Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth vështirësisë për të ngel shtatzënë

Jam e martuar qe 1 vit mirepo nuk po mundem me mbet shtatzane, menstruacionet nuk i kam pas kurre me rregull mirepo tash me terapi mjeku mi ka rregullu. Jam tu perdor edhe kllomifen edhe acid folik edhe letrox keta ishin per hormone mirepo kur shkova ne kontrolle me tha mjeku qe vezorja nuk po rritet edhe nuk po pelcet, ju lutem nena a ju ka ndodh najkujt keshtu juve edhe si keni vepruar nese ju ka ndodh, jam shume e stresuar?!

Lili pr (14 vite më parë)
Tigje ..... (14 vite më parë)
oj gona edhe une jetoj gjermani njetin problem si ti e kam mu mjeki po me jep klomifen as nje grim spom ndimon a kishe mujt me ma jep adresen e qati mjekit ktu gjermani te pershendes shum
Gona Gona (14 vite më parë)
une jetoje ne gjermani,po ndoshta mundesh edhe ti me i siguru kto terapi edhe me i marre qatje ku ti je.Une menjehere pas dy jave qe e kome kry kete terapi kom mbete shtatezene.
(14 vite më parë)
Jo punon ne Bahceci edhe ne spital...Mentori nuk eshte doktor i keq, eshte shumeee i mire, une kontrollat te ai i kom pas, po kur u afru koha e lindjes, nuk me thojke qe te ndihmoj une me lind...
Lili pr (14 vite më parë)
Olsa te lutem, ky Shefqet Lulaj a ka ordinance najkun te veten? Edhe ku e ka,.e sa i perket Mentorit mu njehere per njehere mire po me doket, nuk po me doket qe eshte doktor i keq, se edhe ni doktor qe perniher ta jep diagnozen me doze shume te rande nuk eshte edhe AQ i mire, duhet gradualisht me shku.
(14 vite më parë)
Erita vizita ne Bahceci eshte 50 euro te Shefqeti, lindja ka shku shume shume shume mire, edhe 10 fmije mi bo, aty kisha lind, jemi msu neper spitale me na trajtu si mos me keq, aty kom pas perkujdesje shume te mire, nese ke sigurim eshte super, por pa sigurim kushton goxha per standardin e ks...por ma mire minus nje pushim e me lind si njeri, mu trajtu si njeru, operacioni kushton 1200 euro, lindja normale 800 euro, une e kam zgjedh dhomen vetem, 130 euro nata ka kushtu, por ka edhe ma lire, komplet ka kushtu rreth 1700 euro me disa analiza shtese te bebes...
Erita (14 vite më parë)
@ jona, te lutem me trego sa eshte vizita ne bahceci? Si dhe sa te ka kushtu lindja? Shume flm nese me pergjigjesh, gjithe te mirat nena.
(14 vite më parë)
Te gjithe mjekte me te njohur ne Prishtine kan kontrata me bahceci, por pas linjdes asnjeri nuk vjen me te kontrollu, si te kryhet lindja normale ose me operacion, i fusin paret ne xhep edhe diten e mire...te pakten kshtu me ka ndodh mu, edhe pse kom kalu shume mire me stafin aty, por mjeku qe e ka kry lindjen (qe e kam caktu une) nuk me ka ardhe me ne vizite...Mentori eshte mjek i mire, po disi nuk ngutet, i kam bere te gjitha kontrolat te ai, por kur erdh koha e lindjes, ne nje menyre me neglizhoj, njejte po veprojke me te gjitha grate pothuajse...te kisha sygjeru te Shefqet Lulaj, por ne spital nese mundesh, se atje ne bahceci i shtrenjte vizitat!!!
Lili pr (14 vite më parë)
Mire une deri tash jam tu u kontrollu te Mentor Kotorri, me duket se mjek i mire eshte edhe ky punon te Bashqeqi, tash me ka thane qe nihere me kllomifen e nese nuk ndodh rritja e vezes fillojme me terapi tjera, flm shume per pergjigje.
Gerta ....... (14 vite më parë)
Ne prishtine - veterrnik
Gerta ....... (14 vite më parë)
Une gjithmone jame kontrolluar te shefqet lulaj dhe naser rafuna. Mirepo per tkete pune te preferoj shefqet lulaj. Te dyte punojne ne bashqeqi.
Lili pr (14 vite më parë)
Gerta jo majet e gjinjeve nuk po qesin leng e bera tash. Te cili mjek je kontrollu ti gona pati a je nga pr edhe mas sa kohe qe i ke marr keto injeksione je mbet shtatzene? flm per pergjigje.
Gona Gona (14 vite më parë)
Une kome perdor puregon pen,mini injeksione(8 cope) qe duhesh me i marre vet,deri sa vezorja eshte rrite ne permasen e duhur,dhe pastaj e kome perdore edhe brevaxtid 5000 ie nje injeksion tjeter i cili e ka bere shperthimin apo daljen e vezes nga vezorja,te gjitha keto dmth nen kontrollin e mjekut.Kerkoja mjekut tend nese ka mundesi edhe ti me e marre kete terapi ,se eshte shume efektive.Tung te pershendes
Gerta ....... (14 vite më parë)
Lili provo kete test? Shtrydhi pak si shume majat e gjinjeve dhe nese del ndonje leng ku mund te del edhe qumesht, ne kete rast nuk mund te mbetesh shtazene pa perdorur pilula adekuate per kete pune. Sa po ta kesh provuar kete kontakto gjinekologun tend dhe tregoj pastaj ai di se cfar ben. Dhe pastaj shume shpejt do te ngelesh shtatzane.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?