Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kam nje pyetje per ju, si femra jo si nena.
Pershendetje. Uroj te jeni mire.
Bazuar ne disa tema dhe pyetje/pergjigje qe lexoj, desha t'ju bej 1 pyetje, kush e kush te mundet te shpalosi dicka nga jeta e saj.
Si trajtoheni ju ne ambjentin tuaj familjar? Duke perfshire ketu cdo pjesetar te sajin: burrin, femijet, vjehrrit...apo edhe ju qe ende jetoni ne bashkesi.
Ky termi "trajtim" eshte pak i gjere mbase, por i referohem ambjentit familjar me gjithcka qe perfshin ajo.
Nese e ndjeni te ndani dicka me mua/ne, eshte mire te dime deri diku sa po ndryshon Shqiperia ne kete aspekt.
Ju perqafoj. Naten dhe qofshi mire te gjitha!
Aura ♥ (7 vite më parë)
Eli Shala (7 vite më parë)
Shume e drej cka thua fitore
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Tana edhe per mua ka qen mesim nga jeta ky.Megjithse ne pergjithesi nuk eshte se kam qen shum shum e afert,por edhe ai afrimitet me mase,u neperkemb,andaj vendosa me timen.
Tanna . (7 vite më parë)
Nana me secilen bashkendjeva ato qe i keni thane, e gjithat dalin prej shpirtit tone si femra. Arieta po duhet me ju lon tjerave mi thone shumicen e seneve se me bo me shenu une e para , tri dite ju nxerri pune me lexu ahahhah. Moj Fitore sa shume po me rrin ne mendje kjo fjala jote qe me mbaj distance me njerez. Qysh se kam kuptu vleren e kesaj fjale para shume vitesh!! Une qura deri sa jom martu e i kom pa do sene, e mi kan qel syte me zor ahhaha , se shume e kom pas veti mu dhone ma shoqeve, e njerezve, fajiljes se burrit- e me shpenzu shume kohe tu i ndegju ,e shpirtin jom kon ne gjendje me jep per tjeret. Po ma kthyen shumica shume mire, edhe 1 min skan bo mund mbas meje... ato qe ua qajsha hallet me ore te tera 5 min smujshin me mi ndegju hallet e mija. Tash pak jom vedijesu e mundohna me mbaj raport ma te larget edhe pse e kom vshtir. Shume keq se gjithqka kom bo me shpirt e e kam lon krejt energjin pas tjereve pa e vrejt injorancen e tyre... tash kom fillu mu bo si rrethi, skan thon kot me kend rrin ashtu bohesh!
Eli Shala (7 vite më parë)
uh cfare teme sikur te kisha kohe do te shkruja tan diten..plus kur shkruajm shume si te lexojm ... me nje fjal grat tone edhe sot konsiderohen vetem nena qe duhet me bo femi me rrit femijen me fshi me la me i bo krejt,edhe mundesish me pru pare ne shtepi edhe me punu se paku 50% ...uhhhhfffff .. Sa lodhen nganjeh dhe dua biles gjys ore pushim ne mbremje po burri me thot jane obligim i joti ..Une nuk inkam familjen e burrit po edhe kur e kisha vjerren sa ka mujt me ka ndihmu,mu vrejtje nuk me ka gjet kurr.Po burrit sinkam than kurr per femi kur ka qen ajo prezent se e di qe si Nanat thon djali po punon 100% me ti kshyr femijen ty ! A pse ne rrim tan naten pa gjun edhe diten tan diten ne kom nuk e din askush ..... jena larg vetdisimit larg emancipimit nganjeher mendoj !!!
Arieta D (7 vite më parë)
O bre tana, ti zakonisht ja qet piken. Nana jem me nusen e vllaut gjithmone problemin ma te madh e kane pase te fmijt. Nusja i rrehke kah pak e ju bertitike, nana u tranojke krejt, gjithe i thojsha leje se t vet jane, mos ju perzij, jo thojke une gjithe diten po ja kqyri kjo po mi rreh ner sy hahaha. E psh do gjana qw e kom pa qe i kane pengu nanes tem nuk i boj me vjehrren. Normal qe nojhere me pengon e i pengoj, keshtu e ka bashkesia, por 6 vite martese kam njehere jemi zene me fjale edhe ate per qiken e vet, pse spo shkojme kurr me ndejt hahaha. E pergjithshmja eshte korrekte.
Tanna . (7 vite më parë)
Shume teme e gjere. Duke e dite arsiminin e femrave po edhe meshkujve shqiptar, e niveli i edukimit qe gjithmone i kan mesu me kan protektiv, dhunues nese eshte nevoja, "largpames" per te keq eshume veti tjera , e kuptoj mire situaten. Jemi popull shume i shkelur, po ma shume shkelim njeri tjetrin, xheloz, e te pa meshirshem. Tash ai qe nuk eshte meshiru asnjihere, vshtir qe din me meshiru. Une fatmirsisht kom qen femer shume e pavarur e kryengrit, kurr te keqes mire nuk i kom thane edhe nese ka pas nevoj jom shty me fjale me ata qe i njof jo me krejt dynjane, deri sa i kom bind qe e kan keq. Jetoj jasht veq me burrin e fmite, fmite jan te vogel po skam mi len asnjihere me me ofendu siq i kam ndegju shume femi . Ana tjeter shyqyr me burrin 98% i kom punet perfect, trajtimi i tij ndaj meje shume korrekt, nuk eshte xheloz, kam liri maksimale, e boj qka une dua. Debatet me te medha i kom te ajo 2% i tij, qe normal u rrit ne ate mentalitetin qe me fol ne disa raste qka na konvenon e jo qka eshte. Me familjen e burrit mire shume se jan large, se po te isha afer nuk e di, kam nji vjeherr si shumica, amo qe gjithqka qikat e saj bon me bo, qikat bon mi ofendu vjehrrin e tyre , me fol keq per familje te burrave po nuset jo nuset duhet shume pune e gojen mbyll. E edhe kunatat qe vet bon me i trajtu familjet e burrit si mos me keq , a prej nuseve duhet me prit me ua respektu prinde e krejt farefisin. une kto i urrej shume, pse vet bon qka ti don a tjereve me ua bo me gisht!. Disa here pa nevoje , se ma mir ka qen per mua me mbajt gojen mshele po qe smundem, kam pas debate me vjehrren dhe ia kam tregu senet me gisht. Psh nji nuses se re i vdiq burri ajo ish shtatzane, dhe vjehrra tha nese e ka djale le ta lind e le te ec e nese vajz le ta merr e le te shkojn dyjat. E une normal q eu kalla i thash po nese vajzes tande qe veq sa ka lind i vdes burri a duhet me ja marr beben a , qysh ndihet vajza jote me nda prej evladit? Dmth ajo vet u kan nane e din dhimten e evladit, po truri i saj eshte mesu me fol qka i pelqen shoqeris e jo qka thot zemra!!!Dmth e di se me jetu me te goja mas vesheve me kishin dal. aspak e lehte, shuem varet prej tipave te njerzve. Mandej tu u shtu nr i antareve shtohen problemet , nese mungon respekti me fillim me gjithkqa shkon mbrapsht. Kurr femra shqiptare ska mu pa me sy te mire edhe 100 vite e ma shume, duhet shume me kalu gjenerata. E ma e keqja ,aq jemi lodhe prej ketyre trajtimeve neglizhuese, tash vajzat e reja e kan marr malin , kan hup gjitha tradirat, se lirija e teprume tash i bon me harru prej nga jemi, apask skan respekt hiq hiq e mendojn me u martu ne kallabllak? Jo mo nuk funksionon ajo pune, ndryshe shume nuse qe kam pa te shkolluara e te zonjat po kan bo punen e tyne , kan respektu familjet e mysafiret. Ju nana qe jeni te martume e keni vjeherri qe sju bezdisin me fjale , sju ofendojne beso qe jeni me fat, se qka ka neper familje ne disa raste tmerrohet njeri. Une jame shume feministe e hiq nuk duroj ofendimet e gjith rrokem me njerez ahhahah. Hahha dhe per fund harrova me thane se une timen e boj irespektoj ne maksimum familjen e burrit e te gjithe,e i le te skuqun ata qe e meritojn, duke ba vepra te mira edhe pse disa nuk e meritojn.
Aura ♥ (7 vite më parë)
E di qe te nisesh te shkruash per kete teme hapen 1000 tematika te tjera ndermjet qe serish vertiten ne te njejten pike. Mah-Babies, ke te drejte qe ky mentalitet veshtire te c'rrenjoset...e ndjejne qytetet ende shume kete fenomen, pale te mos folim per fshatrat dhe zonat e thella qe nuk kane ndryshuar asgje. Dhe e gjitha mendoj une eshte faji i femrave, sepse femra sic mund te kete pak gje ne dore, po ashtu mund edhe te kete gjithe boten ne dore. Gruaja eshte pasqyre e burrit, ndikuesja tek burri qofte per mire qofte per keq. Kshuqe e kane ne dore "grate e para/vjehrrat" te bejne ndryshimin e ti trajtojne "te huajat" si bijat e nje nene...po nje pjese e mire nuk duan, sepse me siguri nuk u ben pershtypje nese vuajne edhe nuset si ata vete dikur, dhe kjo pune me te pasuar shkon. Sigurisht qe fenomenet jane nga me te ndryshmet, se ka edhe fatlume si disa prej jush qe jetoni ne nje ambjent te ngrohte familjar qe ua ka bere me te thjeshte jeten. Une personalisht per veten time mund te them qe per mua mbeshtetja me e madhe eshte burri im, qe s'lejon njeri nje gjys fjale te me thote, eshte shume natyre protektive ndaj meje...pavaresisht se nuk ka qene nevoja sepse nuk jetojme ne nje familje me zakone te "frikshme" por qe po t'i lejosh ndoshta u lezetohet te bejne si te paret. Shyqyr Zotit edhe une kam karakter te forte, jam transparente, e formuar mire dhe nuk eshte e lehte besoj te nenshtrohesh, por me te befte vaki thuaj se po nuk pate suport burrin te merr jeta per poshte.
Ana . (7 vite më parë)
Dhe un me prindrit e burrit jetoj, Jan super te mire por normal lindin dhe pakenaqesi... Gjithsesi un mendoj qe kudo te jesh se pari duhet te kesh respekt per veten pastaj prit respektin nga te tjeret...un Kurr skam qen nusja qe jam ngrit nee pik te mgjesit te bej punet apo te bej kafet , kurr skam qen nusja qe kur ka qene per te folur kam heshtur perkundrazi Kur ka qene dicka per tu thene e Kam thene me ze te lart madje... Mendoj qe varet dhe Pak nga karakteri I gruas.un kam zgjedh te jem e drejperdrejte dhe nuk Kam lejuar tme shkelin me kembe per asgje ... Gjithsesi njoh raste plot ku nuset jane roboti I puneve dhe vjerra apo kunatat I trajtojne si leck
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Gjithmon jam rrit me mendimin qe njerzit te trajtojn per ate qe je,dhe jo per ate qe ata duan te jesh.Mirpo e pash qe ne jet,ne praktik eshte komplet e kunderta.Nuk e di jam aq e mllefosur sa i perket trajtimit te femrave(nuseve) ne shoqerin tone,sa sdo mjaftonte te shkruaja edhe me muaj te tere,eshte teme,qe gjithmon ngarkohet me gjera te reja,dhe nuk i mberrin ne fund asnjeher.Dhe ta mendosh qe gjith presioni,dhuna psicike,trajtm jo njerzoj vie nga dora apo goja e nje femre tjeter ne shtepi,qe e konsideron veten si bleta mbreteresh te vie me vjell.Neve na duhet shum arsimin,edukim dhe pune ke gjeneratat e reja per ta crrenjos ngapak kete mentalitet te ulet.Tani po dal tek vetja ime.Un kam raport bajagi te kufizuar me fam e burrit as nuk leshohem shum e as nuk shkeputem.Mendoj qe kshtu eshte me mir,respektin dhe hyzmetin ua bej,pjesa tjeter mbetet ne zemren time.Fundja dashuria dhe respekti jan dy gjera te ndersjella,nqs jepen vetem nja njera pale,ateher nuk lulezon raport i shendetshem ne ate mjedis.Ji vetja,ji e thjesht,dhe mes u lesho pas askuj.Asnjeher mos harro se kush je,dhe mos u bej kukulla qe te tjeret duan te shohin.
K K (7 vite më parë)
Per mua me e rend esht dhuna psikologjike se ajo fizike nuk po flas veq per familjen time jo vetem per familjet shqiptare po flas per te gjitha famliljet per te gjith njerzt pa dallim moshe race apo feje per tegjith ata qe shajn ofendojn e poshterojn qenken njerzore jo vetem femren po edhe burrin te riun apo te moshuari te shendoshin apo te semurin stop BULLIZMIT
Ornela Nela (7 vite më parë)
Un jam e fejuar qe 4 vite dhe e martuar qe 2vite e gjysem..... jetoj jasht shteti vetem me burrin dhe djalin.. shyqyr zotit kalojm shum mire se burri nuk esht hiq tip qe manipulohet nga askush sepse me njeh shum mir kush jam. Un them shyqyr se jetoj jasht jo ngaqe nuk i dua familjen e burrit por sepse sado te mundohesh jeta ne bashkesi nxjerr debate dhe esht nje presjon i vertet gjat gjith kohes. Me burrin jam e lumtur se me rrespekten ne maksimum dhe nuk me pengon per asgje. Me familjen e burrit kam nje mardhenie shum korrekte... nuk mund te them qe kam shum afrimitet me to sepse un jam vet nje person i till qe nuk kam qef te behem shum e ngjitur me askend se pastaj esht me keq.. kam nje merdhenie konstante me nje fjal ..Pak e sakt :). Desha te shtoj edhe diqka qe mentaliteti eshte shum mbytes e me i madh se mentaliteti esht edhe sherri e inati se shikoj shum qe nusen e presin si me nje sy dyshues dhe me nje buzeqeshje e dashamiresi te perzier me fallsitet ndersaa kur vjen puna ta bijatt ky mentalitet bie posht dmth nuk ekziston se bijat duhen trajtu si princesha haha :D kaq kisha unnn... Besoj se sa t jetojn ka 10-20 vet neper shpia kurr paqe s ka me pas
Arieta D (7 vite më parë)
Une jetoj me burr me femijet e mi dhe me vjehrri. Me te burrit kemi marredhenie shume korrekte. Vjehrren e kam si shoqe, bejme muhabet per gjithcka, me vjehrrin shtyhemi ngahere per politike po hajt mo ca te bejme gjithe diten bashke hahaha ma shume se me burr jam me ta tash ne pushim te lindjes.
e stresuar (7 vite më parë)
po tja filloj te tregoj per jeten dhe rrespektin qa ekan per mua nuk me del nje roman kshtu qe spo flas hiq me.mir zoti na ndihmoft dhe te bejm durim e ndoshta najher do dalim ne salamet kshtu thon tek ne
Ileda 1 (7 vite më parë)
Un jetoj me shqipri ne shtepi kam burrin vajzen dhe vjehrrin,e kalojm shum mire me burr edhe vjehrri me don e me rrespekton si time kishte vajze,prsh punet e shtepis kur kam mundesi i baj kur skam si baj ,kurr sem Shikon me at syrin kritik vec me ndihmon sa tket mundesi edhe ne punet e shtepise.Aha Po kam tri kunata te martuara me duan dhe me rrespektijn shuum ,12 vite martes kurr nji kunje apo dica sjau di,por as ata mua ,thon vim ne gjini me qef si me pas Nanen gjall .ti Aura dicka me shum per veten.
Dritaaa .. (7 vite më parë)
Un jetoj jasht dhe jetoj ne banesen time dhe vjerit i kam afer po mtrajtojn shum mir edhe me burr teper mir e qojm zenka tvogla kena po sndodh tbim me flejt pa u pajtu me vjeren super jo qe un jam ma e mira po ajo asht shum njeri but dhe mtrajton si bij te veten dhe un skam si mos tja kthej me tmir se turp pi zotit me vjerin un mir e trajtoj aj ndonjeher ka ato inatet e veta flet sene palidhje ama aspak sja vnoj veshin ... si perfundim jam shum e lumtur me jeten qe kam dej nkto momente se si do jet me von zoti e din
Erta J (7 vite më parë)
Ngado njesoj eshte moj nena , gjithe derrat ne tyte kane . Thoni jan shtuar shume bundrat , qe po ndajne e percajne .
Boa Shq (7 vite më parë)
Ne gjithmon kemi ardh shum shpesh ne shqiperi hatri i faniljeve te tona..te dy kemi ber shum per familjet por shum her disa gjera keqkuptohen..un sa her te iki te familja kur flas ne tlf me burr ose kthehem direkt kemi zenka ...duhemi shum e kemi vuajtur shum per te ndertuar kte qe kemi arrit sot por eshte shum e veshtir te jetosh me zenka ose te flesh ne nje shtrat ti kthehesh shpinen partnerit e degjosh se si renkon tjetri nga dhimbjet e vuajtjes..un se perballoj dot
A K (7 vite më parë)
jam e lumtur qe shkon mir me Burrin aj dhe prinderit jan kryesorja sa per te tjeret mos u merzit heret a von gjithqka kthehet, un jetoj nKosov nuk kam ku te shkoj po te isha atje ndoshta do ishte ndryshe
Boa Shq (7 vite më parë)
Un jetoj jasht por nuk vij me..mami e babi kur te dojn te vijm tem takojn un sa her vij ne shqiperi vuaj shum e vetem zihem me burrin se te gjith i flasin ne vesh nga inadi qe shkojm mir e tani vetem zenk na shkaktojn e vujm te dy shum..preferoj te vuj se smun te vij ne shqiperi por te pakten me burriin jemi mir e prinderit e kan deren hapun te vijn tna takojn sa her te dojn
A K (7 vite më parë)
Boa Shq un shpesh kom mendu me u largu por familja me dhimbsen sepse kan vuajtur shumm me mu sdu mju shkaktu edhe ni problem tjt kom ra ndilem sdi qa me bo :(
Boa Shq (7 vite më parë)
Edhe un jetoj ne fshat mentaliteti shum i vjeter..un sot ja vuna vulen te gjitheve.. sme intereson askush ma vetem djali e ishalla e coj deri ne fumd kte shtatzani pa probleme e me fal zoti femij te shendosh se sinqerisht shum jam lodh paikologjikisht e von e heret shkeli ma ne tok te shqiperis
A K (7 vite më parë)
una jetoj ne fshat ktu ende qendron mentaliteti i vjeter
Aura ♥ (7 vite më parë)
Pse ari?
A K (7 vite më parë)
edhe sikur te flisja me muaj nuk do mund te shprehja te gjitha ato qe me ndodhin :(

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?