Nena si jeni? tregona ju prej pervojave tuaja se qysh kan reagu burrat e juaj kur e kan pa bebin per here te pare?
Jam shtatzane e menxi spo pres me pa kete moment
Ska gzim mat madh, prej gzimit qe ia pa kryt bebes nqat sekond sum kqyri mu hahaha, e ia prejti kordonin e kthizes,syt i vizllojshin, un kam duft me shku ne sall per pastrim pas lindjes, ai ka nejt me vajzen derisa mka dal gjumi nga qpija , kqyr mu kqyr vajzen, e thojke kurr ma i lumtur sjam kan, dit qka kom nejt ne spital vetem gjumin nshpi, nonstop u kan atu mka ndihmu nspital, e edhe nshpi kur erdha, edhe buken ma bojke, thojke mjekja tka thon me hanger shpesh me pi, inshaAl.lah keni edhe ju ksi fatii.
Po tybr arbe94 hahaha veq ka i pajke mjekt qe u enshin neper salla me maska ftyr thojke si filma aksion mu doke oo u sarillav sa si bike fikt qu ik thash shko ndhom se po na ban hor ktu ahagaa un tu qesh me tr hyra nsall
Oj fitore mke shti me.kesh shum hahahahahaha une vec do video te instagramit me lindja ja tregoj trishtohet e le me ardh nsall kuku vec shum kam qef tjet edhe aj po ktu ne mk e spital te shtetit nuk lejojn fatkeqsisht.
Oj Era edhe une menxi spo pres me pa maspari beben masnej burrin me beben ne duar. Po najher po mendoj mos me qene burri ne salle te lindjes se ja mbaj gajlen edhe atij qe po ma mban mu gajlen ahah..
Vjehrra thot qe kur e ka kap burri djalin e madh ka qajt si femije, sepse kam linde me operacion dhe ja kane nxjerre bebin ne korridor me e pa para se me na qu ne intenzive, po kur me ka pa mu prape ka qaj. E kur e kam pyet pse qajte tha "desha me te thane ja dolem", sepse ne shtatzenine e pare na vdiq vajza ne bark ne javen e 38. E une kam qene e pime nga qetesuesit, dhe pas intenzives nja dy dite ne spital vec kam qajt.
Burri jem ne asnjanen lindje nuk ka qellu.te paren nuk ka mujt me mrri se un jam kan spital ne mbrojtje tbebes e kom lind 35 jav dej sa erdh burri un e linda beben hera par u kan kur e ka pa ne inkubator.qe thot laurel mharroi mu mas djalit haha.e tash nqiken edhe burrin edhe djalin ikom pas nsall me mu deri momentin kur u kan gati beba me dal qateher ikom than dilni jasht se mka ardh keq prej djalit ska pas kush mu kujdes per djalin.e shoh qe knaqet me qiken tan kohen tu i fol.e lan shpesh her e ndrron e qet ngjum.
Burri im ka qene prezent ne te dy lindjet dhe eshte ndier shume i emocionuar. Dy djemt ai i ka pa i pari pastaj une. Ka qendru ne dy lindjet pran meje dhe me thonte non stop nuk me pritet me e pa bebin, kur donte dal bebi se dy lindjet me op i kam pas. Nuk i leshonte prej dores, e nzinte gjumi me bebin ne krah. Edhe tash flen ai me djalin e vogel qe e kam 6 muaj e gjysme.
Un per fat te keq nuk e kam pa reagimin e tij se kam lind me operacion e burri ska qen ne sall me mu ka nejt ne dhom e pastaj djalin ja kan dergu burrit tem e un kam.shku intenziv 2 or kam nejt e pastaj kur e pash burrin me djalin ngjoks syt i buzqeshnin nga gezimi dhe mu ashtu
Mu mharroj tu nga mas tij ..hahaha..kam pas lindje te vshtire ..14 ore me dhimt per me lind natyral po nfund u kompliku edhe me urgjenc ne sall ...kam pas stres shume tmadh po linda shendosh e mire ..e burri bojke video e shkoj afer ku e pastrojn mo se pash ..haha u frigova qe so mire pse su kthy ..dikur u afru ka une se e vrejti qe jam shum nstres...
era si per mua qe gzim mat madh nuk e di qe mundet njeri me pas qe gjith ato dhimt i harron kur te shohesh beben ashtu ka qen edhe per burrin tem ka qajt prej gzimi 3 net kom nejt ne spital burri jem veq gjumin e bojke ne banes nenstop ka nejt me mue ne spital tuje mbaj ne krah tu ba foto thojke spo muj rri vet ne banes esht nje ndjen qe kurr sunesh me harru
Jam shtatzane e menxi spo pres me pa kete moment