Motër, grua, nënë e dashur qe je perdhunu sot e 20 vjet nga barbaria e armikut…
Moter, grua, nene e dashur, qe vazhdon te perdhunohesh cdo dite, nga mendesia e shoqnise tonë që lakuriqesine e prostitucionin publik e merr per vlere dhe perdhunimin nga armiku e merr per dobesi...
Moter, grua, nene e dashur, me gjithe mundin qe ti dhe, per t'u rimëkëmbë, shqelmi i fundit t'u dha mu në foltoren e Kuvendit te Kosoves... nga kush? Nga nje grua dhe nënë, e cila ne lekuren e vet ka përjetuar agresionin e armikut tonë. Nga nje grua dhe nënë, e cila kur duhej te votonte per Ty, ajo bashke me disa kolegë dhe kolege te veta, zgjodhi te kundërshtonte kompensimin e të dhunuarve gjatë luftës.
Ah moj grua, moj nënë, fati jot i keq që ke perjetu ferrin e lufës... je ti qe nuk perjetove kurr paqen, je ti qe cdo dite jeton ferrin, jo pse ti do keshtu, por sepse mendësia jonë ështe shume larg asaj që ti meriton, sepse ti nuk bëre asnjë faj, je e paster si loti... sepse ti nuk vjedhë pasuninë publike e djersen e huaj... sepse ti nuk lakuriqosesh para kamerave... sepse ti nuk genjen dhe mashtron nje popull te tere.
Dje u dhunove nga lufta, sot nga politika. Dje u dhunove nga armiku, sot nga ata qe nuk benë asnjë hap per ty... Forca jote per te vazhdu jeten, ne vend qe te jete frymezim per ne, ajo eshte strukur dhe nuk shihet... fshihet ne vend qe të na frymëzoj.
Ty tu dha një shqelm në plagë, aty ku të dhemb më së shumti, e vendit tonë një turp i madh. Ky eshte turpi pra. Duke pasë të vërtetën e madhe para vetes, dalim gënjeshtar të fakteve. Këtë edhe armiku më i madh do ta kishte të vështirë të na e bënte. E pra këtë e bëri papërgjegjësia e njerëzve që janë të thirrur te te mbrojne ty e mua. Ndoshta nga naiviteti, e nga deshira per tu bere zeri yt, u be zeri kunder kauzes.
Ç'është më e keqja nga të gjitha, sot ju dha shqelmi edhe vendit, edhe kauzes!