Ndihme oj nana se u qmenda
Te nderuara nena ne fillim po ju tregoj se ket tem e kam treguar ne ket faqe edhe para dy vitev po me besoni me gjith mundin qe kam bere nuk kam mundur ta ndryshoj qasjen e mendimit. Nese do mundeni te me ndihmoni sa do pak do isha teper e lumtur. Per gjitha ato nana qe nuk e kan lexuarbket tem do u jap ne versionin e njejte si para 2 vitev.Te dashura nena me shum se kurr kam nevoj per keshillat e juve!Un jam 38 vjeqare e martuar qe 19 vite kam 3 femij dhe flm prej zotit e kam jeten shum te mir.Po tash qa asht ka me mundon teper eshte se kur ja kam nis me kalu me burrin tim un i ka pas 18 vjet ndersa ai 20 . Lidhja jon ka zgjat 1 vit e 3 muaj e pastaj jemi fejuar , por gjat lidhjes ton ai me tradhetoi 2 her po si e re edhe nga dashuria e fala edhe e kam harruarr at pun se kam permend as nje her pasi edhe skam pas arsye se ai sillet shum mir me mua. Po se qndodhi para nja 5 muajve nje shok i burrit e permendi nje emer te femres te burri im. Nuk e di se qysh me erdh edhe u acarova edhe prej asaj dite i boj teper problem burrit qfo dit. Ai mu ka betu ne kok te fmive se edhe kjo femer ka qen ne at koh qe ka qen vetem nje nat me te edhe me lutet mos me i permend keto sene se kan qen gabime qe i kam bo si i ri edhe kam qen vetem ne lidhje qe nuk e kam dit se qka po du! Por prej asaj kohe qe jemi feju ma kurr ne jet nuk kan ndodh edhe skan me ndodh , por mua me mundon teper edhe veq po e torturoj ate me fjal e veten me emocione . Me ndihmoni me keshillat e juaja ju lutem .

