Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

T’ushqyerit te foshnjat.
Pershendetje nena t’dashtuna.
Desha t’iu pyes, se kur duhet te filloj ta ushqej bebin, dhe se cka duhet ta ushqej per fillim. Sa vakte ne dite etj?
Bebi eshte gati 4 muajsh.
Faleminderit paraprakisht.
Eto23 (7 vite më parë)
Eto23 (7 vite më parë)
Fatkeqesisht, Jo se kam ne gji djalin, ma ka lene ne javen e 6, ndoshta skam dite me menagju mire situaten se fmiu i pare, se po te kisha dite besoj edhe pak kohe kish zgjate gjithenja. Aptamil, formul po i jap, djali madje eshte mbipeshe pak se shume i ka pelqy formula, mirpo doktoresha me tha me ia rrallu e me doza ma te mdhaja, psh cdo 4 ore nga 150ml, mirpo ky rralle here pret aq gjate, e po me dhimet me e lan pa pi deri ne ate kohe kur vec fillon me e kyp me ngulm. E sa u perket fjaleve te njerzve perreth, asgja spo ma bene lodhja e brengosja me djalin, sa po me lodhin e stresojne fjalet e njerzve perreth kur te japin kshilla ne forme kritike e te bajn me u ndi shume shume keq. Faleminderit te gjithave qe me shkruat. Sa mire eshte qe jemi nje komunitet ku mund te shperndajme eksperienca e halle mes vete. Kshtu edhe msojm shume.
Arieta D (7 vite më parë)
Oh zot, ani me gji e ki, a e din qe nese fillon me i dhan me hanger, gjini ka me fillu me u ndale pak, a ka ma mire se qumeshti i nanes, a po e sheh cka po hajme na vet, ku eshte ajo e mire me ia shty sa ma shume, e mos me i dhane helme te cilat ne vet i konsumojme cdo dite. Kryp sheqer mjalte, aspak deri te mbushe nje vit. Uje, kur fillon me hanger i jep nga pak mbas ushqimit. Lej llafet, thuj pediatri me ka thane mos me i dhan deri ti mbush 6 muj sepse po shton mire, ska aspak nevoje. Pemet e perimet krej pesticide, hormone e helme jane, beba 4 muajshe ska nevoje as nese ishin bio pemet e perimet, lere qe jane te ngarkume mw gjithcka as era sju vjen. Si me hanger plastike.
Albiona M (7 vite më parë)
Te bashkangjitem Eto23, djali im sapo ka mbush 4muaj para 2dite dhe i gjith rrethi familjar “ja tash duhesh mja nis mi dhan kapak se duhet”... dje isha te pediatri peer vaksinat e 4 mujorit dhe vizit e pergjithshme, djali kish shtu 800gram per 1muj dhe peshon 6.400gram gjithsej.... pediatra mtha ka shtu shum mire se tash qdo her e ma pak shton..kesisoji un kam vendos mos mi jep niher me kqyr se sa gji kam un djali nuk pin, dmth kam gji mjaftushem... i vogel gjynah me ngarku...gjitha te mirat!
Eto23 (7 vite më parë)
Nëna, nuk e kam pas ne plan ta ushqej pa marre keshilla te tilla. Desha t’iu pyes juve se ndoshta jeni te informuara me korrekt, sepse njerezit per rreth po japin mendime te ndryshme sa i perket ushqimit se kur e si. Po me bahet koka katrahure andaj du te konsultohem me nena te ndryshpe per eksperienca te ndryshme. Eshte pak problem t’i degjosh keshillat e kritikat e gjithesecilit perreth sa i perket ujit, sheqerit e ushqimit. Per bese jemi ne halle ne nenat e reja. Andaj desha te konsultohem me ju se jam nene per te paren here, e pyetjet spo me shterrojne asnjeher. Ju Faleminderit.
Ana . (7 vite më parë)
Eto nese e ke me gji dhe te duket sikur nuk shton apo ske qumesht mjaftueshem per mendimin tim me mire jepi qumesht shtese formule se ushqim..Mos ja rendo stomakun kaq shpejt.. Minimalisht tek 5 muaj e gjys nga 2 luge pastaj avash avash duke ja shtuar...
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Arieta,edhe un lexoj aty shum e bazona ne te shumten e rasteve aty.Mu mjeku mka than per dy fmit jo para muajit 6 me fillu edhe skam pas ndermend me fillu ashtu pasi qe edhe me pesh kan qen super
Arieta D (7 vite më parë)
Fitore, meqe permende udhezimin e pediatrit, une kam ba lufte me pediatren e djalit te madh se meqe ai spijke qumesht, me 4 muaj me tha fillo ushqimet, une s dojsha me ia fillu, me 5 muj kur shkova tha shume pak ka shtu, dikah 200 gram per nje muj, me tha a ke fillu thash jo, u nervozu shume se eshte shume njerezore, nuk te ben lajka, me bertiti tamam tha une te kam thane me filluuu pse ti nuk po me degjon, e une me mendjen tem e shtyva edhe per dy jave tjera dmth 5 muj e gjysme kam fillu. Djalin e vogel me tha pediatri kur ti ben 5 muaj nisja ushqeje, sepse hyn ne muajin e 6te, une zakonisht bazohem ne udhezimet e obsh, dhe aty thot 180 dite qe i bie kur te mbush 6 muaj dhe te hyj ne muajin e 7te, i vogli vetem me gji, ne muajin e 6te kishte 9 kg, nuk shihja asnje arsye te vetme te filloja me heret. Tash qe ka fillu me hanger, gji pin shume me pak dhe peshe nuk po shton jo se eshte keq me peshen, perkundrazi ka pak me shume se qe duhet, mirepo krejt peshen qe e ka e ka nga qumeshti i gjirit, aspak nga ushqimet.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Mbeshtes mendimin e arietes,eshte heret me fillu,vetem nese pediatri tka udhezu ngase nuk po shton mjaftueshem.Njeher fillon me perime ngaqe kane shije neutrale dhe ben testimet 3 dit radhazi nje perim per tpa nese ka ndonje reaksion alergjik,pastaj tri dit tjera nje perim tjeter.Keshtu deri sa ja teston per dy jave disa perime,mandej fillon kombinim 1+1.Ne fillim nje shujt ne dit sa mban dora e saj ne grusht,pastaj ne javen e dyt i shton pak e ne te treten e me radh.Kombinimet 1+1+1 mos i fillo menjeher spaku deri ne 6 muaj.Nderkoh qe ka edhe drithera per muajt qe ka bebi.
Arieta D (7 vite më parë)
Prit edhe nje muaj ose dy ne rastin ma te mire. A po pin mjaftueshem beba? Pse po don me 4 muaj me fillu? 6 muaj, nga nje luge gjelle pure frutash dhe perimesh, fillon dy here ne dite, javen e pare nga nje luge gjelle, javen e dyte nga dy luge gjelle, dy here ne dite ckado fruta apo perime, javen e trete tre luge gjelle. Kur hyn muajin e 7te i jep 3 racione sa te haje, pa i bo presion.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?