Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per femrat shqiptare qe jan jasht shtetit
Pershendetje doja te bisedonim pak per ne grat shqiptare qe jetojm jasht shtetit dhe sa her qe kembehemi ne rruge nuk folim me njera tjetren bejn sikur nuk jan shqiptare pavaresisht se te degjojn shum mir kur ti flet shqip por prap nuk te flasin ose kur dergojm femijet ne shkoll nuk te flasin bejn sikur ste kuptojn per mendimin tim nuk ka ndonje gje te keqe nje mirmengjes ose nje diten e mir pshm se di ky eshte mendimi im se di cfar mendoni ju ju faleminderit per mirekuptimin
Ariarina (6 vite më parë)
Arii Arii (6 vite më parë)
Haha sa qesharake tregimet..hajt apet najnjo qe nime u rrit jasht apet mendoj hahet me diqka, amo kur ti shof do qe veq sa jan erdh me gju te huaj qysh mundohen me vjen interesant, pa keqkuptime nuk e kam fjalen per ato qe e msojn gjuhen dhe arrin por besoj se pe dini qa po du me than
Eli Shala (6 vite më parë)
hahahaha Vajza flm ...A&D njeri ri se dii shka je ngush si te shofin ato .Rri ku tr rrihet ty hiqu tyne .. Une e pata njoftu ne fillim nje gru shume e mir katolike po djalit gjith i folke gjermanisht na femijen moshatar . U njoftu gjermanisht tu fol kishe eshte noj turke mas 3-4 her qe nejtem e vete pi kahit vjen tha prej Ks .. a tum ni gjith tu i fol une djalit shqip ..Kur ka thon astu si me ma pas meshu fetyres mu ka duk se beson sa rond..Mi thon pse nuk tregojshe po me lodheshe..njedit per dit i thash djalit te saj foli djalit tem shqip te lutem se une per ate e bi ketu me nejt me shqipetar se une banojsha ne fshat ma larg krejt zvicrran .. Shume rrall mo e thirrsha ate grujen nuk kisha qef me nejt me to,keshtu u duke shume e sjellshe po nje njeri qe e mohin nga vjen me duket se ka manget dicka per mendimin tim ..nese Nana nuk ja flet gjuhen e vet femiut eshte marre me te ni dikush pse i thoj gjuha Nanes Lenna shume mire pom vjen per nonen tande ,po neve na vrej qe nuk jem zvicrran pse mos me ja mesu gjuhen ton femiut ai gjermanisht e meson ne shkoll .. me fslni se e zgjata
Lenaa .. (6 vite më parë)
Ariarina un jam rrit ktu mami jem gjithmon shqip na ka fol nga do qe kem shkue,qytet park,,edhe pse shumm vllezritt e mi met vegjel jan kan kan pas veshtersi me fol poo ajoo gjithmon shqip na ka fol,un jam ber nene kam nje djal gati 20 muajsh qdo her vazhdoj ti flas shqipp,kurr nuk ruhem qe ka shqiptar mas me fol,ka raste qe i vrej jan shqipatr heshtin shpesh i pershendes,po varet do folin do jan mendje madhe thu zot e kan prek qillen me dor,nje rast po ta tregoj te hënën qe ke fest dola me burr me djal te parku i fmive un isha me djal te luhuta burri ish me kinderwag afer ulses,po vjen nje shqiptare e lyme beso si tish kan tu shkue ne dasum,flokt me llokme me sandalle me shtiklla do shallvare si mu kan dasum eh dita qe asht shqipatre se u dallojke qe thojn shqip prej(ballanes) krejt e kqyrshin burri po fol shqip me mue apo shkojm banes thash ok pe thirr djalin hakde shkojna ne banes ajo u ul ne ulse mendojke qe spe dona qa asht mbas 2-3min erdh nje shoqe sdi qa e pata ja bajke sa asht ora ajo se ditke qe jem shqiptar se ajo su afrue shum afer kogja met madhe e pytke per ore se larg nejke kjo po i thot gjermanisht spo ja kthen shqip,ajo po ja ban a shkojm shqip kjo po i thot dlim ate anen tjeter se ktu pak dille prap gjermanisht,e pytke nuk u nalke ajo ka jan fmija ajo tha po lujn top gjermanisht,thash oh zot mundohet mu mshef qe sjam shqipatare veq me ate stil u vrejke qe asht..!
(6 vite më parë)
Si me pas pa hasmin dmth si me pa armikun ana.
Eli Shala (6 vite më parë)
A& d me fal se kuptova mire pse te shiqojshin ato
* A & D * (6 vite më parë)
Pershendetje edhe un jetoj jasht,ne fillim kur kam ardh ktu edhe u sikur ti e haja veten se pse mbahen kaq shum,un shkreta e beja buzen ne gaz kur i shifsha rruges ato mshiqojshin si me pas pa hasmin,shum keq u ndjesha po me kalimin e kohes jam msu,bile edhe skam shoqeri gati hiq.
Arii Arii (6 vite më parë)
Nje ngjarje qe nau esht tregu nga nje mik familjar: ai punonte si shofer i autobusit dhe kishin pas me hyp nja dy shiptar pa bileta, dhe njeri tjetrit ti i than “hajde more hypum le ket far kali (per shoferin) ai shoferi jau kthej: “ per ka jeni nis o pela..” ata: ohh a shiptar je a..me na fal vlla bla bla haha!! Nejse sic e keni shpjegu shumica e juaj, nime do do mundohen mu ba ma gjerman se gjermani, amo pa pi gji gjermankes nuk bahesh tamon gjerman haha. Ne disa raste nuk esht leht ti folesh cdo kujt veq sepse esht shiptar, sepse edhe ne ks te gjith jan shiptar por tash nuk pershendeten te gjith haha pak shaka, une besoj se nvaret nga situata edhe nga tipi i njeriut, poashtu jemi edhe nje popull qe bejm shum fjal e dikush ndoshta edhe per at arsyje, sdon te keqkuptohet..personalisht me dit dhe mem dit qe jam shiptare se kam problem te pershendesim
Lora ° (6 vite më parë)
Hajde mos u merzite se ka çdo kund bile ne mase te madhe,thua se kane arrite kush e di se çka , ketu ku jetoj une ka shume shqiptar, nuk njof shume por ato qe njof edhe pershendetem te pakten, po tregoj nje rast qe me ndodhi para tre muajve qe linda djalin, ne dhomen ku ndrrohen bebet, takoja nje grua te re me nje veshje ruana zot thua se wshte ne muaj mjalti e jo ne manternitet ,me bademantel te shkurter sateni xixellim , make up e qerpik te ngjitun,gjate tere kohes me shikonte sepse une flisja me djalin shqip, e kuptova me ne fund qe eshte shqiptare edhe pyeta a flet shqip mu kthye "nein" gjermanisht "jo" ,edhe une ia ktheva shqip me fal pra veq mos me shiko me ashtu se bash po me pengon, vetem e kthej koken e iku.
Tuana&erina&rejan . (6 vite më parë)
Ariarina un vetem me nje shqipare dal me tjerat jo nuk du se veq probleme ke menjeher ja nisin vjehrra kunata probleme llafe kshtu sdu hiq, kom degju qe dy familje shkaku i grave jen rre mes veti se njana fol per familje tjetra shko kallxo burrit, burri i saj kallxoju shokvr te vet jen qkep fjalt, mirmengjes mirdita gjithmon ju thom po ma shum nuk zgati, ma mir kryt rahat me probleme te miat, spom vyn edhe te hallkut... edhe ma mir e kalon me ni turqelike ja gjermank ma pak um tha i thash.... paj ndodh qe edhe nganjeher sta kthejn mirmengjesin qe i thu hiq qysh te kan disponimin hahaha po sma nin jeta vazhdon... tulifar katunare qe deri dje bagla ka hjek e kur vjen ktu as sta don musafirin as sdin respekt gjungllashe shkurt“ ti sadush e hjek iriqin prej therrav aj prap therra shkon“ qashtu jon do ka, vall..llahi sjon si te kosoves sdi as vet... duhet mu msu ku jeton... kur e pata djalin smut e spital erdh ni gru i folke qikes gjermanisht ajo qika ja kthejke shqip, u avyta i fola o pasha ni zot si me ja nxjerr fjalt me dana, tani u largova..
Dritaaa .. (6 vite më parë)
Po kam edhe un ksi raste poo kot bee bij ti gjerman lind asniher sun bahesh ajo iq mos tem fol facen e shiptarin e ka pi 200 metra e dalloj edhe kur hec hec shtrmet se ne shiptar ina po qallamit ju lakohen edhe kamt sdi teper i km inat kto qe mahen kishe diqka harojn se dej dje lloqin pi patikave sun e kan hek
Vjollca 2018 (6 vite më parë)
Ariana po ta tregoj nje rast une isha ne nje qender tregtare edhe i ndihmova nje gruas 1 sec ke ne pytje ajo ma ktheu thank you une e pash i thash ska gja,besom u nal tha per here te par nje shqiptare po me fol shqip ahahahahaha,po ato qe jan askushi dojn mu bo dikushi e nuk flasin shqiptart e kemi ne gjak pak me ju duk vetja ma nalt...
(6 vite më parë)
Une ju foli shqiptarve sikur perpara pun sikur tash me djal kur dal kur tum bjen rasti goja sum dhem :). Me kujtphet ni rast ni gru pritke te dera ku kam punu prej tute qysh me fol gjermanischt tani kur ja ka ba djalit vet kallxoj gjermanisht veq ja ja kom ba fol shqip u pat gzu teper.
Eli Shala (6 vite më parë)
Nina mi thon nje mirdit nuk te kushtn nurgjo,nashta ato se din qe ti je shqiptare .As une nuk kam halla as kunata .kallabllak hiq ketu .
(6 vite më parë)
Une nuk ju foli (vetem i degjoj haha) jo e kam problem mi majt ftyrat nmend e mi fol niher e heren tjeter jo thojn menemadhe ose qka paska kjo e kshtu sja filloj hiq edhe pse najher ndodh qe foli me najkan ama e di qe heren tjeter vetem nese um fol qaj person se une e harroj, ne rruge kur tdal kerkan nuk e shoh se ngutem si shpejt e mendoj vetem qat vend ku jam nis.
Luna Luna (6 vite më parë)
Mentalitet i keq ama se lodhi koken aq a me i fol a jo kur te vren se spo don me te fol ske qka i futesh ....ne shkoll per fat nuk e ka asnje shqiptar ne gjenerat.Kur te dal me u shetit perveq femijeve te mij sme interson valla asgje ,me vjen mir qe kur ti degjosh shqip ka folin zemra mal te behet ,eshte gjuha me e bukur mendoj une ama me shkue personalisht me ju fol nuk shkoj...
Nina Aa (6 vite më parë)
Une jetoj jashte edhe nuk ju foli shqiptareve se gjith kur ti shoh ka 5-6 bashke qe jon kunata teze halla krejt familjare e qaq ma pak kur nuk ki femij as nuk mundesh me hy ne bisede. Edhe kur ti shihsh tu fol me za tnalt thu veq ato jon tu jetu qaty , ski as qysh inkuadrohesh. Mendoj qe dikush nuk e ka prej mendjemadhesis qw nuk i fol po edhe prej tipit te personit ..
Sarasara A (6 vite më parë)
Edhe une e kam kete mendim, pernime e bojn mendjen e madhe thu ti se sosht kush veq ato..un per veti kur i di se jan shqiptare i Foli i keshi..Amo kam pa edhe shum se bohen kishe spo te kuptoj e kan qef me dit se qka po folin tjert e tani me fmi folin gjermanisht amo kanihere fmija folin shqip edhe pse nana ja ban mos u bo kishe je shqiptare..Per mua budallak eshte me hup prejardhjen tane..Jam krenare qe jan shqiptare edhe krejtve ju kallxoj se Foli ma shum shqip edhe kur ka ma shum gjerman..
Eli Shala (6 vite më parë)
Ariana jam dakort me ty ..Edhe une shpesh kam pa ne park apo neper vende ku kane femi gra tona edhe gjermanisht ju folin femive veq mos me vrejt qe jane shqiptare..e me te pershendet mo jo se jo ... Kur hyni djali ne spielgruppe dy shqiptare pak pa e mbaru i kam fol vet njones thash pse nuk ke tregu kurr qe je shqiptare ..mi thon nga qe vishe me BMw e rritshe mendjen e kam fmdit fill qe je e jona .. dha nuk jan nga natyra e hapur. . dhash une ku te shoh shqipetar me vjen mire ti pershendes .! ashtu edhe kur filloj Kindergarden ne emer u njohshin shqiptera edhe jena te nje rrethu nuk folke pas nje kohe e veta a jeni shqipetar tha jo turqeli qytetar hmmm ..teper me pat bo nervoz pas njekihe femija veq bashk rrin dhe vetrtet shqiptar jane ..
Lola 82 (6 vite më parë)
ariana une kom vajzen ne klas te 4 jemi ma dhume se 15 familje kosovare qe i kan fmine ne shkoll me tan folum me do kom kontakt me do jo veqt nje pershendetje esht nje grua atu qe me as njo nuk fol a tana e dim qe esht prej ks dy fjal si din gjermanisht edhe fmive nersy neve kishe po ju foli gjermanisht kishe qikaq
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Un nuk jetoj jasht po aspak se kutpoj kete mburrjen me nje identitet te huaj.
Vlora . (6 vite më parë)
Ariana une jetoj nje qytet jo shum te madh dhe gjithsej jemi 17 familje shqiptare por me te gjitha pershendetemi edhe pse shoqeri kam vetem me 3 ..por me tjert vetem nje pershendetje e bejm..
Ariarina (6 vite më parë)
Shum e vertet mua me rastis me shum kur coj femijet ne shkoll ka shum femra shqiptare qe rrin hund perpjet dhe as nuk te pershendesin ndoshta u duket vetja me nalt por per mendimin tim jemi te gjith njelloj perderisa jemi ne vend te huj do me behej qejfi te pershendeteshim perderisa vim nga i njejti vend ky eshte mendimin im
Lady (6 vite më parë)
Kjo esht nje gjest shum i dobt qe ktu ne ch shumm e kan..un punoj ne apothek njeher nje grua nuk dike mir me fol gjermanish un ja ktheja shqip ajo ter kohen folte me mu gjermanisht edhe pse nuk dinte mir e un e njoh qe esht shqiptare se vajzat ja njoh po nejse apet secili per veti kjo esht mendjemadhesi asgje me shumm hiqq
(6 vite më parë)
Pajtohem me ty, po disa ia mbajn vetit shum lart, me gjerman pershendeten, a me njeriun qe je nje komb e nje shtet joo, secila per vete, un bash gzohem me ndegju dikan tu fol shqip e i flas bile sado pak nji pershendetje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?