Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindje cezariane?
Pershendetje te dashura, sot isha tek mjeku per kontroll jam 41 jave dhe mjeku me propozoj lindjen cezariane pasi qe bebushi ka permasat e mdhaja gati 4 kg e gjysme dhe perimetrin e kokes 10. Tha qe nuk guxoj me rreziku me te shti me lind normal. A ju duket vendim i drejte a te insistoje per lindje normale?
N K (7 vite më parë)
N K (7 vite më parë)
Engela shume faleminderit e dashur per keto fjal kaq pozitive, qdo fjale e mire dhe heqje merzie qoft sadak per ju nena te dashura, ju perqafoj.
Engela Egi (7 vite më parë)
Nora ishalla shkon cdo gje mir , se opeeracioni mir eshte se beben marshalla e ke pak te madhe dhe po e bone vet vuan pak po me mir operim un 1 dit kam nejt ne krevat diten e dyt levizja ja beja sherbimin vetes, zoti te ndihmofte dhe ju ruajt ty dhe bebin ishalla dilni shendosh e mir te dy
N K (7 vite më parë)
Qashtu osht Arieta zor veq kalojn krejt me emrin e Zotit. Engela sa stres paske pas qashtu osht kur te thojne pernjehere ki mu operu edhe rastin qe e paske pas, veq krejt kane kalu e dashur jemi me fat qe jemi femra kemi shume sfida gjate tere jetes por te gjitha i perballojme. Une po pres te shtunden me ka thene mjeku eja te shikojme njehere si eshte gjendja e bebushit dhe me hy ne operim
Engela Egi (7 vite më parë)
Nora dhe un me linde cezarian kam lind ne javen e 34+3 dhe me anestezi lokale e kam ber kishe pak problem me frymarrjen dhe ne fakt para se me u fut ne sall me kapen disa te dridhura se doktoresha njeher me tha qe do shohim cdo bejme te henen ti do rrish ne spital se vajat te shtunen un , dhe gjat kesaj kohe qe me tha doktoresha ashtu un isha me operaturat e rrahjeve te zemeres se bebit vetem kur erdhi kjo pas gjys ore dhe tha je gati per operacion oo zot moj nena nuk e merni me mend si jam dridhur se mendova mos ka gje bebi dhe te salla ashtu u dridhja deri sa doli bebi e pash nga larg se nuk ma dhan as nje sekond se ishte 1790 gram dhe e cuan direkt te ekubatori. Dhe Arieta vallai me vjen shum keq e dashur se vallai kete ndjenj qe kam perjetu me cunin nuk ja uroj askujt as hasmit kur i thon fjales se e kisha shum larg ekubatorin un isha ne katin e 5 ai ishte te spitali i femive vec spitalit qe isha un ama diten e par nuk shkova dot nuk rrija dot ne karroce pastaj diten e dyt bera lufte me veten me shku po me keq nuk kishte kur shikoja shoqen e dhomes me bebe un hic , po zoti na ruajt dhe uroj qe te gjitha nenat te ken lindje te leht dhe te nxjerin bebe te shendetshme ne jet
Arieta D (7 vite më parë)
Po nora lokal gjithqysh, se total vec mos me te kap lokali te shtijne. A e din cka eshte nje perparesi te operimi, qe nuk e mundon femiun bash hic e per neve pak ma zor.
N K (7 vite më parë)
Erta faleminderit shume e dashur dhe ju nana te tjera qe me dhate kurajo per te hyre ne operim bile bile me anestezion lokal qe ta ndigjoje te qaren e pare te femiut tim. Jemi femra kjo eshte puna jone jemi te bekuara perndryshe
Erta J (7 vite më parë)
Nora une gjithmone e kam pas frike lindjen cezariane , mirepo, bebushja ishte 4200 dhe pa me thene gje dr , i kerkova operacion . Ja kalovaaa super , bera spinalen , kshu qe nuk pata dhe nuk kam asnje problem. Te dyja jemi shendosh e mire .
N K (7 vite më parë)
Hahahah Arieta sa po me pelqejshe shume tip interesant une jom teper e ndishme ne kete aspekt. Me kthy fjalen nuk di aty per aty edhe mandej i bi pishmon pse nuk i thash qeshtu hahaha. Veq me rendsi me qene shendosh se fjalet nuk kryhen asnjehere.
Arieta D (7 vite më parë)
Jo qe skam pase ndihme po vet jam tip qe smundem me pushu, me ha trupi, e gjej gjithmone nje motiv mu qu, jo qe e baj namin po me rendesi mos me pushu hahaha. Kritikat edhe fjalet me te than te drejten nuk i fus ne kry hic, nuk i mar me negativitet, kur kam dicka me kundershtu e gjej formen edhe e them. Mer gjithcka me me sportivitet, e kalon shume ma lehte.
N K (7 vite më parë)
Wow Arieta sa forcen e paske prandaj femijet i bojme ne dhe jo burrat hahahaha. Une ne vend te ndihmes kam vetem kritika dhe fjal prandaj do te me duhet si ti me i mbledh forcat e mu mar me te voglin tem.
Arieta D (7 vite më parë)
Edhe dicka Nora, une kisha djalin 2 vjec kur lindi tjetri, dhe vetem qaja se smundesha me u kujdes per te. Ne diten e 6 pas operimit e kam la te madhin sepse me dhimbsej shume se me dukej qe tash u be ky dhe spo kam force te merrem me te madhin e ende shume i vogel. Dmth ne diten e 6te e kam la, dhe seshte aq e lehte me la nje dy vjecar qe vec kercen ne uje hahaha. Ne diten e 10te i kam hyp makines dhe kam shku me i hjek penjte. Nje dite me shkrujti burri prej punes qysh te kom bre, thash mire ca te gjet qe po me pyt kshtu, tha se tregoj nje koleg per motren e vet kish lind me operim dhe qe 3 jave vjehrra po kujdesej teper per te, e thash me vete sa e forte eshte arieta, sme kujtohet ta kem pa rat mbas operacionit hahaha.
N K (7 vite më parë)
Hahaha oh Evi sa me pelqej ky komenti yt shume e vertete e dashur jemi njerz me mentalitet ne kohen e gurit ende fatkeqesisht. E vertete eshte Arieta qdo lindje i ka ato te vetat me rendesi bebushat shendosh. Komentet e juaj ma lehtesuan gjendjen me besoni. Ju perqafoj shume shume
Arieta D (7 vite më parë)
Ketu te mbajne 24 ore shtrire, e mundimshme kogja, edhe ai zgjimi i pare i zorshem eshte, por kaluese. Mos u ben merak per rrethin Nora, thuj une insistova dy jave e shtyva sme erdhen dhimbjet duhet operim, se mjaft ka ndejt bebi brenda, e rendesishme me u liru. Ishalla mire te dy jeni. Kjo ka rendesi, mbas dy tre mujsh ste pyt kerkush si linde. Pune e madhe.
Ive Ive (7 vite më parë)
Nora ditet e para ke nevoj per pak ndihme por eshte gje normale. Shpresoj qe te gjendet afer dikush qe mund te te ndihmoje. Dhe operacioni ste ben me pak nene por jan fjalet e njerzve qe se din ket gje. Pikerisht dhe mua me thonin si gjith kjo femer do e lind me operacion por ska te beje . Per mendimin tim me mir ik e qet dhe beje operacionin dhe perpiqu te shijosh memesin se njerzve gjithsesi sju mbyllet goja. Paq fat dhe lindje te lehte
N K (7 vite më parë)
Ohh Arieta e dashur femrat jane prej gurit shume sende durojme mirepo me ndihmen e Zotit te gjitha kalojne. Me shume i frikesohem fjaleve te rrethit se ketu mentaliteti eshte me te nenqmu neqofse lind me operim se dmth qe sje e aft me lind normal e nuk i marin parasysh rrethanat qe te shtyjne me hy ne operim. Po prap une vendosa per te miren e bebushit dhe timen pse jo. Qkado qe te ndodhe do te kaloje, me te vertete qe pas qdo veshtiresie vie lehtesimi. Evi dhe Linda une nuk e kam dhe aq problem ate pjesen e te ndenjurit shtrit per nje dite por disi me duket vetja e pa aft te kujdesem per te voglin tim prandaj.
Ive Ive (7 vite më parë)
Vertet cdo mjek ka metoden e vet
Linda Lea (7 vite më parë)
Prej pervojes te familjareve ne kosov nuk i qojin ne kemb aq shpejt. Po flas per kosov ndoshta edhe mjeku prej mjekut dallon
Ive Ive (7 vite më parë)
Nuk e di kshtu e kan bere tek un dhe deri tani pas 4muajve jam mir hahaaha
Linda Lea (7 vite më parë)
Evi evi sa shpejt te paskan qu ne kemb moj. Un lindjen e par kam lind afer ores 11 mengjes e te nesermen mkan qu ne kemb ne mengjes heret... e lindjen e dyt kam lind maspari gati ora 16 e njejt ne mengjes heret jam qu
Ive Ive (7 vite më parë)
Linda lea un ne shqiperi jam qu brenda dites ne kembe.
Linda Lea (7 vite më parë)
Per kosov spo di por mu sma ka lan asnje pasoj shyqyr zotit teper mir dhe leht kam kalu sidomos lindjen e dyt teper shpejt e kam marr veten. Nuk e di arsyen pse atje thojin mos me leviz hiq se un normal kam leviz meniher kemb e duar bile mjekt vet kan ardh mkan shti me leviz. A per me u zgju ne kemb krejt prej shtratit at dit nuk kan me te zgju as me anestezion total as ne kosov. Sidoqoft paq lindje te leht e ski pse mu friksu
Ive Ive (7 vite më parë)
Un kam lindur ne 8 te mengjesit dhe nga ora 3 e pasdites jam qu ne kembe.
Arieta D (7 vite më parë)
Nora, une dy lindje kam me operacion dhe nje normale. Lindja normale i ndjen dhimbjet derisa lind dhe si te del beba ma vec vagina te dhemb pak, po pjeset tjera je super. E lindja me operacion eshte me lehte si lindje sepse nuk ndjen gje, po me pas une ne te paren kam pas problem derisa jam qu n kam edhe kam qene e dermume kshtu psikologjikisht, meqe lindja e pare linda vajzen e vdekur, e kisha teper frike qe po ndodh perseri dicka, me eshte dasht nja nje jave te besoj qe kam fwmiun ne krahe, keshtu qe mos ma mer per baze kete sepse une psikologjikisht isha teper e renduar. E lindjen e dyte me.operacion edhe jam rikuperu me shpejt edhe gjithcka me lehte me eshte duke sepse isha shume me e qete.
N K (7 vite më parë)
Linda Lea une jetoje ne Kosove e me kane thane qe anestezioni ne shpind te len me pasoja si tensioni i larte, dhimbja e shpindes e kokes etj per ate e kam nje frige po prap besoj qe ja vlen qdo sakrifice
N K (7 vite më parë)
Shume faleminderit per keshillen e dashura ime, e mbasi qe je kfjell a e ke pas veshtire mu ngrit ne kembe pasi qe anestezioni ne shpind nuk te lejon mu ngrit 24 ore
Linda Lea (7 vite më parë)
Nora ku jeton ti. Un dy lindje i kam me anestezion ne shpind dhe kam kalu super. Kur e kan nxerr bebin jasht e kam degju dhe perjetu te qarat e para. Me leviz kam guxu meniher dmth kembet duart koken pa problem i kam dhan bebit gji meniher kuptohet me ndihmem e infermiereve. A me u ngrit ne kembe krejt te nesermen mkan shti e normal si me lind me anestezion total si lokal me u zgju nga krevati te nesermen te shtijin. Un jetoj ne zvicer
Ive Ive (7 vite më parë)
Un per vete jam kthjelluar menjehere sa jam zgjuar nga thirrjet e infermiereve e kam kuptuar menjehere se kisha lindur
N K (7 vite më parë)
Edhe une mendova me mire anestezioni total se mandej kur kfillesh nuk ki nevoj me ndejt 24 ore pa livrit mirepo zgjohesh menjehere. A eshte qeshtu a po ?
Ive Ive (7 vite më parë)
Un desha ta bej lokale por kur hyra tek salla me kapi paniku dhe e bera me anestezi totale. Nuk munda te isha zgjuar kur doli bebja por ti beje si ta ndjesh te dyja kane te mirat dhe te keqijat e veta por nese po lind ne spital shteteror te sugjeroj anestezin totale
N K (7 vite më parë)
Evi evi edhe une ashtu mendoj mirepo nuk e di a eshte me mire anestezioni komplet apo vetem ne shpind ? Uff sa dilem shpresoj qe edhe une te kaloj mire si ti. Perqafime
Ive Ive (7 vite më parë)
Nese permban rrezik bej lindje cezariane ske pse e mendon e dashur. Un vet kam kaluar shum mir pas operacionit.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?