Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ngjeshja kush ka pas operime
Pershendetje nena. Pasi bonita pati sukses thash te shkoj te ngjeshna te qajo plaka ne gllanasell. Po une e kam nje operim ( prerje klasike) per shtatzani jashte mitres edhe dy llaparaskopi e po tutna pak. A ka dikush qe u ngjesh edhe pse ka pas operime ne bark. Operimin e fundit e kam kry para 5 vjete gati. Flm nese gjeni kohe per pergjigje
Sara :d (8 vite më parë)
Be Lina (8 vite më parë)
Oj Sara ishalla ke sukese e dashur se shum kan pas sukses te kjo plake,un para dy viteve shkova me ngjeshi e me tha me shku prap, po nuk mujta me shku se shum larg edhe menxi qe patem dal prej bores e mal,e mo nuk shkova e ti vepro qysh te ka thon.
Sara :d (8 vite më parë)
flm shume bonita, po de sdisha, ama tha sa je me gjakderdhje sbon mu parit, veq masi tmarojn krejt
Bonita Gashi (8 vite më parë)
Edhe diqka sara sa je tu u ngjesh edhe tu u prit sbon me bo mardhanje. Kshtu qe provo edashur se mu zoti masnej plaka fat tyne sot shtatzane jom ajo qaq forc ka loqk ska shum se bajagi e vjeter esht ama ajo e din qysh met ngjesh si te prej ajo e dib qka ki. Ishall a ki suksese edashur edhe kur te paritesh sigurohu qe nxetsia pot hin mrena se e ndjen ti pshtjellu me qebe mos me dal avulli kerkun edhe mas leti e ki ne shole mu parit me qit at kofen e vogel a ne qka paritesh e mu ul se per ndrysh cuc me nejt te sakatojn komt haha pot kallxoj prej pervojes loqk
Bonita Gashi (8 vite më parë)
Oj loqk edhe une 2 here kom pas prerje klasike dometjon si me lind carski per shkak te myomave dhe nje here laperaskopi ajo kurgjo nuk te bon e ngjeshmja ne qofse i ki ma shum se 1 vjet varrat ato jon mbyll mjaftushem se nuk te ngjesh aho teper shum qe mos me duru ama qaq forc sa ka ni plak 88 vjet domethon pak
Sara :d (8 vite më parë)
Une shkova diten e katert te ciklit. Ama po duke mu parit masi te kryhet gjakderdhja e tash deri kur tem nalen krejt mu parit tri net e me shku apet mu ngjesh
Ermira E (8 vite më parë)
Sara ishalla ki sukses . Ne cilen dite po dashke me shku. Kur ta perfundosh ciklin apo qysh se dhe une kam qef me shku
Dorina Tina (8 vite më parë)
Sara te deshiroj sukses ishalla te bon mir ngjeshja , edhe un kam degju per at plaken po me shku skam shku e kisha paq deshir me shku edhe un me provu
Zana S (8 vite më parë)
Ajo ashtu ka qene edhe para dy viteve kur kam qen une, te bon pizhmon qe ke shku po mos u deshpero provoje edhe ate si dihet ilaqi ku eshte. Ishalla ke sukses sa me par e dashur
Sara :d (8 vite më parë)
une isha te ajo plaka, po ish lodh shume menxi ngjeshke, po pi provoj
Luna Luna (8 vite më parë)
Sara e ngjeshura ste ben asgje se nuk hyp mbi ty ajo vetem masazh teben. Ta kisha preferu edhe ty sikur bonita qe ka provuar. Asnje gje negative ste ben .Veq me raki mos u prit se ajo kish sene negative por me sa e di une ajo tjeter sen po perdorke. Shko mpter provo masi je ne ks
Genta . (8 vite më parë)
Sara ngjeshja sen keq ste ban, edhe qysh ka than kjo tesa ti tregoj asaj qysh ka qen puna në të kaluarën, nëse je per te ajo të ngjesh, e nese nuk ne nuk te merr dorë. Kurr si dihet ku del sebepi, dikush ka fatin të ndonjë mjekë, dikush ne kto ngjeshatoret etj etj. Në familje e kemi 1 nuse qe ska pas fmij 5 vite, edhe mjeku i pat than i ke kanalet e mbyllura të duhet me i operu per mu qel. Po mandej nuk shkun disa muaj mbet shtatzan pa provu asgja hiq.
Sara :d (8 vite më parë)
Faleminderit Zana shume. Se me eshte dhene si sygjerim edhe me heret ndoshta ka pranvera do e provoj. Po per qet te ngjeshmen edhe hixhamen me kane thon qe mundet met te ndihmu per kanale te nxanna se te doktoret veq ivf po thojne
Zana S (8 vite më parë)
Normal qe hormone qdo doktor te jep ne keto raste pasi jane shkaku kryesor i çrregullimeve per qdo gje tek ne femrat, por eshte puna se qfare po ti japin. Qdo doktor me ka dhene edhe mua barera per rregullim te ciklit e poashtu per stimulim por ka qene qeshtja qe cilin eshre dasht me ma dhen sma kan qellu dhe sme kan ndiku. Une per vete nuk kam shtu pesh aspak nga terapia e ketoj dr edhe pse qdo femer ankohet nga kjo lloj terapie e sidomos nga disa barera qe jan quajt Dekort qe i kam perdor me rekomandim te tij qdo dite per 9 muaj rresht, mua aspak nuk me kan trash. Nejse eshte zgjedhje e jotja por une pervojen time po e tregoj
Teni29 (8 vite më parë)
Sara un te kisha propozu te dr murati te spitali bahqegji pram fola me ni shoqe qe mbas 5 IVF ne gjermani ska pas sukses e tash asht shtatzan 6 muajshe dy bineq i kish plus ka pas edhe kancer ne tuba Po ka dasht zoti edhe puna dr muratit ish sheru edhe kish mbet shtatzan shkoo provoje
SarasaraA (8 vite më parë)
Nese ki problem me kanale atehere mos i lodh me u ngjesh se per kanale ajo sbesoj se mundet me te ndihmu..Bo qka te thojn mamir
Tesa M (8 vite më parë)
Sara nese e ki naj numer thirre e pyte, po shko ma mire kqyr cka po te thot, nese eshte dicka rrezik ajo nuk te ngjesh, nuk tkushton kurgjo me provu, ishalla se shpejti e degjojme nje lajm tmire prej teje :)
Sara :d (8 vite më parë)
Zana une kam problem me kanale edhe doktoret e ndryshem veq me ivf me kane thon qata. E burimi than shume hormone lo jep. Valla prej hormoneve qe 5 vjet jam trash katastrof ka barku qe krejt mrena e kam pas
Zana S (8 vite më parë)
Une operim skam pas po te ajo plaka jam ngjesh dhe i kam ba te gjitha qe me ka then po skam pas sukses as nuk me ka mbush sy aspak...por pot them si motres time shko beje nje kontroll te dr Burim Imeri shiko qfar po te thote se une nga pervoja ime po te flas skam lan dr pa shku e barna pa provu e neper shume vende neper gra po vetem ketu pata sukses. Te ky dr sa kam ndegju po kan shume sukses edhe me IVF. Shko shiko qfar po te thot edhe ky

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?