Të organizojmë një takim me të gjitha nënat e beba ime?
Cfare mendoni? E di se jemi te shperndara ngado. Te propozojme nje date dhe nje dite dhe nje ore, dhe le te jete ky takim vjetor (të mbahet cdo vit, i quajtur ''kujdesi i nenave shqipetare ndaj femijeve". Ndoshta dikush do propozoj dicka me kreative ato me te mire? Si thuani?
Stela87 tash mu kujtua nje opsion shum i volitshem per ty.KOntakto me Caritas dhe do te tregojn terminet kur mbahen per te marr rroba falas dhe njekohesishte ushqime shum te lira qe dergohen magazina shum te medha dhe aty i blen me nje cmim shum te volitshem.Caritas info kerkoje telin ne net ato te ndihmojn 100%..
Stela, provo te gjesh rroba dhe gjera per djalin ne kryqin e kuq, pikat e shoqatave \"nena tereza\" gjithashtu mos e anashkalo edhe kishen sepse nper kisha njerezve u ndihmohet shume.
te gjithave tju bekoj zoti,te jeni mire,ti keni femijet mire,te shendetshem dhe te jeni te lumtur sebashku me te gjithe te dashurit tuaj.faleminderit per fjalet qe that dhe.... faleminderit.ju perqafoj edhe une shume shume.
Gerta... une jetoj ne greqi dhe djalin e kam 5 muaj e tre jave
Përshëndetje të nderuara,
Portali BebaIme.com është duke e pregatitur modulin ku mund ti falni/bleni/shitni produktet tuaja (të shtatzënisë apo të fëmijëve tuaj), të cilat dëshironi ti largoni me një çmim të volitshëm. Moduli mendoj që do të lansohet së shpejti dhe do të mund ta shfrytëzojnë vetëm përdoruesit e regjistruar.
Deri atëherë mirëmbetshi!
Te dashura nena egziston nje web faqe e cila ka kete adrese www.merrjep.com ne kete web faqe egziston rubrika \"per femije\" aty mund te ngarkoni fotografite e rrobave te femijeve tuaj dhe cmimet per to e njekohesisht edhe mund ti falni rrobat, mjafton ti ngarkoni fotografite dhe ti komentoni a doni ti shitni? dhe me cfare cmimi? apo doni ti falni? Mirepo se pari duhet te regjistroheni. Njekohesisht e lus Admin-in e Beba Ime te hap ketu ne kete web faqe nje rubrik per kete pune.
Po Diana edhe un mendoj ashtu sikur te ishte edhe ne Kosov nje webfaqe ku munden mu regjistru njerzit me adresa e krejt edhe me mujt me i qit rrobat qe nuk i perdorin ne shitje me qmime te lira e kush don pastaj me i shkrujt edhe me i ble, keshtu ish kan mir per te gjith qe dojn me ble me lir ato qe i pelqejn, ketu ne Finland esht nje faqe ku qesin gjithqka me shit e mundesh me ble esht faqe shuum e madhe e perdorin te gjith, do ishte mir sikur edhe atje te ishte nje :), pershendetje nena.
Të qenit i varfër materialisht sot, nuk supozon domosdoshmërish se do të vazhdosh të jesh i tillë edhe në të ardhmenTë qenit i varfër dhe të jetuarit me varfërinë, tashmë është pjesë e realitetit jo vetëm në shoqërinë shqiptare por dhe tej sajVarferi ka ne cdo cep te globit diku me e lehte e diku me e theksuar, fale kjo fenomeneve te ndryshme ekonomike, natyrore dhe politike andaj mos u ndje keq perkundrazi te jesh e lumtur sepse ke hyre ne ngrohtesin e te qenit nene dhe i ke antributet e nenes qe te bejne te guximshme te forte dhe te pandalshme per ti krijuar engjullit tend nje jete me te mire.Je ketu ne mesin e nenave andaj ndjehu e sigurt,secila te kupton se eshte nene dhe ska vend per turp.JUVE NENA,ju pergezoj per humanizmin e juaj per te ndihmuar nenat ne nevoje.Shpresoj te realizohet ky synim aq madhor dhe fisnik.
Stela 87 nuk duhet te te vie aspak keq per kerkesen tende ti duhet te mburresh me kurajon qe ke dhe duhet te te vie mire se bene cfardo qe eshte mundur te djalin ta rritesh sa me mire qe eshte e mundur. Jeta e njeriut eshte vale vale, ne nje pjese te jetes njeriu mund te kete veshtiresi e ne pjesen tjeter mos te kete sfida te tilla. Ti ndihmojme njeri tjetrit pasi qe bota eshte e rrumbullaket dhe akrepat e kohes se saj nuk len cep e njeri pa prekur te pakten nje here ne jete. Te lutem mos te te vie keq po te vazhdosh me kete dinjitet qe ke ti rrisesh femijet tuaj. Eshte shume e lehte ti fusim veshet nen lesh e ti fshehim ndjenjat por eshte shume e veshtire tu dalim perballe sfidave e tu ndihmojme nenave. Per mua nuk ka gje me te rendesishme ne bote se sa ta gezosh nje femi, sepse ne ate menyre ke gezuar vetveten se pari pastaj nenen e femiu e edhe rrethin. Te pershendes perzemersisht.
E dashur stela 87, me trego te lutem sa eshte mosha e djalit tuaj dhe ku jeton ti? Djali im me daten 8 prill mbush 10 muaj dhe une jetoj ne prishtine. Te lutem me trego po ce e mundur.
(14 vite më parë)
Gerta, Iniciativa jote per ti ndihmuar nenat ne nevoj eshte per tu pershendetur, dhe uroj te realizohet qellimi yt i devotshem dhe human. Stela 87 une te kam kthyer pergjigje per ndihmen qe ke kerkuar por nuk pata mundesi tet ndihmoj per arsye distance dhe kohe sigurisht(nuk ishte gadishmeria jone aq e madhe per fate te keqe).Uroj qe ne nje te ardhme te afert te afirmohen organizata te ketilla qe tju vijne ne nevoje nenave shqiptare. Shendet
edhe mua do me pelqente shume te takoheshim te tera dhe pse jo te behemi edhe mike ne jete.do me pelqente shume.une vij ne shqiperi cdo vite(gusht) dhe do kisha deshire te takoheshim.
Gerta.... fatkeqesisht (sepse po me vin shum zor ne keto momente) jam une ajo nena qe kerkoj ndihme per rroba djemsh.ska gje qe nuk me ndihmoj njeri,i kuptoj nenat dhe nuk merzitem.rendesi ka ti kemi femijet mire dhe te lumtur.megjithate,te faleminderit shum per fajelet e mira qe the.thjesht dhe nje fjale te ben te ndihesh mire dhe ngrohte.flm
Stella(14 vite më parë)
Mua do me pelqente shume te benim nje takim te gjitha nenat, te beheshim shoqe dhe ne jete. Une shkoj ne Shqiperi cdo vit (gusht) dhe do me pelqente te takoheshim ndonje dite. Gerta... fatkeqsisht (sepse po me vin edhe zor tani) jam une ajo nena qe kam kerkuar ndihme per rroba djemsh. Faleminderit per fjalet e mira edhe vetem nje fjale te ben te ndihesh mire dhe ngrohte. Faleminderit.
(14 vite më parë)
Larg Gjermanise jemi ne me tana senet,mu personalisht shume po me brengos qe spo kam as ku me dal me djalin,ne qytet ski ku me dal,parku ne ulpaine qe e kam ma ngat spo me pershtatet se nuk eshte i rrafsht,po duhet non stop me nga mas djalit,kah sheshi me dal shume tollovi,jo me pas nje vend te qete,me gjelbrim me lujt fmija me u knaq edhe nenat me mujt me bisedu pak ma shlir,neper qendra tregtare te tanat me pare,na mbyten
.
emi fatkeqsisht ktu tek ne nuk ka qender ku mund te rrin bebat me nenat,te mesojn prej seciles nene nga nje gje te re apo te marr ose jep ndonje keshill,siq eshte ne gjermani krabbelgruppe
pastaj mua me pelqen shum webfaqja e-bay qe eshte,secila nene ka deshir ti largoj sa rroba apo gjesende te femijeve,e menyra me e mir me i shit,une kom pa me ni program ne gjermani 3 kg tesha te bebave i morri nje nene per 3.50 euro.paramendoni,a tek ne asgje smund te gjesh me 3.50. motra ime ka qene ne gjermani 3 muaj te punoj ,vertet jam habitur kur me tregojke qmimet e rrobave te saj dhe per vajzen time qe ka mar.mund ta paramendoni nje mont te trash per vajzen time 4 euro e ka ble,a ktu nder 20 euro kurr nuk mundesh me gjet.kisha pas shum deshir te kete nje webfaqe te till ku edhe mund te blejm edhe te shesim
(14 vite më parë)
Ide shume e mire,veq ishalla mundet me u realizu se bash spo ka vende per nena me femije hiq,veq neper lokale me nejt\\
Une e kam nje ide qe sa kohe,por mungesa e nje vendi adekuat po ma pamundeson edhe kushtet finaciare,une qe nje kohe mendoj qe sa mire ksih me qene me pas nje qender per nena dhe femije ehe me u relaksu nenat,me u njofte ndermjet veti edhe femijet me pas mundesi me lujt...ne perendim me duket qe ka kesi qendrave
Nejse nese bohet takimi dhe me pershtatet data gjithsesi do jem aty,kam shuem deshire te ju njoh
(14 vite më parë)
do deshiroj shuuuum qe te jet nje takim por me duket se esht veshtir se shum nena jem nga perendimi me banim..por nese organizohet ndoshta do jen njdonje qe esht ne ks per pushime e kjo esht me se miri veres kur te gjith vijen per pushime...edhe patjeter do kishim pru rroba e sende per bebe qe ti ndimojm nenave qe kan nevoj...juu uroj fat dhe shendet
Sepse une nga rrobat e djalit tim kam ruajtur vetem teshat e para te cilat ia kam veshur. Te tjeerat nuk i ruaj, sepse preferoj ta ruaj nje kujtim qe i kam ndihmuar dikujt mos ti caj beba nga i ftofti se sa rrobat e djalit tim te cilat me nuk i perdor. Mirepo une ne greqi nuk kam askend sepse jame nga Prishtina. Mirepo nese dikujt i duhen rroba djemsh per bebe te me kontaktoj pa hezituar. Te gjithe nga pak per ndihme ne menyre qe te gjithe te knaqen nga pak.
waaaaw jeni Admin-i me i mire ju lutem na informoni kur do ta organizoni kete takim. Dhe i lus te gjitha nenat te cilat do te vijne ne kete takim i cili do te organizohet nga admin, qe te sjellin me vete rroba dhe lodra per femije te cilat nuk i kane me ne perdorim dhe tu ndihmojme nenave tjera. Mos ta leme as edhe nje nene pa mbeshtetje sepse te jesh nene e te mos kesh mundesi ti ofrosh femiut tend gjerat me bazike eshte nje tmerr i veretet. Kjo pune mund te behet dhe gjithcka mund te behet vetem duhet te egzistoj vullneti. Luise te lutem me trego kush eshte ajo nene sepse une nuk e di se nvetem nga dje jame anetaresuar ne kete portal.
Përshëndetje të nderuara
Pasi veç u hap tema rreth takimit të nënave, desha t`ju njoftoj se portali bebaime.com tanimë e ka në agjendë të zhvillojë dy takime të nënave mbrenda vitit.
Njëri takim i nënave do të mbahet në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë. Datat e sakta të takimeve ende nuk i kemi të definuara, por besoj që së shpejti do t`ju bëjmë të ditur.
Përveç nënave, do të jetë i ftuar edhe stafi mjeksorë i portalit bebaime.com, ku krahas koktelit do të keni mundësi edhe të diskutoni/këshilloheni me mjekët tanë.
Ju uroj gjithë të mirat gjer në takimin e rradhës.
Ide shuume shuuume e qelluar, me pelqen jashtezakonisht :))))). Nese behet brenda Kosoves me kenaqesi do te jem aty, por edhe te sjell gjera te djalit pse jo, ajo nena ishte nga Greqia tek ne ka shume pak autobus qe shkojne ne Greqi plus asaj ne jemi me femije te vegjel, punojme dhe jemi te sterngarkuara vullneti ishte por mundesia jo. Keshtu qe lirisht mund te llogaritni tek une, me sa e di beba ime eshte portal i Prishtines keshtu qe mund te takohen nenat e Kosoves ne Prishtine e ato te Shqiperise ne Tirane pasi qe mundesia te udhetojne disa nena eshte e pamundur. Ju pershendes.
Gerta me pelqen shum mendimi yt,pastaj ne te gjitha e dim qe enkas prej shqiperie,shkupi apo kudo nuk mund te vin per nje takim,mirpo ato qe jane nga ana e prishtines dhe ktu afer perreth mundet pse jo,une do jem gjithsesi aty,ehehe
(14 vite më parë)
pershendetje nena,pajtohem me Kosovaren se ndikojne shume faktore per tu takuar.por deshta vetem te shtoj se une mendoj se gjithe ketu jemi me kushte mesatare ekonomike,qofshim jashte apo mbrenda Kosoves,Maqedonise,Shqiperise.Me vinte keq per ate nene qe kerkonte ndihme,nje kolice per djalin .... por une besoj se ne si popull jemi shume human dhe do ti kishte ndihmuar ndonjera nese nuk do ti duheshin gjerat e bebes,une per vete jam ndi keq kur e kam lexu ate kerkese pasi nuk kisha mundesi me i ndihmu pasi gjithe gjerat e djalit ja pata dergu motres burrit per djalin e vogel.keshtu qe ne shume nena i japim rrobat e gjerat e femijeve te afermeve.shpresoj se ato qe kane mundesi do te takohen dhe te kenaqen bashkarisht
(14 vite më parë)
Ide e mire, mirepo veshtire per ne qe jetojme ne evrope.
Kosovare, kerkesa e asaj nenes qe e ke ceke, ka qene kerkese me ia qit ne bus e me ia dergu. Asnje nene nuk ka kohe e vullnet me shku me gjete autobus qe udhetojne per greqi, per me i dergu rrobe dikujt qe nuk e njef personalisht, perderisa cdo hap qe e qet e ke dike te familhes apo shoqerise qe kane nevoje. Ajo ka kerkuar rroba djemesh, une kam vajze, mirepo rrobat e vajzes i ruaj, sepse jane kujtime se si eshte rritur cdo dite
Eshtë një ide shum e qëlluar por ndikojne shume faktore ne realizimin e ktij qellimi.Pikesepari ndikojne raportet e nenave me bashkeshortet e tyre,mvaret se a jane te pajtimit edhe baballaret per kete takim ngase nenat e portalit jane nga te gjitha anet psh nje nene nga Shkupi a do te lejohej te shkonte ne Shqiperi etj.Jane edhe kushtet ekonomike qe ndoshta nuk ua mundesojne nje nene per te udhetuar.Un para disa javesh kam hasur ne nje nene e cila kishte kushte te dobeta ekonomike dhe e njejta kerkoi ndihme nga nenat per gjesende te nevojshme per bebe apo me nje qmim te volitshem por askush nuk iu pergjigj.Un per vete kam kushte te mesme dhe nuk kisha mundesin per ti ndihmuar por disa nena siq i njoh nga portali (te pasura)nuk iu pergjigjen ne prejashtim te njeres (nuk me kujtohet sakte cila).Mendoj se duhet edhe te behet nje organizim duke caktuar transportin se me qka dhe si te udhetojne nenat,vendtakimi,vendqendrimi per nje dite etj.Te presim ide nga te tjerat se qka mendojne...
Cfare mendoni? E di se jemi te shperndara ngado. Te propozojme nje date dhe nje dite dhe nje ore, dhe le te jete ky takim vjetor (të mbahet cdo vit, i quajtur ''kujdesi i nenave shqipetare ndaj femijeve". Ndoshta dikush do propozoj dicka me kreative ato me te mire? Si thuani?