Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E brengosur dhe pa informata

Te nderuara nena. Kam vajzen kater muaj e gjysem dhe ne kontrollin e fundit te pediatri me tha se fontanela rin dukshem e hapur, dhe ne pyetjen time se cfare do te thote kjo me tha vetem se do ta percjellim gjendjen. Por me e keqja eshte se une skam fare informata se cka do te thote kjo dhe cilat jane pasojat nga kjo gjendje, a do te thote se vajza ime nuk do te jete si vajzat tjera normale? Pyeta pedijatrat ketu ne webfaqe por nuk mora pergjigje, andaj po ju pyes nese ju dini me shume reth kesaj gjendjeje. Prsh.

Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Te nderuara motra, para se gjithash dua te shprehi falenderimet e mija per kujdesin dhe angazhimin tuaj maksimal dhe besoni se me keni lehtesuar shume. te gjithe ne menyren tuaj me keni ndihmuar. Ate qe dua te theksoj eshte se vajza ime ka lindur para kohe, gjegjesisht ne javen e 36 te shtatzanis me 2 kg e 340g. Por fatmiresisht ajo filloi te perparoje shume mire. Vajza ime eshte shume e levizshme e gjalle, qysh ne muajin e trete mundohet te ngrehet kur nu don te rij shtrit, gjithshtu i mban sendet e forta ne dore dhe qendron drejt ne kembe. Mendoj se ajo zhvillohet normal sikurse cdo femije, vetem se komenti i mjekes nuk me pelqeu dhe p me sqaruaar mire me tha se do ta ndjekim situaten. Une 24 ore ja kushtoj vajzes time, ja jap pikat D3 me rregull dhe shfrytezoj momentet ne mengjes kur ka diell ta nxjer ne diell. Une nuk verej azgje qe sesht normale te vajza ime por prap se prap komenti i pediatres po me pengon shume. Edhe nje here ju falenderoj te hjitheve nga zemra dhe ju uroj shendet dhe harmoni ne familje.
Ardora (14 vite më parë)
Pershendetje Lejla, nuk e di pse nuk kerkon te beba ime per informata, e artikuj, vec perdore search ne balline edhe ti qet http://www.bebaime.com/neonatologjia/fontanela. Klm.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Lejla ,gjeta kete informacion,ndoshta do te ndihmoje. Fontanela mbyllet midis 10 dhe 18 muajve. Nënat duhet të tregojnë kujdes sepse nuk duhet shtypur me forcë. Kjo fontanelë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror. Sa më e madhe koka, aq më i madh truri, aq më i madh zhvillimi psiko-motor i fëmijës. Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj. Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda saj. Në rast se fëmija ka temperaturë në shifra mesatare dhe të larta fontanela fryhet më shumë se zakonisht. Është e rëndësishme të vihet një kompresë me akull (mbështillni pak akull në një peshqir) vazhdimisht në pjesën e sipërme të kokës. Në rast se fëmija paraqet djersë të shtuar, fontanelë më të zbutur aq sa lejon futjen e gishtave, mbetje të flokëve në jastëk, atëherë kemi të bëjmë me një problem të përgjithshëm të preraketizmit i cili trajtohet me vitaminë D dhe me kalcium. Nënat duhet të shfrytëzojnë verandat, ballkonet dhe parqet gjatë sezonit të verës, sepse mjekët këshillojnë rrezatimin e mirë të diellit për të gjithë fëmijët dhe veçanërisht për fëmijët me problemin e preraketizmit. Rrezatimi i mirë i diellit të mëngjesit është shumë i këshillueshëm për të vegjlit. Ai i ndihmon kockat e trupit të përthithin vitaminën D dhe kalciumin, shumë të domosdoshëm për fortësimin e tyre. Ekspozimi i përditshëm për disa minuta i fëmijës në diell është ideal për këtë funksion. Shumë pediatër i kërkojnë nënave që ti lënë fëmijët të marrin ngjyrën çokollatë, nga dielli i mëngjesit. Por kujdes, ekspozoni vetëm këmbët dhe krahët e fëmijës, kyçet janë të rëndësishme që të marrin rrezatimin. Mbulojani kokën me një kapele dhe trupin me veshje të lehta pambuku. Koha e këshillueshme e ekspozimit është rreth orës 9 të mëngjesit. Ekspozimi duhet të fillojë gradualisht nga 5 minuta në ditë deri në 30 minuta. Për larjen e kokës së fëmijës përdorni shampo delikate të prodhuara për lëkurën e butë të fëmijës. Nenat e reja nuk duhet të shqetësohen, pasi larja nuk e dëmton kokën e butë të fëmijës, mjafton që ju të tregoni pak kujdes.
(14 vite më parë)
Pershendetje, hyna dhe kerkova ne internet, dhe gjeta vetem nje lloj semundje, kur fontanela mbyllet ngadale. Ata femije nuk mujn me ta shtrenguar doren, sikur te mos kishin eshtra fare, nuk deshirojne te lahen, ata femije jane bjond dhe te trashe, kane nje koke te madhe, etj etj. Semundja po u quajka calcarea carbonica, dhe nuk besoj se e ka beneja jote. Se po te ishte keshtu, do te kishe kerkuar ti vet ndihmen e pediatrit per keto probleme. Uroj gjith te mirat ty dhe bebit, por pls jepja vitaminen d, dhe qite ne drite te diellit per me ju forcu pak eshtrat
Ela K.. (14 vite më parë)
fontanela eshte pjesa e kokes siper e bebes ajo qendron e hapur dhe mbyllet pak nga pak deri sa femija te beje nje vit ose deri nje vit e gjysem,nuk duhet te mbyllet shpejt as vone sepse ka problem serioze bebja
Arbenita (14 vite më parë)
Pershendetje lejla,hina ne google edhe kerkova fontanela si duket qenka normale deri me nje moshe te caktuar te jet e hapur por kliko ketu do te lexosh vete: http://www.Ikub.Al/femra_category/901200020/article-karakteristikat-e-rritjes-dhe-te-zhvillimit.Aspx.Kekova edhe ne gjuhen angeleze kjo fantela si duket qenka kocka e perparme qe i thojna na te but e krees ktu kan shkruar per bebet e tyre kur i mbyllet se krejtve fmive po i rrika e hapur une per veti skam njohuri po ishalla jom kan e qarte e te ka ndihmu sadopak.Uroj qe vajza jote te gezoj shendet te ploteeee.Edhe diqka pse doktorri ka perdor kete term mjeksor ka vyt me ta shpjegu mir qka don em than ok me fal qe e zgjata kalo mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?