Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Për gruan që mban botën në zemër dhe sa i fortë është shpirt

Për gruan burri i së cilës zhduket çdo ditë pas orarit të punës..

Për gruan e cila po e vuan dështimin e një shtatzënie për të cilën nuk e diti askush..

Për gruan e cila vazhdon të jetë e para, edhe pse është e humbur brenda..

Për gruan e cila u largua nga puna sepse u vonua për të katërtën herë, dhe ka qenë zgjuar tërë javën për t’u kujdesur për fëmjën e sëmurë..

Për nënën vetëushqyese e cila nuk e di a do t’ia dalë në fund të këtij muaji..

Për gruan e cila ka kaluar në dy In Vitro fertilizime, ka provuar për pesë vite të ketë fëmijë dhe prapë është aty kur shoqet e saj kanë festat e fëmijëve të tyre..

Për gruan e cila ende e fajëson veten për abortin e para 20 vitesh..

Për gruan të cilën e gjykojnë sytë e të tjerëve derisa numëron monedhat e saj dhe lë diçka anash në supermarket..

Për gruan e cila hap derën dhe kupton se ia kanë vrarë burrin tri javë para se ai të vinte në shtëpi..

Për gruan e cila jeton me ankth sepse të tjerët nuk e dijnë për çka ajo është e stresuar..

Për gruan e cila i jep gjithçka familjes, dhe ka nevojë për pushim..

Për gruan e cila i buzëqesh secilit të huaj, por çdo natë vajton në dhomën e saj të vetmisë..

Për gruan e cila dëshiron që gjithçka të marrë fund, por prap gjen forcë të vazhdojë..

Për gruan që sot dëgjoi thashethëme rreth saj..

Për gruan e cila fle afër një të panjohuri çdo natë..

Për gruan e cila asnjëherë nuk do të duket si ajo në ballinën e një reviste..

Për gruan e cila duron lidhjet e dështuara një pas një, sepse nuk pati një baba t’i mësonte çfarë është dashuria..

Për gruan që po e rritë një vajzë pa baba, dhe për lutjen e saj që historia të mos përsëritet..

Për gruan që dashuron me krejt forcën e saj, e cila dëshpërueshëm do të jetë e dashuruar..

Për secilën grua që vajton derisa pastrohet, që askush të mos e vërejë. Sepse nëse ajo nuk është e fort – askush nuk është.

Vetëm sepse uji i largon lotët, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të qash. Vetëm sepse qan, nuk do të thotë se nuk je e fortë të përballosh.

Unë jam ti. Unë të shoh. Unë jam me ty. Unë qaj me ty. Unë të dua.
Reihan Kovachi (8 vite më parë)
(8 vite më parë)
Saa deshperuese..
Brik’ena S (8 vite më parë)
Tekst i perkyer , edhe une ne mes te kettyre rreshtave gjeta veten time . Ehhhh....
Tesa M (8 vite më parë)
Reihan te lumte, fjale te verteta dhe prekese, e gjeta veten edhe une ne shume rreshta
Ana M (8 vite më parë)
Bravo gati ne cdo rresht e gjeta veten,ju lumt kush e ka shkru
Rezi Rezi (8 vite më parë)
Uau sa e bukur dhe sa e vertete njekohesisht.gjithsecila e gjen veten ne ndonje varg.
L.xhee La (8 vite më parë)
Bravoo shum m pelqej

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?