krenare që jam femër, kam takuar edhe nga ato që dijnë dhe duan të arrijnë në jetë dhe që tregojnë se nuk janë të varura nga askush për të jetuar. Kam takuar edhe intelektuale dhe shumë i kam duartrokitur për sukseset e tyre. Dhe çdo herë kam menduar dhe sot ende mendoj që ka nga ato që jetojnë dhe e duan jetën duke u knaqur jo veç me lumturinë e tyre por edhe duke i pa të tjerët të lumtur. Shumë i gëzohem sukseseve të femrave, sepse syri im i sheh si krijesen më të bekuar në botë.

Sa e mirë dhe plot pozitivitet do ishte jeta sikur të ishim të kënaqur si në rreshtat më lart. Por, pa pritur dëgjoj fjalët që s’dua t’i besoj që dalin nga goja e femrave, fjalët që të ngrijnë buzëqeshjën në çast “po bre shumë m’u dhimt apet kish çikë.” “Tana t’mirat i ka, veç djalë s’ka, ajo ka veç çika.”
Kot. S’mundet truri me besu që ashtu thonë. Të gjithë le të thonë, ti intelektualja ime mos thuaj, ti e arsimuara që jeton në këtë shekull mos thuaj, ty që të durtrokita mos thuaj, ti që ke qenë vet vajzë e tash je nënë, ti të lutëm mos thuaj.

Ç’faj ka vajza, krijesa më e çmuar në tokë, me sy të pastër ngjyrë qielli, më buzëqeshje plot jetë, me përqafimin më të sinqertin në botë, më fjalët që i ngjajnë bletës që lëshon mjaltë dhe me dëshminë që të gjitha e posedojmë që ajo voglushja e ëmbël që një ditë u rrit nga zemra nuk të largoi kurrë. Vajzën e çmoi i pari i Madhi Zot, vajzën e çmoi e ngriti lart edhe i Dërguari i Zotit. Jo vetëm që e bëri të barabartë me mashkullin, por vajzën, gruan, femrën e nderoi dhe e ngriti edhe me lartë se mashkullin, sa që Zoti një kapitull të veçantë në Shpalljen e Tij ua kushtoi grave, e i dërguari i Zotit tha: “Kush i rritë tri vajza, i edukon, kujdeset për to, shperblim ka Xhennetin.”

E kur e pyetën, pas adhurimit të Zotit, kush nga krijesat në tokë meriton më shumë respekt, ai tha: Nëna. Po pastaj? – NËNA. Po pastaj? – NËNA. Po pastaj? – Babai. Pra nëna, ajo që dikur ishte një vajzë e vogël që ndoshta edhe nëna e saj është mërzitur kur ka lindur “çikë” e jo “djalë”.

A nuk e di sa shumë të vlerësoi ty Zoti më vajzë? Ti nuk e di se ç’sjell e ardhmja, jeta është një enigmë, andaj mos paragjyko sot që të pendohesh nesër, ngase jam e bindur që i vetmi fllad i shpirtit është vajza, po e nëpërkëmbe ti sot, kush do ta çmojë nesër?

Të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë dhe ta kuptojmë që nëse lindë një vajzë dije se ke lindur një thesar, që nëse ke lindur një vajzë, ke lindur një dashuri pa kushte dhe të pashterrshme, një shoqe të mirë gjatë jetës, dhe një oqean përplot perla.
Reihan Kovachi (8 vite më parë)
Hana D (8 vite më parë)
Sa me pelqeuu ki tekst garant edhe per mua u vjen gjunah njerzive hahhhs...jam nene e 2 vajzave jam krenare edhe sa her jam lut per fatin tim kur te martohem ti kem 2 vajza edhe deshira im u plotesua se qka thojn tjeret nuk merziten bile buri thot ne dit se zoti na jep edhe nje vajz e kishim boo haha jena shum te dhan mas vajzave e kan mbull proceduren me kta 2 qe kemi e nuk dojna moo fmij e spo kuptojj pse me vuj se skam djal, pse me kajt e me u merzit kur une jam NENA ma e lumtur ne bot
(8 vite më parë)
t lumt Reihan shum e bukur edhe e vertet na duhet mu vedisu se perderi sa alla-hu naj ka fal kush jem na qe si dojm vajzat zoti na drejtoft
Teuta Pepaj (8 vite më parë)
Shum rreshte te bukura te lumte une kam 3 vajza dhe qpeshe me paragjykojne njerzit hajte nise edhe njo se ndoshta del djal por une ju them jam shum e knaqne me vajzat qe kam

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?