Me i pritë 23 vjetë "n'shpi t'babës", edhe mes urimesh t'bajramit s'ke me pshtu pa i ikë pyetjës:" a ka najsen tre? A ke gjetë naj djalë mori? Hajt çka po pret ma, vaktin e ki, mocanikët tua kanë ba edhe fëmijë e ti hale nji burrë se bane..."
Edhe ajo kusherina jem që u martu nëntëmbëdhjetë vjet, e q? është e obligune me i vesh funat deri n'fund kamës per çef t'vjehrrës, që s'del prej derës t'shpisë pa lejen e saj,ma boni nji ditë" s'di vallah çka u ba me ty, tylifarë qpife po martohet, e ti hale nuk e gjete kerkon.."
E kqyra, e ia dhash nji buzëqeshje t'shtirun se i pritofta debatit me të...
Edhe ajo shoqja jem që u pat martu pesëmbëdhjetë vjet, që e la shkollën n'gjysë m'pati thanë: ma mirë me shku te burri e re, se sa me i pritë njëzetë vjetë tu bredhë kafëve".
Masnej mas martesës filloj me" bredhë" kafeve fshehtas burrit t'saj..
M'kujtohet n'njëzetë vjetorin tem, nji shoqe e mamit m'pati thanë:" une nusën e djalit tem plakë e t'rrudhtë se marrë". Garant kka qef me marrë nji t'mitun e me lujt me ta qysh donë, qashtu qysh e patë qu edhe çikën e saj te burri, hala pa e kry shkollën...
Sot tu e vu makeup-in u afru mami, e tu m'kçyr m'tha: si kukull je bre evladë, s'di ça pe qet këta dreç, e masnej shtoj: me t'kallxu diçka, m'kanë lodh gjinja tu m'vet a i ke rahatu çikat? Çka po presin ma? Niherë zgiedhin, po dikur kanë me mledhë. Po une po iu thom çikat e mija po dojnë shkollë niherë e jo burrë, veç vallah bre çika jem inati po m'vjen kaniherë, kur po ma bajnë shoqet u bana vjehërr, u bana gjyshe...
E pash edhe vetë sa e kishin lodhë edhe mamin këto fjalë, njësoje qysh m'kane lodhë edhe mu..
Kesha, e i thashë: A thu a duhet me ndje këtë inat ma shumë ajo shoqja jote që e martojë çikën e saj jasht për letra, e ja prishi kunorën burri, tu i thanë nana m'ka shti me t'marrë se s'tkom dashtë kurrë?
A ajo tjetra që ia la shkollën ngjysë, e tash iu ka ba barrë tu i majtë edhe mesat e nipat me gjithë çikë e dhandërr?
Apo asaj që iu përgjaket çika prej dhunës t'burrit, po sherri i fjalëve t'hallkut e len me jetu n'qatë tmerr?
E pash fytyrën e mamit, durt e saj i ndjeva n'krahëror tem, e zani saj m'pershkoi nëper vesh: Unë s'kom çikë me hup, ma mirë hiç se asi çeni...
Nëse ti e ke prioritet t'i përkasësh dikujt qysh kur ti mbërrinë t'pesëmbëdhjetat, nëse patjetër t'duhët përkrahja e nji burri për me arritë diçka n'jetë, e nuk t'mjafton ajo e familjes edhe motivimi i vetvetës. Nëse ti e ki qellimin te ai djali me letra t'Zvicrrës qe ka me ta ba jetën si "princeshave" n'Disney. Mos meno se secila çikë tjetër i ndanë qëllimet e dëshirat e njejta me ty! Jo secila mendon qe bota sillet veç rreth nji burri, e se gjithçka n'këtë jetë është veç burrë...
Ashtu eshte Arieta,e rendesishme eshte qe femra te vendos vete per te ardhen e saj,jo inponim i asgjeje,qe ne funde te jete e zhgenjyren me ate qe ju ka servuar nga jeta,inponimi nga rrethi.@Rina nuk jam shkrimtare kishte me qen mire sikur te isha,e jo nuk kam rubrik te veqant, mirpo mu me pelqen shume te lexoj kuptohet kur kam kohe te mjaftushme sepse edhe une kam dy femije dhe duan perkushtim,Vajza 01234 secila vendos ashtu siç deshiron per jeten e saje dikush njehere do qe te beje karriere e dikur te krijon familjen vendimi i seciles eshte mirpo dikush martohet me re sa ashtu ka vendos edhe eshte krejt normale sepse nuk ka gje me te bukur se krijimi i nje familje te shendoshe me personin e duhur mirpo secila dallojm nga njera tjerta mendime te ndryshme ashtu edhe vendime secila mer per vete siç deshiron mua me vie mire se je e lumtur uroje qe gjithmon te jeshe me familjen tende kete ju uroje edhe ju te dashura Arieta&Mami 2019 dhe te gjitha Nënave sepse ne Nënat jemi heroina te verteta.ju pershendes perzemersishte nje te diele te bukur ju uroje mire mbetshi.
Hmm dikun shkrim i duhur dikun jo, kjo zojusha eshte pun e saj pse don shkoll njiher e jo burr, mirpo jo nkete menyr me fol per dikan qe osht martu e re, fakt osht plak stmerr kerkush, veq plaki, 16 vjeqare jam feju, 18 jam martu, 19 e kam vajzen, pishman sjam, elhamdulil-lah qe kam ksi nafake te khajrit.
rina spo di a je shkrimtare ? vazhdimisht shoh postime nga ti kurr pyetje per bebe femije ose like ne pergjigjet e nenave ! ose ke rubrik te veqant per shkrimet tua .klm
Eh moj Rina, mentalitet se jo mahi kemi. E rendesishme eshte mos me heq dore prej andrrave tua si femer, ckado qofshin ato, qofte edhe burri ne Zvicerr e ne Gjermani nese eshte anderr, ndiqe. Jo pse te thot dikush, po pse ti don ashtu dhe ashtu mendon. Nese ne i gjykojme ato qe martohen 17 18 vjece, e ato qe dojne me gjet burrin jasht, spo bejme asgje tjeyer vec te njejten me krejt njerezit qe na gjykojne ne qe ndjekim andrrat ndryshe, kryjme shkolle e martohemi 30 vjece. E njejta eshte, vec ana tjeter e medaljes. Kshq ndiq andrrat tua, ckado qe ti mendon se eshte mire, pa u tut qe dikush po thot u martove heret, apo u martove vone.