Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Prinderit
Një burrë i tha gruas së tij: “Sa po më mungojnë prindërit e mi, vëllezërit e mi dhe fëmijët e tyre, u bë kohë që nuk i kam parë, do t’i ftoj nesër për drekë në shtëpinë tonë.”

Gruaja iu përgjigj disi e besdisur: “Pse jo”.

Të nesërmen në mëngjes burri shkoi në punë dhe erdhi në shtëpi pak më herët se zakonisht dhe i tha gruas së tij: “Prindërit e mi do të vijnë pas një ore, ku është ushqimi?”

Ajo u përgjigj: “Jo, nuk kam përgatitur asgjë sepse ata janë prindërit e tu, nuk janë të huaj dhe mund të hanë atë që na gjendet në shtëpi.”

Kësaj burri iu përgjigj: “Zoti të faltë oj grua, po pse nuk më the dje që nuk do të përgatisësh asgjë sepse për një orë ata do të jenë këtu.”

Gruaja i tha: “Meri në telefon, kërkoju falje dhe thuaju të mos vijnë. Ata nuk janë të huaj, por janë prindërit e tu do të të kuptojnë.”

Burri doli nga shtëpia, i pikëlluar dhe i menduar. Pas një kohe të shkurtër në shtëpi ra zilja. Gruaja shkoi të hapë derën dhe u befasua kur pa se në derë ishin prindërit, vëllezërit e saj dhe fëmijët e tyre.

Babai e pyeti: “Ku e ke burrin?”

Ajo u përgjigj: “Ai doli pak më herët.”

Babai i saj u shpreh i inatosur: “Por burri yt dje na ftoi për drekë, kurse tani nuk është këtu.” Gruaja u nervozua, e mori burrin në telefon dhe e pyeti e zemëruar: “Pse nuk më ke thënë ti se i ke ftuar prindërit e mi për drekë?”

Ai iu përgjigj me një ton të qetë: “Prindërit e mi janë edhe prindërit tu, kurse prindërit tu janë edhe prindërit e mi, për mua nuk ka dallim ndërmjet tyre…”

Gruaja e ndërpreu e mërzitur: “Të lutem kthehu në ndonjë restorant luksoz dhe porosit ushqimin më të mirë sepse në shtëpi nuk ka asgjë që mund tu ofroj.”

Burri iu përgjigj i relaksuar: “Unë tani jam shumë larg nga shtëpia, ata janë prindërit e tu e nuk janë “të huaj”, mund tu ofrosh atë që ke menduar t’ua ofrosh prindërve të mi për drekë.”

Mësimi:
Baza dhe themeli i një marrëdhënie të shëndoshë është respekti reciprok. Nëse do që jot shoqe të të respektojë atëherë respekto prindërit dhe njerëzit e saj. Nëse do që yt shoq të të respektojë, atëherë respekto prindërit dhe njerëzit e tij.
Pak buzeqeshje ne jetë.
Rina . (7 vite më parë)
Dritaaa .. (7 vite më parë)
Shum e vertet un knaqem kur sho si mi respekton burri fam time edhe aj gjithashtu asht i knaqt me mua
Sarasara A (7 vite më parë)
Po mir ja paska bo
Tanna . (7 vite më parë)
Hmmmmm po de po, hiq spo lidhet me shqiptar kjo teme hahahhah.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Pa dyshim ate qe e mbjell dhe e korr.
Arieta D (7 vite më parë)
Mesim se jo mahi!
K K (7 vite më parë)
hajhahahahahhaha o po mir ja paska ba hahaha

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?