Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E vërtetë,sa shpejt ike koha.
Do rriten fëmijët e mi..
Dhe shtëpia ime do të rrijë e rregullt dhe e pastër gjithmonë .

Do te rriten fëmijët e mi..
Dhe unë nuk do të gjej një copë molle të kalbur poshtë divanit.

Do rriten fëmijët e mi..
Dhe unë do lexoj faqen time të kur'anit pa patur nevojë të ngrihem në gjysmë të çdo ajeti për të parë pse po zihen !!

Do rriten fëmijët e mi..
Dhe nuk do të vijë dikush në mes të natës në dyshekun tim për t'u strehuar nga frika e fantazmave .

Do rriten fëmijët e mi..
Dhe shtatori më nuk do të jetë një fillim viti i angazhuar ,por...Do të jetë si çdo muaj tjetër.

Do rriten fëmijët e mi..
Dhe zënkat e tyre para derës së banjos se kush do hyjë i pari do mbesin thjeshtë kujtime që të vënë buzën në gaz

Do rriten fëmijët e mi..
Do martohen
Do krijojn familje
Nuk do të kenë më nevojë për vëmendjen tonë të vazhdueshme.

Andaj shijoji sa janë të vegjël se do të vijë një ditë e do çlodhesh sa të duash .
Rina . (7 vite më parë)
Romela Bare (7 vite më parë)
Te vjen per te qare kur e lexon
Genta . (7 vite më parë)
Shpesh me merr malli për kohën kur isha vetë fëmijë, çdo gja ishte perfekt dhe e bukur. Edhe tash se kam fëmijë vetë, kur e shoh vajzen e madhe që ka mbush 6 vite them sa shpejt iku ajo kohë, ku e stresoja veten e shpeshherë qaja bashk me të. Kushedi sa do e kerkojm këtë kohë kur fëmijët jan te vegjel, e dikur skem mej pas afer se secili do e shiqoj jeten e vet. Vetëm ishalla na bejn te krenohemi me kta, na e zbardhin fytyrën. (*-*)
(7 vite më parë)
Subh.Anal.Lah sa shpejt po shkon koha, dhe pernime do na mungojne kto qaste.
M N (7 vite më parë)
Oh rina sa e vertet ,koha po kalon shume shpejt dhe do tna mungojn kto momente me fmijt e tan se po rriten shpejt dhe shpesh kjo bote na mashtron pas gjerave t kota ndersa gjerat dhe momentet e vlefshme na ikin. Me pelqeu shume kjo faleminderit qe e ndave me neve

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?

/tema e javës

Java: Komente: