Për nënën e rraskapitur që fshihet disa minuta për të qarë në banjo ...
Për nënën që fshihet në banjo, sepse ka nevojë për disa minuta të qetësisë perderisa lotët janë duke rrëshqitur nga sytë e saj.
Për nënën që është aq e lodhur sa ndihet se nuk mund të vazhdojë më dhe do të jepte diçka për një moment qetësie.
Për nënën që qan në dhomën e saj se i ka qortuar fëmijët për një “asgjë” dhe ndihet fajtore.
Për nënën që ofron diçka të shpejtë në darkë, sepse përsëri nuk ka arritur ta bëjë në kohë darken siç e kishte planifikuar.
Për nënën që ndihet vetëm, edhe kur është në shoqëri.
Ti je shumë e vlefshme.
Ti je shumë e rëndësishme.
Ti je e mjaftueshme.
Në fund gjithçka do të ja vlejë. Tani për tani është e vështirë. Është e vështirë në mënyra të ndryshme për secilin prej nesh. Ne nuk flasim , por të gjitha luftojmë, nuk je vetëm.
Ti je e mjaftueshme.
Ti e jep më të mirën prej vetes.
Ata sy te vegjël që të vëzhgojnë mendojnë se je e përsosur, madje mëse e përsosur.
Ato duar të vogla që kërkojnë krahët e tu, mendojnë se je më e forta dhe mund ta pushtosh botën.
Ajo gojë e vogël që e ha ushqimin qe ti e pregaditë, mendon se je më e mira.
Ajo zemër e vogel nuk do asgjë tjetër pos teje.
Sepse ti je e mjaftueshme për të, ti je më shumë se e mjaftueshme, nënë.
Je e mrekullueshme ...
Nëna te dashura ju pershendes,njeherit ju kerkoj falje nuk kam qen kendej pari sepse isha ne pushime e qe 5 dite jam ardh ne shtepi,e ty Pranvera po te drejtohem a krejt punet e ke kry veq te paska mbet me u mar kush çka bën?hahahah personat si ti une mund te them se vetem i injoroj sepse ashtu edhe e kerkojn uroje te jeshe ndar e knaqur me ate qe e more kjo ishte pergjigja ime per ty.okay
Jo inshaAllah komuniste oooj vlora une kam bagazh ktu hyn ne google.e sheh jam.shum realiste transparente hahahah po menona per ne vetevendosje po kot se ktu ne kosov skam dtejt te partis hahahahaha
Tanna te respektoj si nje nene ty e cdo njeres....sepse cdo njera keni nje bagazh dijesh veqori dhe specifika ..me padyshim edhe ti je nje nder to qe sjell diqka ne kete portal dhe lutem te jemi te arta ne vepra qofte ne menyre reale virtuale etj....nena vlora eshte nje nene shumee e cmuar....ka ndihmu shume ka shume vite ne kete portal....ehh ne ndonje cast njeriu ndihet qe dikush me kast i tha diqka por qe ska qene ai qellim por veq paragjykim....dije se kete nxitje e shkakton i mallkuari...djalli...lus te jemi shembullore si nena shqiptare me edukim e moral te plote
Po Drita edhe une behem pishman e shume rrall kom qef me hy ne debate me te shkruar se mundohu si te dush, smund e shpreh ate qe e mendon. Une reagova se Vlora pas fjaleve qe i shenova kish then e du Kosove e se ndrroj, e mu me ra disi qe une spo e dojsha e u ndiva keq qe veq anet negative i shpreha e veshtersite se ashtu ish be pyetja, se me pas fillu edhe te mirat ish dasht nji roman me bo. E tani kur e pash edhe ketu bash te tema e nanes me vloj gjaku hahahha. Nuk e kam pretendim mu shty me fjal me njerez, me kon live se kom gajle se kur e di se kam drejt nuk dorezohna pa e bind tjetrin qe e ka keq edhe pik.po beso kemi pune ma te rendsishme ne jete. E nenqmimet ,ofendimet ndaj te dobeteve qe jane ne situata te vshtira mua me lendojn shume E kanjihere po ka pyetje naive qe ndoshta dikush ska dit me formulu,( spo flas per disa qe po provokojne) e disi po i gjuhen pi bojn me fol vet me vete. Nese disa jon shkollu e ua merr mendja qe i dijn kogja senet, duhet me pas parasyshe qe si popull ne Ks jemi shume pak te arsimuar edhe i dijme pengesat qe i kemi pas, ksbtu qe eshte keq mi paragjyku anen tjeter. Une them shyqyr qe ra facebook e na angazhoi me shenu si popull :))
Oj nana ju puqi fort ma kujtut kohen start te portalit dhe te tashmen....hej ndonjehere ne nje moment ngutije shprehemi jo mire keqkuptojm por beso pas pak castesh e di mire qe cdonjera beheni pishman qe dilni nga uni per fjalet jo te mire qe ju shpetojn nga duart tuaj ne shkrim....nje gje ua theem shume e bindur se une kam pas shpesh situata te ketilla qe jam.nxeh dhe kam.nxeh dike...por beso se tash them.nese kish ardh ajo kohe sdo isha shtyrw me askend...edhe pse une ceshtjet e fes i kam pas pikesynim mos me shtremberu...por lutem qe cdo njera te lem ketu ne arkivat sociale fjal.ku kemi lehtesu shpirterin jo ku keni ngurtesu....ju dua mbeteshi me te mire
Nena me falni se ju futa ne debat skisha qellim te keq . Pa e ofenduar edhe nenes pranvera i thash qe shume ne siklet po bi kur po shoh ashtu tu ju kundervy dikuj si me inat . Pse mos t kemi mirkuptim mes vete me butesi cdo her arrihet cdo gje . Na pelqeu pytja mire sna pelqeu anashkaloje
Po Elhamdulilah kushtet perfekt edhe inshalla'ah gjithe njerezit kubdo jan kane mire e me mire,po qka ka shume rendesi nuk eshte gjendaja materiale po ajo shpirterore, energji pozitive 95% te rasteve ma ka dhan Zoti flm prejt tij. E kshtu kur shof njerez qe ju mbesin tjerve ne qafe e qes ate 5%. Kete pune e keni hobi disa. Pasuria sju ben te parus po sjellja. Mpuq tash shenoni qka tua merr mendja se skam kohe sod se e dielle mu merr me femit ;). I kam then gjitha.
Oj Zonja Tanna me e dite ti sa ne terezi e kam jeten cuditesh, se ka plot nena qe i kam ne insta dhe me njohin personalisht, une nuk u shfryva ta tregoj jeten time po ti ishe ajo qe e kishe tregu jeten tonde
Evv tanushe e paske knaq hahahah jeten ne terezi se paske ti se vet jav nise ktyne shkrimev hajt Tash shfryje atje te kush je ba nervoz edhe mos harro dil protesto ktu se nenat te perkrahin mbasi paske deshir hahaha
Oh faleminderit moj Mami D se beso nuk di me lexu e ma sqarove. Hajde more dilni ne perkrahje ju te vjetrat se bash po e deshmoni se jeni bash ato qe mundoheni mi bo nenat ne faj e mi ofendu shume shpesh, tu u praqit vet aq te zonjat . Une kur te permendi dikon nuk them veq per nji rast por disa here ne pyetjet/pergj. e nanave e deshmoni veten sa negative qe jeni dhe shprendani gjuhe urrejtje,. Nese nuk keni kohe me lexu/ shenu moj jepni komente koti. Po ma mire shenoj ma gjate e jap arsye se sikurse disa qe i bini shkurt e perdorni fjal nenqmuese. Komenti ekstra me poshte mboni mu nxeh. Nese jeni te lodhuna vet me probl.e juaja, mos e ofendoni e nenqmoni. Ka njerez qe e kan jeten ne terezi e kan kohe aty ku ia merr mendja me shenu e me bo muhabet. Qikaq, skom ma shume qka flas se i kam shenu me poshte, edhe kot bre e keni ju kam pa qe sa kohe, ato qe i shenoni ju prezentojn juve. Ok une sod i shpreha krejt anet negative po ju gjithe veq negativ folni!
Kadale Tanna ca qenke nxeh i paske perzi pushtetaret me portalin, une e lexova edhe komentin tend edhe te vlores tek pyetja pushimet dhe nuk e di pse qenke kap me vloren se ajo vec kishte tregu se nuk e ndron kosoven me asnje vend bile as qe e kishte permend emrin tend ne koment, po si gjithmone dalin disa te reja ketu gjoja se dine shume dhe ua bejene bajat tjerave
Po juve disave si ata pushtetaret e kosoves qe jeni rrite me komunizmin , duhet me dale rinija me ua bo bajat e me ju tregu qe kjo bote ka ngjyra nuk eshte veq bardh e zi qysh ju e shihni e doni edhe tjeret me pa me syt e juj.
Ate vuajtje e kishit ju disa me ju miratu e me ju bo amin fjaleve tuaja. Skam nevoj per perkrahje zonje
se e fatmiresisht e di ku e kam mire e ku keq, e vota skam dal me lype. po qysh shenove ti direkt sikur me me than spo e dojshe vendin mu dok mua.e ndoshta prap pse e dua vendin me erdh rend. "Edhe spo ju lodhi me lexu" . Une e di veten se shenoj gjate veq per me u sqaru e mos me lan mangesi se leht eshte veq me than po mire, knaqem edhe qaq. Tung tash
Shoqe nuk shkruj per qefin tend as te askujt nese sme pelqen ...Thash edhe nje her nuk te kam permend ty qka e paske mizen mbas veshit ??? Ne qe jem moti veq qa po ndihmojm e qiftja jote veq ke deshir qdo fjal me ju than mir e keni ndrysh se njehni ju qe ju ndihmon dikush ..Po nejse tjeter her shkruj mendimin tend e mos merr pergoje tjert...Une thash tregova per vete nuk te kundershtova ty po as nuk ta miratova mendimin se drejt me te than as qe e kam lexu shkrimin tend por ju pergjigja zonjes qe ka pyet....
Normal qe shenoj ma gjat e jo mi ra shpate direkt si ti e disa tjera veq me kundershtu. Edhe mua Rina me fal se e lidha me shkrimin e meposhtem se as une nuk e kam kohen e dynjase. Shyqyr Zot skom as nji probm as me ty e askend. Po pyetjen qe e ka bo goca ka qene sa e keni vshtire e jo sa e dojme vendin, ti shyqyr qe po u knaqeshe , edhe une knaqem e shyqyr qe kam ku shkoj, e veshtresite nuk na bojn mos me dasht vendin e mos mu knaq, po jane pengesa. Po nejse , ti me tanden une me temen, veq vazhdojm tutje. Amo ketu ne portal disa qe ishit kishe moti po kishit qef kishe me ia bo bajat tjerave e me iu kundervy. Shume thjeshte mos u kapni per fjaleve e gabimeve te te shkruar kishe me grit veten, se veq po e perulni.
Ti shoqe qe po shkrujshe histori nese ke diqka me mua shkruaj sa te duash atje ku ke pyetja edhe plus asaj ti atje ske ba pyetje po i ke shpreh gjerat tuja e qysh i shpreh ti gjerat dhe mundimet tua ashtu i kam shpreh edhe une as qe te kam permend ty ....Edhe diqka nese ti nuk knaqesh ne vend tanin und knaqem dhe e shpreha mendimin tim po ki deshir me te than mir e ki se qashtu esht aaaa...Jo shoqe und flas per vete ti per vete..Po hajt se tybe skam kohe me shkru sa ti se per shkrim ishe shum e papertueshme...Hajt tash shnet e mos me merr mua per gojjjj
Sdi pse kshtu fjale me injaroance qe po lojn vend per keqkuptime po shprendani. Me shenu e me lexu gjith jeten per nanat eshte pak. Faleminderit Rina qe gjithmone gjen diqka me na fresku, me fe edhe nji keshille e mire qe shprendahet-shpreblehet, e ti u shperblefshe per keto fjale te mira moj Rina. Sdi spo muj me iu kuptu disave apo krejt nervozat, hallet e juja i shprehni me komunikim ndaj atyre qe skan te bejn asgje me ju, si psh une ne nji pyetje per pushimet sa e kemi veshtire e si ia bejm, i ceka krejt veshtersite si nane me fmi ish ma vshtire e disa gjera tjera, e njera qe zakonisht kshtu veq karate jep pergjegjie e kish shenu qe kosoven e dua e se ndrroj e patriotizma. Mos me dasht vendin tone nuk bojm mund me shku hiq se me gjith ato pare shkojm ku do neper bote.Pyetja nuk ish sa e dojm vendin po sa vshtir pe kemi!!! si femra, kishe kemi mirkuptim amo jo ktu ne ket portal po rri shkaku qe e perciell kohe te gjate edhe ishin disa nana dukat , po do ishin ninxha veq qysh po dojshin vet edhe pik, edhe tu bo like thu se jeni ne Facebook. Nuk kemi nevoj me shenu diqka per mi pelqy dikut, thjesht po ndajm pervoja, derte, gezime ,hidherime e duhet mi pranu ashtu qysh ndjehemi jo mi shtrembru fjalet e mu rrok per fjaleve.
Rina shum shkrim i mire lot me dolen tu e lexu . Flm qe po i ndan me ne . Pranvera me fal se kom zakon mu perzi kshtu veq moter edhe ti spo ki dert tjeter veq mi kqyr rinen a ka derte tjera a ? Sju njoh asnjeren personalisht veq hiq spo muj mi bajt kto fjal me therra sidomos femra femres . Cka ska
Ahhh nënë ish fjale me madhe. Veq lutem o al'lah mos le grua pa femi po mos le kurr femij pa nane. Eh kush ia ploteson jeten, qefin, kush ia lehteson dhimte 3 merzite femis sikurse nana? Zot mshirona prinderi e na i ruaj femite e na i bej te hallallit
Për nënën që fshihet në banjo, sepse ka nevojë për disa minuta të qetësisë perderisa lotët janë duke rrëshqitur nga sytë e saj.
Për nënën që është aq e lodhur sa ndihet se nuk mund të vazhdojë më dhe do të jepte diçka për një moment qetësie.
Për nënën që qan në dhomën e saj se i ka qortuar fëmijët për një “asgjë” dhe ndihet fajtore.
Për nënën që ofron diçka të shpejtë në darkë, sepse përsëri nuk ka arritur ta bëjë në kohë darken siç e kishte planifikuar.
Për nënën që ndihet vetëm, edhe kur është në shoqëri.
Ti je shumë e vlefshme.
Ti je shumë e rëndësishme.
Ti je e mjaftueshme.
Në fund gjithçka do të ja vlejë. Tani për tani është e vështirë. Është e vështirë në mënyra të ndryshme për secilin prej nesh. Ne nuk flasim , por të gjitha luftojmë, nuk je vetëm.
Ti je e mjaftueshme.
Ti e jep më të mirën prej vetes.
Ata sy te vegjël që të vëzhgojnë mendojnë se je e përsosur, madje mëse e përsosur.
Ato duar të vogla që kërkojnë krahët e tu, mendojnë se je më e forta dhe mund ta pushtosh botën.
Ajo gojë e vogël që e ha ushqimin qe ti e pregaditë, mendon se je më e mira.
Ajo zemër e vogel nuk do asgjë tjetër pos teje.
Sepse ti je e mjaftueshme për të, ti je më shumë se e mjaftueshme, nënë.
Je e mrekullueshme ...