Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Femer
Vajza 20 vjece shtatzënë, njerëzit do thonë:
"shumë e vogël për të bërë fëmijë...!"

Vajza aborton, njerëzit do thonë:
"vrasëse...!"

Vajza vendos ta mbajë fëmijën, njerëzit do thonë:
"pse do e mbajë, si do e përballojë e gjora?!?"

Vajza merr ndihmë sociale, njerëzit do thonë:
"k*rvë dembele..., përton të punojë..."

Vajza fillon punë, njerëzit do thonë:
"si e gjeti ajo punën, me siguri ia gjeti dashnori."

Vajza nuk gjen dot punë, njerëzit do thonë:
"sa e paaftë është...!"

Vajza nuk del me shoqërinë, njerëzit do thonë:
"ia ka mbledhur i dashuri, mirë ia bën."

Vajza del me shoqërinë, njerëzit do thonë:
"kjo mbeti gjithë ditën duke bredh..."

Vajza ndahet nga i dashuri maskara, njerëzit do thonë:
"do e ketë tradhëtuar ajo atë djalë të gjorë..."

Vajza nuk ndahet dot nga i dashuri maskara, njerëzit do thonë:
"sa femër e trashë dhe e ulët, si e mban atë maskarain akoma?!?"

Vajza lidhet me ndonjë që ka pasuri, njerëzit do thonë:
"ja k*rva, e mban për lekë...!"

Vajza lidhet me ndonjë të varfër, njerëzit do thonë:
"sa femër idiote, si lidhet me atë barbon që s'ka asnjë kacidhe?!?"

Vajza dobësohet, njerëzit do thonë:
"kushedi ca halli ka kjo anoreksikja, ndoshta s'di cilin dashnor të mbajë më parë.."

Vajza shton në peshë, njerëzit do thonë:
"iii ca lope, s'di të ndalet , s'di të kujdeset fare për veten."

Pavarësisht çfarë bën, njerëzit do vazhdojnë të flasin!
Kështu që bëj atë që është më e mira për ty, dhe jo atë që është më e mira për të tjerët!
miranda.000 (7 vite më parë)
Nota B (7 vite më parë)
Bash e vertet te lumt
Boa Shq (7 vite më parë)
Gojet e liga nuk ndalen asnjeher... bota do te ishte me e mire po te shikonte gjithkush punen e vet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?