Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena kam nevoje per ndihme : (
Isha sot per eko dhe vizite , dr me tha bebi eshte shume mire , ujrat jane ne rregull , pesha e bebit ishte diku 3900-4000 , diametri kokes 10 cm , ishte me kok te madhe ,
Rreth vagines ke lytha, papiloma virus , e kam pas qe ne lindjen e pare ,
Operacioni eshte zgjidhje me e mire per bebin, nuk vuan, por ka rrizqe per nenen, si psh, infektim plage, hemoragji . Etj . Them te caktoj dt e Operacionit neser , nuk dua te rrezikoj per bebin . Nga eksp e operacionit , ka ndodhur ndonje risk si ato te permendurat ?
Erta J (8 vite më parë)
(8 vite më parë)
Na tregoo nese ka diqka te ree.
(8 vite më parë)
Erta sot nuk esht ndjere fare ketej nga portali. Ishalla esht liruar me kollajllik dhe me nji bebe te shendetshme. Presim lajme nga ti ertaaaaaa
**mah-babies* * (8 vite më parë)
Erta uroj te lindesh leht e mbar, e me nje bebush te shendetshem.Mos e merr me kaq stres.
Albana N (8 vite më parë)
Une ne kosov. Ne pej tash spo di rregullat qysh i kan qashtu mka thon mjeku qashtu kom bo
(8 vite më parë)
Albana ne durres jetoj po te dyja lindjet i kam bere me tirane tek hygea dhe tek te dyja qe ne mengjes ma kane hequr. Me djalim kam lind ne 12 e gjys te drekes me vajzen me dy te drekes dhe ne 8 te mengjesit sa u ndru turni i infermjereve kan ardh mkan heq kateterin u cova per ne banjo u vesha dhe kam levizur pastaj neper korridore e pastaj me thane te rrija ulur te haja mengjesin e pastaj prap te levizja dhe ngaqe kam levizur shune nuk e kam pasur te veshtire
Boa Shq (8 vite më parë)
Erta ishalla mbar e mir zemer per ty dhe bebushen..mos e merr me frike e na lajmero kur ta marresh ne krahe zemer
M N (8 vite më parë)
Erta edhe une i kom pas kto lytha ,mirpo ne fund shtatzanis kom shku cdo 3 ose 4 dit tek gjinekologia ime edhe mi ka ly me nje ilaq dhe mjan largu dhe kom lind normal .
Erta J (8 vite më parë)
Nqs nsr me pranojne ne operacion, do e bej operimin neser . Inshallaaaa po me pranojne neser . Do tiu njoftoooj perseri . Ju perqafoooj te gjithavveee dhe ju falenderoj nga zemra
Albana N (8 vite më parë)
Suela mua ashtu mkan than ashtu kom vepru.. be cilin vend jeton ti
(8 vite më parë)
Jo erta qe ateher i kam largu nuk m jan shfaq me i kam ly me nji leng ma ka dhen gjinekologia nuk m kujtohet emri
(8 vite më parë)
Bela dhe ti shume paske ndenjur p e lagur plagen. Une te nesermen ne spital pasi u cova bera dush para dushit me vun nje fasho qe nuk e lejonte ujin te depertonte e mbas dushit erdhen ma hoqen dhe ma mjekuan me vun fasho tjeter. E ne shtepi kam bere dush pastaj fiks qe jave mbasi kisha lundur qe shkova ne spital te heq fashon dhe fijen
Bela Malaj (8 vite më parë)
Erta rendesi ka qe bebi eshte mire.perimetri i kokes eshte perqark kokes,kurse diametri eshte gjatesia nga njeri vesh te tjetri. Dhe bebi yt eshte normal fare me ate diameter. Sa per operacion, nese kjo eshte zgjidhja me e mire per bebin,beje dhe mos ki frike.jo vetem operacioni ka risqet e veta,se jo pak raste,edhe lindja batyrale ka patur probleme, por ti ji sa me e qete dhe mos u shqeteso se gjithcka do shkoje shume mire. Une binjaket i linda me operacion ,vajti cdo gje ok.nde ja vetem 2 dite ne spital,jam cuar qe diten e dyte, dhe diten e 3 qe vajta ne shtepi,lava dhe vete bebat.sa per infeksionin e plages,eshte mire mos ta lagesh fare,edhe pse mund te te thone qe ska problem,vetem mjekoje perdite .une pas 1 muaji e kam lagur plagen dhe cdo gje ishte ok.
Lumturi Kr1718 (8 vite më parë)
Pershendetje erta. Une kam dy lindje me operacion. Ne te dya kam kaluar shume mire pa probleme e komplikime. Lindjen e dyte e kam caktuar vet termin dhe kam shkuar si zonje per te lindur. Kisha kohe me u pregadit ne qetsi. Emocionet ishin te pranishme gjate gjithe kohes. Per operacion mos ke frik aspak ta them nga pervoja. Te pershendes lindje te leht e ty sherim te shpejt!
M T (8 vite më parë)
Erta dhe un me operim kam lind djalin ndodhi gjithcka ne moment linda me anedtezion total dhe un kisha shum frik se nonstop r kisha per lindje normale e sisha e pregatitur per operim mirpo sa hyra ne salle mu largu komplet frika bisedoja derisa me zu gjumi qe sbaj mend si me zu heheh mandej rash ne mend dhimbje skisha fare as temp as te vjella isha shum mir per infeksion te plages as mos e mendo te japin terapia per at pun dhe si u leshova ne shtepi .e asnigje se kam ly varren vetem sjam lar 1 jav kur ma lirun plagen prap asgje sperdora skish nevoj keshtu qe hiq mos u tut. Lindje te lehte in-sha-llah
Bebi ime (8 vite më parë)
Asgja s ndoll vec tanve ju thon kshtu para se me lind,se duhet me firmos. Un asnje dhimbje s kam pas.
D E S A * (8 vite më parë)
Pershendetje Erta, une para se te lind kisha infeksion dhe linda me operacion, kam kaluar shume mire ne operacion dhe pas operacionit kur me eshte leshu gjakderdhja edhe inefksioni u largua . Cdo te mire te uroj ty e bebushit.
Erta J (8 vite më parë)
Okej do tiu njoftoj perseri. . Flm shumeeeee
(8 vite më parë)
Albana ty von ta pskan heq kateterin . Un kam lind ne 2 te drekes te nesermen ne 8 te mgjesit mkan cu. dhe erta nqs ke mundesi zgjedhje se nuk e di si funksionon ne shtet zgjoth anestezi lokale JO totale. Esht gjeja me e bukur ta degjosh bebin kur qan dhe kur ta sjellin ta puthesh plus qe nuk ke fare komplikime me te dal anestezia se je zgjuar gjate te gjithe kohes. 30 min mbaron cdo gje
(8 vite më parë)
Erta ti e din un me operacion kam lind dy her dhe bashk qe kemi folur un ta kam rekomanduar operacionin. Asgje nuk me ka ndodh biles dhe sherimin e kap pas shum te shpejt dhe gjakderdhja pas lindjes me ka zgjat 2-3 jav max. Plagen mjafton mos ta lagesh per nje jave dhe kaq. Sa per matjet mos i beso shume se nuk jane te sakta
Ana . (8 vite më parë)
Erta ne qe e beme me operim si kokrra molles jemi, me beso do thuash pse kaq e leht qenka vitin tjter do duash te besh beb prap ..tani behu gati e neser na lajmero kur te lindesh se dhe pse nuk njihemi prap hapim portalim me mendjem ' mos lindi ate mistrecen kjo erta' , kshu hic fare mos ki frike e dashur... Mbare te shkofte
Jeta Hoti (8 vite më parë)
Aha se mendova cka ka dallim prej shtatzanise se pare. Tezja ime 4 lindje i ka pas me operacione asnjehere ska pas aspak problem edhe pse doktorat i kane thon qe nuk guxon ajo ka rreziku. sot edhe vet edhe femijet i ka te shendoshe. Kshtu qe sbesoj qe ke pse me u frikesu prej operacionit, nese eshte me mire per bebin atehere ia vlen te rrezikosh. Dashte Zoti as ti ske asnje problem edhe kaloni te dyte me se miri
Erta J (8 vite më parë)
Cila , po tani i ke ato lythat akoma ? I bere me nderhyrje ?
Erta J (8 vite më parë)
Jeta , lindjen e pare e kam bere natyrale , me stimulues , se nuk me vinin dhimbjet . Por doktori tani nuk e merr persiper stimuluesin , se thote vuan bebi dhe pi ujra , une nuk e dua kete gje .
(8 vite më parë)
Erta dhe un shtatzanin e par kam pas papiloma po i kam mjeku se dhe mu m kan thon qe infektohet edhe beba dhe kur kam kam lind kam qen e paster sa per pesh nuk tregojn sakt se mu n javen 36 m tha beba 3600 po e linda 3300 po n rastin e lythave zgjidhja me e mir esht operacioni sot e zgjedhin shumica edhe pse skan probleme vetem mos me ndi dhimbjet e lindjes kshtuqe mos u bej merak
Jeta Hoti (8 vite më parë)
Erta meqe the qe e ke pas edhe ne lindjen e pare, po lindjen e pare si e ke bo, normale apo me operacion?
Albana N (8 vite më parë)
Mos u streso e dashur se e ndjen edhe bebi.. un me vajzen e madhe isha gati per lindje normale dmth isha me dhimt shum tforta e hapne 4cm po u kthy beba nmoment fundit me shpin edhe u duft ne operacion.. besom se hala i kujtoj ato dhimt qaq tmerrshme mu kan dok thom shyqyr se kom lind me.operacion se thojn kat del bebi dhimt edhe mat forta. Skisha mujt me perballu.. mos e shkruft Zoti se per rreziqe edhe lindje normale ka hemorragji e tjera komplikime.. tjesht lutju zotit me shku gjethqka mir e presim lajm tmir prej teje
Ileda 1 (8 vite më parë)
Erta per mua lindja me opericjon ka qen shum e lente pa asnje komplikacjon 4-5 dit kam ndenjur shtrit mbas lindjes dhe ka kalu,perseri kte lindje me deshiren time do zgjedhi linjen me operim .suksese
K K (8 vite më parë)
erta un kam lindje nirmale nuk di qfar te them per operim po inshalla ke sukse e gjithsha shkon mir per ty dhe vajzen tende te puth suksese
Erta J (8 vite më parë)
Albanaaa flm zmr , jam tmerresisht shum e stresuar. M ka kap nj e qare qe spushoj dot . Vec du me e pas mir dhe ta marr ne krahe . Se asgje tjeter nuk du ,
Albana N (8 vite më parë)
E dashur un 3 operacione i kam pas edhe skom pas problem dmth ne fillim ta qesin katetren per urin aty mandej nese don me anestezion lokal ta jepin spinalen ne shpin( nuk duhet me leviz puna se jepet ne shpin) te tregojn edhe mjekt.. operacioni fillon ti sndin kurgjo mas operacionit 24 or nuk duhet me qu kryt se mu ktu mjekt mkan than se met ose dhimbja e shpines ose e kokes.. mas 24 orve ta hekin katetren qohesh vet kapak. Edhe dhimt ki kapak po mer injeksione kunder infektimit varres dhe kunder dhimbjeve.. dhasht zoti e kalon met mira vetem mos u streso met shku shtypja e gjakut nelt. Qetso veten meno per aromen e bebit kur te mersh ne krah
Anaa11111 (8 vite më parë)
Erta qdo operacion e ka rrezikun e vet edhe ata e kan per detyr ti tregojn rreziqet dhe fazat neper te cilat kalon edhe pse jan raste te rralla, mirepo Pasi keshtu esht problemi me mir esht te zgjedhesh operacionin sesa te rrezikosh jeten e femijes.Ka nena qe zgjedhin operacionin vetem qe mos ti perjetojn dhimbjet e lindjes.Keshtu qe qdo te mir per ty dhe bebin.
Erta J (8 vite më parë)
Vlora , nuk e di pse e fiksova kt 10 cm , por m tha q ishte me kok t madhe
Vlora . (8 vite më parë)
Erta mos e ke shkru gabim diametrin e kokes se 10 cm esht shum i vogel ...Mua djali me ka lind me perimeter te kokes 38 cm e vajza 35 cm ...
Erta J (8 vite më parë)
Isha hapur vetem 1 cm

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?