Faleminderit nanusha për urimet. Kam lind dje në mbramje në ora 21:20. Boll e komplikume ke lindja, po ma në fund deshti zoti me shliroj. Me stimulues linda. Tan ditën në sall të lindjes dje kam qenë. Cafa e mitrës u hap, por pozicioni i bebit nuk ka qenë shumë i pershtatshem, dhe ujra s'kisha ma, edhe bebja pak lart, nuk zbriste posht në kanalin e lindjes. Në fund krejt, gjinekologja e hoqi me një lloj materiali si gom, placentën rreth kokës së bebes, se dyshonin se placenta nuk e linte me dal beben, dhe sapo e hoqi, pas 15 min lindi. Gjith ai mundim për pak punë. Po shyqyr zotit me ndihmoi gjinekologja shumë.
E di. Edhe mu s'mu pritke hiq kohën e fundit. Me kanë kap dhimbjet por i kam të çrregullta, her çdo 7 min, her çdo 10 min, her her 20 min. Vinë çdo herë e më të forta. Jam hapur tre gishta.
Mirë, me dhimbje. Sot në mëngjes me futën një lloj balloni, me ujë, në qafë të mitrës, dhe po më shkakton dhimbje. Po shpresoj me lind sot. Ti si po e çon me shtatzëni?
Po mami 2019 shumë po bëj kujdes, rregullisht po i ndrroj pampersat. Tualetin edhe pse e pastrojnë këtu çdo dit, prap po e dezinfektoj me alkool. Edhe antibiotik më japin çdo 6 or për infeksion. Ju kam thënë që s'kam kontraksione, nuk më vijnë vet, dhe prapë presin 24 mos po fillojn kontraksionet. Prej mbram kur ka fillu uji rreth 8 e gjysmë.
(8 vite më parë)
arta kujdes se infeksioni ne keto raste kur derdhet uji shumeee shpejt mundet me shku prej posht lart , une ne djalin e 1 mu ka derdh uji ne 7 mengjes ne 3 mbasdite kam lind po si kam shku spital ma kan vendos stimuluesin dmth per 8 ore kam lind ( ndrroj shume shpesh pampersat dhe bregt)
Vlora ku ke lindur në cilin shtet. Mua sonte ose maksimum nesër në mëngjes do të më japin stimulues. Pom duket pak tepër me lan bebin kaq gjatë pa ujra. Po bëhem merak shumë mos po i ndodh diçka
Faleminderit nanusha. Jo mije nuk kam lind. S'kam fjet tan naten. Se me shkojke uji shumë. Tash i moniterun të rrahurat e zemrës bebit dhe me dhanë antibiotik kundër infeksioneve. Me than me prit deri në mbramje mos po vijnë kontraksionet vet. Nëse s'vin me stimulues. Thash t'ia fus gjum tash. Bile të pushoj së s'kam fjet hiq, s'kam pik force. Faleminderit prej juve nanusha që më shkruani.
Arta A llahu ta lehtsoft e dashur me stimulues eshte pak ma fshtir po mbasi eshte lindja e tret ma mer mendja do kalosh me leht.
Gjitha te mirat per ty
Faleminderit nanusha. M n do të shkruaj sa të lindi. Po qysh po e shoh nuk është rendi. Qafa e mitrës krejt e mbyllur, bebja shumë nalt, larg kanalit të lindjes. Fitore, po bre menxi s'pritsha, sa i komentova nites sot, e se po bahem un sot me ardh ne spital mendja s'ma mori. Me kontrolluan dhe me thanë të fle sonte. Po s'ka shanse me fjet. Edhe stres edhe ujrat me shkojnë shumë. Mbeta duke ndërruar pampersat.
Arta urime e lindje te leht e beb te shendosh..mu per veti jan munu me mi shperthy para lindjes se kam marr stimulus me lind por vec 2-3 pika me jan derdh e me kan ardh meniher dhimt e medhaja e uji asht derdh priher me lindjen e bebit .. na lajmero per lindjen
Arta mua ne ora 13 me esht shperthy uji e meniher kam shku spital por dhimbjet nuk me vishin dhe ne ora 18 me dhan stimulues ne ora 1 pas mesnate linda bebin ...Te uroj lindje te leht...