Pershendetje nena sot bera analizat po kam problem me hekurin shum ult e kam 27 e ndjej nuk kam forc hiq lodhem shum shpejt kam perdor hapa mirpo pa efekt a dini ndonje gje me qka me ngrit flm
Diana në cilin shtet jeton? Unë e kam pas hekurin 19 hiq pa shtatzëni. Dhe kam marrë dy herë hekur në spital, brenda muajit. Pastaj prap me ra. Kam vazhduar me barëra, por nuk më ndikonte asnjëri. Në fund një franceze që e njoh, ma rekomandoi një lloj hekuri, i cili gjendej vetëm në d&m te gjermanis, ose farmaci. Shkruante floradix. I vetmi që më ka ndihmuar. është likid. Dhe tani në shtatzëni mora një, para 2 javëve e kam kryer shishen. Sa herë ndihem pa forcë e kuptoj që me ka rënë hekuri dhe përsëris analizat. Ka tri vite. Tani në fund mjekja familjare me tha pas lindjes do te shkosh tek hematologu për të bërë një bilanc hematologjik, për ta zbuluar shkakun e anemis.
Pershendetje Diana une ne dy shtatzanite e kam pas hekurin ult, po ne te dyten shume ulte vlera ka qene 20. Mandej kam marre hekur me infusion dhe me ka ndihmu shume. Mbas 1 jave e kam ndi vetin shume mire, kam qene shume ma e fuqishme. Besoj qe edhe ty te duhet njet bisedo me mjeken tende dhe merre hekur me infusion se me tableta shkon shume ngadal. Te pershendes