Nana si jeni
Nana jam teper e brengosur bre per qiken qe ju thash edhe ni dit po rrin shum ne gjum , analizat ja kom kry krejt mjeku me tha qe i ka mir krejt ama kjo shum po rrin e lodhum veq gjum po don me nejt ,a e dini bre pse mundet me ndodh kurr mod mr qu prej gjumi nuk qohet ,kjo su kan kshtu bile diten sme ka fjet kurr jam ba teper marak
Arieta me fal se nuk me ka punu rrjeti
Nuk e di pse ,ama po dyshoj ne anemi dhe me sa kam lexu simptomat qe i ka vajza po me ngjasojne me anemi
I kam bere analizen ,niveli i hemoglobines ka dal njehere 11.2se dyti 12.0
normalja ish (11 deri 16 ) ndoshta eshte veq fillimi i nje anemie te mundshme ,mjeku me tha se smund te konsiderohet anemi
Era, guxon me ja kombinu molle e banane, dardhe jo edhe pak se mund me e qit barku. Edhe mollen ja zien ose pjeke pak disa dite, vec bananen jepja nja tri dite, pas tri dite munesh me ja pjeke pak molle e me ja kombinu. Karroten mundesh me ja dhan te zime, e te shtypun, mirepo une te kisga rekomandu me ja shty edhe pak, sepse karrota ka nitrate dhe bebi eshte e vogel dhe si treten mire. Jepi patate te embel disa dite edhe kungull mundesh. Mandej kungullin mundesh me ja kombinu edhe me molle.
Arieta a mundem me ja kombinu psh banane-dardhe me ja bo si pure , edhe karrota a e din a guxon te perdoret te kjo pasi qe ka gati 5 muaj jo me shume , te faleminderit e dashur per keshillat .
Era, lirisht qoje te dr Naimi, sepse nuk besoj qe te thot qoje ku ke fillu. E para kjo. E dyta, te kuptoj plotesisht si ndihesh kur nuk pin beba, dhe i vetmi ushqim i saj eshte qumeshti. E kam perjtu vet kete, ska me zor. Po ti me sa duket i jep me shume se c'duhet nese beba te shton 250 gr ne jave. 250 gr ne jave eshte me e mira qe bebet deri 3 muaj fitojne (disa fitojne edhe me shume, por nga 230 deri 250 gr ne jave eshte optimalja per bebe deri ne 3 muaj). Djali im muajin e 4 5 6 ka shtu vec 800 gram per 3 muaj. Mos i jep shume me pi, sepse po ja rendon lukthin, jepi shpesh e nga pak. Cdo dy ore psh nga 80 ml. Ne mengjes jepi dy luge gjelle deri tri te plota pure frutash, mbas dy ore 2 ore e gjysme jepi nja 80 90 ml qumesht, mbas dy ore deri 2 e gjys jepi perseri qumesht, jo me shume se 80 ml. Mbas kaq oresh i ben pure perimesh, nese sja ke perdore ende perimet fillo nje nga nje, se pari jepi patate te embel, dy tri luge gjelle te plota dhe pjesen tjeter te dites i jep qumesht. Nja dy jave keshtu. Javen e trete kur edhe mbase i ben 6 muaj fillo tre racione por rralloja pak qumeshtin, sepse eshte femije qe nuk e do qumeshtin. Por kur fillon i ndryshon shija ke me pa qe edhe qumeshtin ka me ta pi, sepse tash ju ka gerrdite. Durim vec.
Harrova me cek ,kam nise ngapak me i jep edhe peme ,ndoshta pak heret por po i pranon mire po me duket , por nuk po e di si t'ia boj nese e ushqej me peme njeher normalisht duhet me i jep me pak qumesht ,por ende nuk po e di si me bo renditjen .
Ngase besomni as nuk e di kur ngopet ,sepse diqka qe e refuzon nga fillimi dhe i ja jep si me zor nuk mundes me e dite as kur eshte ngop as kur jo ,shume e veshtire ,problemi ma i madh eshte qe nuk e merr shishen
Plus nuk e di kur te fillon me ushqim ,normalisht duhet me pi edhe uje ma shume ,me pret prap sfid me shiring
Oh zot jam lodhe
Lutem vetem te jete mire ngase lodhjen time nuk e bej mend
Por po me shkon mendja te me e keqja nganjehere
Arieta e dashur ,po me dhimbset shume se po i jap diqka qe se don ,qe se pelqen, shume po merzitna se po pin diqka pa deshire ,shume e vertet qe femijen po e rritka Zoti se qka kam perjetu une me kta nuk di as si me e spjegu ,rritja e saj me ngjason me nje film ,nuk kam mujt asnjeher me e shiju rritjen e saj per shkak te qetij problemi qe kam pas per me e ushqy ,nuk e kuptoj assesi si mund te mos ju pelqej qumeshti bebeve ,kam ndegju gjithmone ate fjalen 'hajt se kur te untohet e fshin ' ama nuk eshte e vertete per kete jam bind vet .
Une e pata te Dr Abdurrahim Gerguri ,kam frik se nese e dergoj te Dr.Naimi mos po me neglizhon pasi jane koleg dhe mos po thot vazhdo aty ku ke fillu me e kontrollu ,por Dr.Abdurrahim fare smu duk korrekt .
Por gjithsesi duhet me be diqka ,lutem vetem ne aspektin shendetesore te jete mire .
Nuk kam degju qfar pasoja ose qfare shenje tregon pergjumja e tepert te bebet ,nese veq nuk eshte 'gjume i shnosh ' .
Era, edhe dicka, djali i madh kur qe 4 muajsh ma la gjinin, ju gerrdit qumeshti aq shume sa se donte me as me shishe, as me luge as me asgje. Cka beja une, e shtisha me fjet, ne gjume e futsha ne gji, kur mu duke qe ska pi mjaftueshem, e nxirrsha me pompe dhe ia jepja me shishe ne gjume qumeshtin e gjirit deri ne 10 muaj kur fillova punen dhe nuk mundesha ti rrija gati ashtu, atehere vec hante mire dhe filloj edhe qumeshtin me pi me shishe. Nga 5 muaj e gjysme deri ne 7 muaj i jepja me shume kos qe e beja vet sesa qumesht, se as pampersin nuk e lagke shume, edhe nuk shtojke peshe, derisa filloj me hanger racione te plota. Ka pas dite qe as ne gjume nuk pinte dhe tere diten urinonte dy here ndoshta. E kam pas te 700 mjek dhe asnje si bente zgjidhje. Bebet i rrit Zoti se sa per neve gjithe ate presion ia kam ba djalit e vetes, mos vet. Nje here me kujtohet qe qante teper, se perndryshe ska dit me qajt kurr as kur ka qene unt as barku kur i ka dhimt, as dhembet kur i kane dale, dhe e dija qe po qan pa pi, i nxorra qumeshtin se donte, i bera formule thash i nderron shija, se donte qe se donte, i bera ne fund nje uje qepesh thash te provoj a po e pin, e fshiu per tre min nje shishe plot dhe aty kam qajt si bebe nga dhimbja per te. E pra, te kuptoj shume mire, e di qe teper e veshtire eshte. Paq durimin e dashur, dhe qoje dikund, une te propozova Naim Zeken se ma kane lavdu si neuro pediater shume, edhepse une skam pervoje me te, dmth po te tregoj cka kam degju.
Po po era po te kuptoj shume mire, edhe me kujtohesh qe ke trgu se vajza sta merr as gjinin as shihen. Prap ma mire ti si nane qe bohesh marak se sa mos me ia vu synin hiq. Ndrroje mjekun, besoj Arieta te propozon ndoj mjek te mire, e veq hjeke marakun. Se ndoshta veq faze kaluese amo mamire me vertetu me mejk. Lutem te bohet mire per bukuroshen
Era, a e ke pase te dr. Naim zeka, eshte neuro pediater, shume i mire eshte. Kusherira ime e ka djalin me nje lloj epilepsie, e qon te ky ne ferizaj e ka ordinancen dhe ne spital te pediatrise punon. Nese nuk ke mundesi me e qu ne ferizaj, qoje ne spital dhe kerkoje kete, nese ke mundesi, qoje ne ferizaj (044171642, nr i ordinances). Une kam pase pervoje te mire edhe me Halim Toron por ky nuk eshte neuro pediater, ama mundesh me e qu edhe ketu sepse eshte shume i kfjellt.
Tanna e dashur jo nuk jetoj vetem ,por komentin e pare qe e marr pasi te tregoj per gjum te vajzes osht
Aiiii shyqyr qe flene qka kishe bo ti me te nejt zgjut e me qajt ton kohen , ste kupton askush ,besom nese e kisha dite qe eshte vet gjumashe dhe ka qef me flejt isha shliru edhe une breee ama spo di ,plus ma e keqja spo kam as ku orientohem ma
Oj nana spo di qysh me ju falenderu per kohen edhe per perkushtimin e juaj ,besomni edhe une jam lodhe psiqikisht me kete gjendje ,eshte maltretim edhe per mua edhe per vajzen po qka me bo ksaj diqka po duhet me i jep ,po masi po shtone peshe qaty po gjej pak qetesi te shpirtit me than se shume veshtire ,plus asaj hiq nuk e pelqen kjo formulen veq me e shty si me zor ,e kom provu me ja jep me luge po shkojke edhe ma ngadale procesi ,qetash per qetash qeky gjume po me brengos kur ka qene bebe shume e vogel ka flejt keshtu bile mezi e zgjojsha me pi ,u dashke me e zhvesh per me ja nxjerr gjuminn,masandej e pate nje kohe qe nuk flejke hiq tash prap shume po flen ,pediatri i bebes me ka udhezu me qu ne emergjenc pediatrike mbase me tha se nese eshte ashtu veq ne gjume duhet me dergu atje e dergova si shkova atje normal qe kjo rrinte zgjuar pak edhe mjeku me thojke shume e kfjellet po duket sepse ai e shifke vetem 10 minuta ndersa une tere diten me udhezoj me e dergu te neurologu edhe aty e pata por shummm shumm i keq ke ai mjeku qe e kontrolloj aspak komunikativ me udhezoj me i kry disa analiza ,ja bera te gjitha ja dergova me tha mire i ka te gjitha analizat dhe pergjigjja e tij ishte "Percjelle gjendjen " une i shkova me analiza edhe i tregova qe njejt eshte prap ai me thoshte perseri te njejten fjale ,tash spo di as qka me bo
Arieta une jetoh ne Kosove e dashur me shkruaj per mjeket lirisht
Sdisa here ju kam tregu mjekeve si e ushqej ,vetem e kan peshu dhe sju ka interesu ,kan thane vajza po shton shum mire ne peshe edhe aq ,pastaj une kam vazhdu njejt qka me bo
O era esht e madhe goca per ti dhen me shiringe... Perdor luge ose got ose jepja nga filxhani... Mos e zgjat m sh se 20 minuta procesin... Shko bej vizit tek nje mjek tamam dhe shojegoja situaten avash avah mendo dhe per ushqimin sa per te ja ndruuar monotonine
Leonita, me shiringe tha Era qe po i jep bebes. Une mendoj qe nese ske alternative me te mire, te pakten me ja dhane me luge. Edhe nese pi me pak ska asnje problem. Biles mundesh me e pyet pediatrin, me i shtu nje luge qumesht me teper, dmth ma te koncentrum me ia dhan qumeshtin vec jo me zgjat dy ore shujta se e tepert eshte. Edhe femijet me te medhenje mbi 20 min nuk eshte mire me ua zgjate shujten.
Tjetra, mos jane tu i dale dhembet, disa femije flen me shume se zakonisht ne fazat e daljes se dhembeve.
Harrova me cek qe as qika jem tej nmujin e 7 smka flejt shum gjys ose 20 min po tash me siguri lodhen pak ma shume zhagas e tu hec kapak qqjo o prb veq.
Oj Era osht e vogel qaton flen , un e kom qiken 11 muj e gjys flen 2 her ndit ka 2 or a 3 varet qysh don e nmramje prej 9 tej nesermen n11 ndodh edhe 12 sqohet masnej perniher n1 merzitet don me flejt qohet n3 masnejj prap flen n5 tej 7 tani n9 ngjum t nates me u qu heret si psh n8 mengjes a n9 kjo flen 3 her ndit masnejj ,e sa per naten pin kogja shpesh mbi 800 ml ose 1 liter e di qe so mir hiq me pi kaq shum po po munohna me ja largu kapakk .
Era a jeton vetem e dashur a ke diken rreth, se tash u bo vshtir ne dite te sodit me i thon njeni tjetrit diqka, por nese ki afer edhe naj grua-nane e qe e shofin edhe ato se vajza seshte si zakonisht,merre parasyshe. Se normal fmija i pare eshte njeri pak vshtir me dite, me arrit me kuptu veten qe je ka e njeh fmin tond. Prap si rrugedalje provo qka kan then nanat me poshte amo ndrroje mjekun per qdo rast. Edhe 2 ore i lodhet goja vajzes e bezdiset shume deri sa te pin ata qumesht. Po mbas vaksionimit kur ishte 4 muajshe qysh ka reagu?
Beba lodhet 2 ore me ushqy, duhesh me gjet nje zgjidhje per pune qumeshti, nga lodhja kerkon me fjet, poashtu nxehte mos e mbaj, dhomen mundesisht 19 deri 21 grade, jo ma shume, nxirre jasht me shpesh, bebet kane periudha qe flen me shume, kto quhen anglisht growth spurt dhe zgjasin deri nje jave max. Nese mjeku ka perjashtu probleme shendetesore, provo jepi te pij me pak, dmth jepi 20 min jo ma gjate, deshe beben mos e ngarko me shume rroba, nxirre jasht, laje te pakten nje here ne dite, por jo menjehere pas gjumit, sepse pas larjes kane tendence me fjet, dmth mbaje zgjuar jepi te pij, mbaje edhe nje ore pasi ka pi dhe laje. Provo edhe qumeshtin nderroja ama proco jepja me shishe, ndoshta shijen e pelqen, stimuloje me ndejt duke lujt me te, nese rri dy ore zgjuar nuk eshte keq, se disa bebe flejne me shume. Por nese as keto sbejne pune, nderro doktorin e bebes. Ku jeton ti? Nese je ne ks te rekomandoj disa mjek.
Era djali im esht ne nje mosh me vajzen tende. Edhe ky flen shpesh diten por ma shum se nje ore nuk flen. Zgjohet rrin 2-3 or zgjuar e prap flen pak. Gumin e nates e ben 7-8 ore dhe zgjohet njeher ne 3 or per te pire. Q do femi esht ndryshe por duhet te arrish ta studiosh femijen tend. Pse flen shpesh s do te thot asgje se esht akoma e vogel por nese rrin gjat gjith dites vetem duke fjetur besoj diqka nuk esht ne rregull. Shiko edhe dhomen mos e mbaj shum nxeht se temperatura e larte e len beben ne gjum. Zhvishe,luaj me te,fol me te,beji banje, jepi edhe uj te pije se tash ka nevoj per uj se gati 5 muaj po i ben.
Arieta me fal shume e dashur te lutem ngase qaq e shqetesuar jam me ka humb kontrolla ,une ngase e ushqej me shiring se nuk e ka marr shishen kurr gati 2 or boj deri sa ja jepi qata kjo rrin qut tu e mashtru diqysh me naj loder a najsen ,tani flen po une si ti bon 3 or e qoj vet ,nashta sisha shqetsu qikaq shum po kjo sum ka fjet diten kurr e sdi qka u ba kaq shpejt ndryshimi veq kir ka lind qe u kan bebe shum e vogel ka flejt qishtu ,e per diten hajde spo bahna qaq marak ama kur pe qes ne gjum te naates ton naten po flen bre edhe kur e qoj n mengjes mi jep me pi apet ja nis mi kru syt e don apet me fjet ,veq me desh posht me ja hek pizhamet kfjellet diqysh e rrin qashtu ,kaniher thom vet me veti m doket mir rrin kaniher shum pergjumet bre tu ja jep me pi qashtu i krun syt sosht qe nuk rrin qut ama jo si gjith qysh ka nejt se po vrej ndryshim t madh qata po tutna ,edhe qeshtu osht prej qe e pat qat gripin e keq ama aj tash ka koh qe i ka kalu moti osht ama e di qe prej qatherit ka flejt qishtu se perpara ska pas shanc diten qdo 20 min u qu bile u tutsha thojsha mos po jet unt r po qohet e naten flejke gjith mir ama tash edhe diten edhe naten ,mfal e dashur edhe nihere e faleminderit shum per kohen qe po ma kushton
Femija 4 5 muajsh flen ne 24 ore 15 deri 16 ore. Ti as spo tregon sa ore a minuta a sekonda rrin qut normal. Era, me vjen keq, po teper perqart je tu shpjegu. Keshtu ste ndihmon dot askush nga pervojat tona. Naten e mire e dashur, sepse u lodha duke ba pyetje, e spo na kthen as pergjigje te qarta.
Era qe nuk zhgjohet naten me pi so kurfar problemi hiq se femijet e mi kurr naten skan lyp me pi deri mengjes, djalit tash i dhash ni shishe qumesht deri neser ne ora 8 mengjes nuk zgjohet me pi, por gjat dites sa rrin zgjut a lun, a eshte aktive a interesohet psh kur te qitsh me shetit a i intereson me shiku rrotull ose kur ka zhurma, shpjegona ma kjart.
Nuk po du me te shqetesu veq si e ke pershkru bash spo me duket normale, nuk dua te bej krahasime me fmijet e mij sepse asnje femije nuk eshte i njejt , por nese vetem rri duke u pergjumur e nuk ka interesim per diçka qe te jete aktive , te kisha keshillu patjeter me ia be nje kontrolle te nje neuropediater. Pergjigjejen ta dhash ne baze te asaj sa ke spjegu. Gjithe te mirat shendet vajzes.
Mua djali we tre muajsh me flinte nee 7 deri nee oren 1 te nate's nuk pinte...Kshu qe perderisa flen vone esht normale mos te zgjohet.. Djali im diten cdo dy ore flinte.. Nese han , shton peshe, duket mire kur zgjohet besoj mir esht.. Ose shiko mbase i ke ndryshuar qumshtin apo dicka kto kohet e fundit we mund ti ndikoje naj gje
Po sa rrin oj era se na cmende tu tw ba pyetje me zor tu ti nxjerr pergjigjet. Trego qysh e ka rutinen, ne sa zgjohet ne mengjes, mbas sa oresh flen, cdo sa pin etj etj. Qysh eshte nje dite e saj, na trego. Po pyet a e dini pse rrin fjet, e spo na thu qysh eshte nje dite e vajzes.
Valla spo di era qka me te thane , ndosha jane fmit te ndryshem. Une po flas per dy fmite i kam pas n gji, deri ne 6 muaj edhe naten kan pi qdo 2.5-3 ore , tash mbasi i ka bo djali 6 muaj vet e ndroj orarin, pin ne 8, 11 dhe 1 te nates mandej ne 5 qdo here. Une gji kom mjaftueshem edhe ky pin bajagi shume. Spo di pse gjat thith nates nuk pin vajza, tani edhe nese pi diten shume ma merr mendja nuk i bo hajer se dehidrohet. Qe sa kohe nuk pin naten? Edhe ajo ndoshta osht unte po osht shume gjumashe nuk din mu qu. Se kshtu une e kam djalin e urte e beso nji nate mu mbushen syt me lot se me sy mshel veq u sill disa here e nuk e lshoj gjumi e flejti, thash qe mos me ni une ky po flejka unt.
A ka shtu peshe qika? Mos nuk po ngopet, duhet me ja gjet shkakun pse, dhe nese mjeku thot eshte ok, mundohu vet ta gjesh, ose nderro mjek sic te ka thene Tanna.
Ndrroje mjekun se pari nese je ne ks edhe atje jon bo mejket per mashal-lah. Po prej mbramje qe flen a qohet me pi najhere deri ne mengjes? Deri ne 6 muaj bebet qohen naten me pi 2-3 here. A e ke ne gji a me shtese se kam harru?
Nana jam teper e brengosur bre per qiken qe ju thash edhe ni dit po rrin shum ne gjum , analizat ja kom kry krejt mjeku me tha qe i ka mir krejt ama kjo shum po rrin e lodhum veq gjum po don me nejt ,a e dini bre pse mundet me ndodh kurr mod mr qu prej gjumi nuk qohet ,kjo su kan kshtu bile diten sme ka fjet kurr jam ba teper marak