Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Teme e lire - burrat :d
Oj nana dashta me iu pytë kur hidheroheni me burrin a jeni te kthyeshme shpejt, a ju zgjat hidherimi shume? Nese psh burri e ka fajin pse jeni hidheru a e merrni hapin e para mu pajtu apo prisni derisa burri ta thejë atë çykën dhe te pajtohet vete me ju?
A mendoni qe ma mire eshte me lan me kuptu gabimin e tij, edhe nese hidherimi zgjat 4-5 dite pa fol hiq, apo duhet si femra qe jemi ta marrim hapin e para mu pajtu edhe nese nuk kemi faj? Une per vete kur jam gabim nuk e kam problem me kerku falje, mirepo kur burri e ka fajin nuk i foli kumedit cka mu ba derisa te pajtohet vet. Shyqyr Zotit kemi nje martes shuuuume te shendosh mirpo ndonjeher ndodhe ndonje zenk e imet si ne cdo cift ma.
Le L 4 (7 vite më parë)
Boa Shq (7 vite më parë)
Le L mu me ke prek tani ne pik te dobet...hahahha jan fiks kto dit qe vetem po pres me shperthy..hahaha spo di a me ja nis me te but e direkt me te eger qe mem kuptu.. un zakonisht jam e qet duroj shum nuk kam qef me e merzit se e di se ka edhe hallet e veta ama me duket kto koh sikur ka ndryshu pak e du me ja vu ne dukje por po prisja momentin e duhur.. nuk mbaj shum inad edhe po se shfryva ma plas shpirtin... as burri sman inad biles aj me ka then gjithmon ca asht me u than te thuhet ne moment sk nevoj me u ba debat 2 her e njajta gja e mos me mbajt inad kot.. edhe ne shkojm shum mir bashk duhemi dhe respektohemj ama si cdo kush edhe ne i kemi tonat por ma shum na e bejn te tjeret.
Tanna . (7 vite më parë)
Hahahhah ehhh kjo teme me pelqen, Une jam shume e qete dhe e hareshme, edhe humorin e kom qdo here ne maje te gjuhes ,por nuk e nguci askend ( edhe pse humori eshte gjysma e te vertetes) por nuk jam e bezdiseshme, jam me e ngadalshme ne disa sene ,nuk dhezna per gjithqka , thjesht nuk i kam nervat e kallta hahaha edhe mbaj shume inati, burri njejt shume i hareshem por shume i ngutshem e menjihere i bjen pishman. Gjithe i thom si Arifhikmeti tek seriali o Sa mire' Une kallna pse ai se mban nervozen. Kur une kam faj ,kurr nuk e mohoj edhe kerkoj falje leht, amo kur nuk kam faj 10 dite jom ne gjendje mos me fol, po burri nuk e pranon fajin po din me me shtin me qesh edhe po prishet nervoza hahahha. Fmija aq sa sjellin gezim e lumturi, aq edhe fjale e konflikte hahahah.
E K (7 vite më parë)
Zenka tmdha skemi pas noj her ama si qdo qift kemi pasur pak.por disi tani qe eshte larg me duket se eshte ber pak si i veshtire por prap nuk mujm me nejt pa fol un perpiqem me u pajtu se aj edhe kur u kan ktu edhe tash qe o jasht. Qika mas shumti na shtin mu fjalu se aj ska qef un as me sha e kur pom.vijn nervat naj her se po e tepron me do sene edhe me njerzit tjer po mushna nervoz po ja mshoj naj njo po prap pi bi pishman edhe xhelozzia osht tem qe gati qdo jav eshte tem diskutimi mes neve.
Aresa Zajmi (7 vite më parë)
Edhe un si te gjith qe pasket tregu grindemi ndonjeher.un jam pak e ngutshme.por ndodh qe edhe burri ndonjeher esht fajtor normal un pres deri sa ai te kthehet vet. Por si qe tha kjo ive ive me pelqen te grindemi(normal qe grindje e vogel)e pastaj te pajtohemi esht shum mir sikur se nuk jemi pa nje koh te gjat hahah
Arieta D (7 vite më parë)
Sme ka bo vaki 4 5 dite mos me fole. Une kthehna shume shpejt, bile kur ai e ka fajin kthehna edhe ma shpejt, e kur une e kan fajin m vjen inati hahahah
Ive Ive (7 vite më parë)
Un per vete ngaterrohem me te dhe deri ne mbremje mbajm qendrim te dy. Pastaj ai perpiqet te me perqafoje dhe un bej si e veshtir por me pelqen mem llastu pak. Fale zotit deri tani akoma ska ndodh me u prish me shum.
Florie Kurti (7 vite më parë)
Le L nuk di qka met than tasht jam shtatzane edhe po prekem shpejt diqka per pak perlahem ama Elhamdulilah me mirekupton veq shun nuk ma kthen edhe ne ket menyr une hala ma shume norvozohem po hajer koft edhe pse i kemi 11-vjet martes nuk e di qe kemi ndejt 5min te hidhrum se thjesht nuk i marim gabimet kumedit sa tragjike... A me ket shtatzani ja kam nxherr per hunde edhe shpesh me thot duhet me mendu me vjet per me bo bebe tjeter se spo durojshe hahah
Visa G (7 vite më parë)
nuk m pelqeu hic fjalia "apo duhet si femra qe jemi ta marim hapin e par" edhe ca se jemi femra gjith me u bo ur a jo.te sy idhnohem shpejt te dy falim shpejt kush t ka faj afrohet i pari dikush mun thot pse mos me mar ne hapin e par jo se e bojn rrug e tu u rrit gabimet nuk merziten se thojn hajt se m fal o msu
Hava H. (7 vite më parë)
Hahaha sa kom qejf me mbajt inat edhe une me burrin, po nuk mundem. Jam shume e kthyeshme. Kur kam faj kerkoj falje, por edhe nese ka faj ai, me kerkon falje dhe inat nuk mundem me mbajt. I kam dy vajza dhe patjeter me duhet me fol diqka rreth vajzave. Lum ju qe mbani inat hahaha
M T (7 vite më parë)
Ne me burrin si un si ai sun e mbajm inatin mashum se 10 min ahahah veq 1her ka ndodh gjys ore dhe qeshim sikur sjemi perfol ahaha elhamdulilah ska ndodh ndonje zenk me kuptim deritash shpresoj as mos ndodh as te un as te asni familje, un psh jam tip nervoz shpejt bertas aman as 5 min mashum sme mban ahahha a burrin e kam shum te urt jemi kombinu dhe ekam ni te mir qe sbaj inat dhe harroi shpejt sikur asgje
Nita ^ ^ (7 vite më parë)
Deri sa tmi blen do papuqe nuk lshoj pe :p e papuqet dihet per cka qe tjera here me gjujt mw papuqe hihi hajgare
(7 vite më parë)
Le l , te dyt jemi tipa te kthyshem,mirpo une jom ma w shpejt se burrit haha e shpesh mvjen inati pse se majta idhnimin ma gjat . Asniher sna ka ndodh shume gjat me.majt idhnim qe.mos me fol me dite psh . Eshte nje thenie : kur njeri behet zjarr,tjetri le te behet uje .
Ana Jana (7 vite më parë)
Le L me ke shti me kesh qitash burri jem sem len as mu idhnu ku me dit qfar zenke.me pas ose kem naj debat meniher e kthen ne hajgare edhe asniher smuj me fol me to serjozisht se osht shum i qet edhe shum bon hajgare qdo gja e merr me pozivitet smunesh.me pa nervoz ose te idhnum ska shanc se edhe mu perla diqka as gjys ore nuk na zgat se meniher vjen.te fol ja me shtin.me.kesh edhe ste len me majt inati te pershendes
Le L 4 (7 vite më parë)
Lanika, Nota, ketu ishte edhe pytja ime, shpesh me krijohen dyshime mos jam gabim qe po e pres "çykën" e tij derisa ti kaloj, se po them hajt nasht njera pal esht me e but e duhet te kthehet, mirepo ne anen tjeter si ti flasim te parat kur ata e kane fajin?! S'mundem, kam frik se mesohet pastaj ashtu "hajt se kjo pajtohet"
Nota B (7 vite më parë)
Un jam qe 12 vite me to qe 6 e martume sa kom qen ne lidhje ma shum kom kerku falje se bojsha gabime plot amo mase jom martu muj me thon kurr e vetmja arsye un kujdesna per to per femijet tan per ushqimin e higjenen tan e besom se hiq ma larg se mbrom kur e pash trupin tim fut nga ineksionet barkun e prem me 14 kapca ndryshim total i trupit tam per me kriju ni familje te lumtur ku me dit qa mi bo aj duhet me ardh edhe mem thon mfal e faleminderit se femrat sakrifikojne shummmm per nje familje e ku me dit qfar zenke me pas aj duhet me kerku falje
Lanika Lanika (7 vite më parë)
Le ska qift qe ska ndonjeher zenka por mir esht qe te mos behen shprehi un rrokna shpesh me to edhe krejt rreth djalit jan problemet tona haha se ky sja prish per kurgjo e un kam qef qe djali me dit kufirin nese faji esht tek un nuk nguroj kerkoj falje meniher a nese faji esht tek burri me dit qe me muaj nuk flasim un falje si kerkoj as nuk mundohem me hy llaf me to hahaha per qisi gjera jam Shum e keqe edhe kryt e kam shum qyk nuk lshoj pe hiq valla

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?