Pershendetje nena!
Ne dt 20 dhjetor prisja ciklin por sme erdhi mbas dy ditesh bej testin me del negatov dhe ne dt 25 e bej serish me doli pozitiv ishte nje emocion shum i madh pasi ishte shtatzani e par. Ne 28 bera analiz gjaku dhe me doli 400mlU/ml . Ndersa me eko nuk me dallohej embrioni pasi isha e vogel. Ne dt 30 udhetoj me avion mbas 5 ditesh kthehem serish. Sot dt 8 janar kisha gjakderdhje shkoj te gjenekologia bej analiz gjaku dhe me del 88mlU/ml pra homoni i shtatzanis ishte ulur. Qe do te thot deshtim. Nuk paska dhimbje me te madhe. A ju ka rastis qe nga udhetimi me avion te pesoni deshtim? Jam konfuze dhe sdi kush mumd te ket qen shkaku
Eris zoti e ka shkru me ndodh kshtu edhe kshtu do bahet ishalla te shprblen prap e mos e fajso veten qe ke udhtu me ajroplan se u kan e shkrume qeshtu . Un per veti kam ba ivf edhe mjeku nuk me dha shpresa shum se e kisha veq 1 embrion edhe tha shancat jan shum te vogla per me mbet shtz edhe vendosem me burrin me ba ni pushim edhe shkum ne pushim 10 orë me ajroplan kur u ktheva apet 10 orë mas 2 ditve e kuptova qe jam shtz edhe ekam djalin 5 vjet . Veq deshta met te than mos u merzit me fajsu veten pse ke udhtu . Gjdo te mir per ty
Eris un kam qene ne turqi se dija qe isha shtatzan Me filloj qe ne hotel ate nat qe shkova gjakderdhja dhe mendova se po me vinte cikli. Ama nuk kisha shum vetem shenja kafe. Me vazhdoj shume kjo gje gati per dy jave dhe kur erdha ketu u vizitova isha shtatzan ama jo se po me ndodhte anort mu desh te beja abort vete sepse para 5 muajsh kisha lindur djalin me operacion dhe gjakderdhjen e kisha nga hapja e vendit te operacionit ne miter.
Eris normal shtatzani sguxon me hyp lartesi mbi 2500m por nga ana tjeter kto gjera jan si i ka shkru zoti kur aj e shkrun me shku deri ne fund ska qe e ndal e kur so e shkrume deshton deshtimet ne 12 javt e para te shtatzanis me shum kan te bejn me defekte gjenetike ishalla je shendosh vet e te gezon zoti prap me nje shtatzani te sukseseshme
Po mu personalisht, por un skam dit qe jam shtatzan Isha ne pushim ne KS kam pas mu kthy kur erdha e kuptova qe jam shtatzan mbas 1 jav kisha gjakderdhje edhe kisha deshtu nuk e kuptoj qysh kam mbet kur isha tu perdor hapa hormonesh. Prandaj krejt nanave ju kisha lut para se te udhtojn mos ta qesin shetitjen ne rend te par para femijes, sigurisht po flas per udhtime qe I bejn te qellimshme per shetitje edhe kur e din qe jan shtatezen. Ka femen qe deshton po ka edhe qe udhton e nuk deshton amo pse me rreziku. Mos u deshpro provo prap, un 2 her kam deshtu sot e kam djalin.A llahu ta lehtsoft kete sprove dhe ta zevendesoft me diqka hala me te mir, koha ik shpejt veq jepi vetes vullnet edhe Provo mos e dorzo veten ka edhe me keq mendo qe ndoshta skishe deshtu po ndoshta kish lind me pasoja. Un kshtu e forcojsha veten
Eris M me vjen keq shume qe te ka ndodhe kjo gje, mbeshtetju Zotit e lyp hajer edhe ne shtatzani, se Ai prap i din me se miri punet e veta. Po edhe sebepi me duket se po e bojke te veten, tri shtatzanite e deshtume me kan ndodhme njihere mbas fluturimit me aeroplane, edhe krejt mjeket ne ks me kan thane qe ska efekt amo ma ne fund kur e kom analizu Jon bind qe aeroplai ma ka bo se ndoshta kapet embrioni shume poshte e disa femra I kemi mitren me refuzuese e mandej ndodh leht deshtimi.une nuk e kam dite we kom mbet se tu provu ton kohen e deri sa e merrsha vesh nuk me zgjatke shume. Ne shtatzanite tjera as qe kom guxu me udhetu e i kam fmit si molla. Prap po thom u shkru ashtu per mu e ty e shume nana tjera, po nese ndojhere planifikon udhtim me Mir shtyje shtatzanin per 1 muaj se me rreziku. Edhe merr Utrogestan vaginal po konsultohu edhe me mjek, une e kom perdor pa pyet mjekun ket shtatzanin e fundit se siq thash me doket se mitra ime spo I pranon Mir shtatzanite e ka dasht Zoti shume mire e kom kalu. Se jasht ks nuk po na trajtojn me asgje edhe pse kom pas deshtime. Eshte shume faze e veshtir, po kalohet , merzitu qaj veq qet fillim se nuk eshte Mir me mbajt merzin brenda, shlirohu e mandej ke besim ne Zot se kur don ai fmija edhe gjithqka eshte e mundur. Edhe deshtimi dhemb kur do qe ndodh. Mua pasi e kom pas lindjen e pare me ka ndodh ne javen e 7 e aq jom merzit sa harrojsha qe kom fmi...
Mos u mërzit se nuk ka qen e shkruar kjo shtatzani,mos ja lej vetit fajin . Une jam 35 jav shtatzan edhe kur isha ne fillim te shtatzanis nuk edija qe isha shtatzan kam udhëtuar me avion ne kosovr dhe ekam mbajtur vajzen nganjëherë ne krah plus ikam kapur valigjet e renda ye stermbushura . Po dua te them qe kur shkruhet diçka edhe po te rrish veq rat do ndodh ajo prap. Largo mendjen dhe ishalla mbas kesaj zoti te gezon me nje shtatzani tjeter
Me vjen shum keq e dashur dhe avioni ka te bej se ka tronditje, ti ke qen ne ditet e para por dhe kjo gje eshte kismet i zotit nuk ka qen e shkruar thjesht lutju zotit qe shum shpejt te arrisha te qe deshiron , zoti te ndihmofte e dashur mos u merzit pas shiut ka gjithmon nje rreze te bukur djelli
Ne dt 20 dhjetor prisja ciklin por sme erdhi mbas dy ditesh bej testin me del negatov dhe ne dt 25 e bej serish me doli pozitiv ishte nje emocion shum i madh pasi ishte shtatzani e par. Ne 28 bera analiz gjaku dhe me doli 400mlU/ml . Ndersa me eko nuk me dallohej embrioni pasi isha e vogel. Ne dt 30 udhetoj me avion mbas 5 ditesh kthehem serish. Sot dt 8 janar kisha gjakderdhje shkoj te gjenekologia bej analiz gjaku dhe me del 88mlU/ml pra homoni i shtatzanis ishte ulur. Qe do te thot deshtim. Nuk paska dhimbje me te madhe. A ju ka rastis qe nga udhetimi me avion te pesoni deshtim? Jam konfuze dhe sdi kush mumd te ket qen shkaku