Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Skuqja e vitheve të djalit tim mbas diarresë

Nena mund te me ndihmoni me ndonje metode se si tia heq te skuquren djalit, se sa here ka diarre atij i skuqen vithet dhe organi gjenital... ju lutem me ndihmoni...

Mami Ales (14 vite më parë)
Shqipe S. (14 vite më parë)
Brundlida gjej krem sudokrem eshte prodhim i britanise madhe eshte perfet veq se di ku jeton dhe e ke shume problem me gjet..Mua motra ma bjen prej zagrebit,por kam ndegju qe kish edhe ne greqi dikund..Nese mundesh me siguru po te siguroj se e ke zgjidh problemin e skuqjes se bebit..
Deni Deni (14 vite më parë)
para dy javesh e kisha vajzen me diarre, qe mbajti disa dite, i bera analizat e feces dhe me doli me myk. si rezultat i diarres u skuq dhe ju acarua shume lekura deri me pucrra te lengezuara, une e shplaja sa me shpesh, dhe e lyeja me krem, por prape asaj nuk i largohej, vetem kur u qetesua nga barkqitja filloi ti qetesohej lekura, keshtu qe perpiqu ti qetesosh diarren, sepse ndryshe eshte e veshtire tia qetesosh lekuren.
(14 vite më parë)
Eshte mire te ia pastrosh me uje, dhe ta lesh pa pampers, ose me pampers te hapur sa me shume, we te merr lekura fryme dhe drite. Mandej ial lyen shume holle me kreme me zink, ose cfaredo te keshe, mirepo shume shume holle gjithmone lyeja, sepse me i qite shume kreme smerr lekura fryme, lyeja ashtu si e lyen fytyren tende, qe ta pin lekura menjehere kremen
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Simptomet e diarres sjellin irritim ne organet gjenitale, ne kete rast duhet trajtuar diarreja, dhe skuqja do te qetesohet vetevetiu! Munde te perdoresh një krem me përqindje mbi 10 % oksid zinku (sudocrem, mitosyl etj) dhe vetëm laje beben me ujë, pa përdorur pecetat e lagura që tregtohen, ose munde ta lash me lengun e qajit te kamomiles.Uroj ti kaloj sa me shpejt.
Gerta ....... (14 vite më parë)
Brunilda. Te propozoj keto metoda: metoda 1 - Pastroja femiut me uje kto pjese dhe thaja mire, pastaj gjej mjalte origjinale dhe lyeja mire me te komplet vithet dhe organin gjenital, vendosja pampersin dhe lere ashtu deri tek koha e nderrimit te pampersit, keshtu vazhdo tere diten. Metoda 2 - Pastroja femiut me uje kto pjese dhe thaja mire, merr vaj ulliri origjinal dhe lyeja mire me te komplet vithet dhe organin gjenital. keshtu vazhdo disa dite. metoda 3 - Pastroja femiut me uje kto pjese dhe thaja mire, gjej krema me bime natyrale per femije dhe lyeja mire me te komplet vithet dhe organin gjenital. Njera nga keto metoda patjeter se do ta shmag problemin e tille te femiut tuaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?