Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nënë moderne
Po, unë jam “nënë moderne”

Para ca ditësh, e morra një “shuplakë” të fortë nga një e njohur. Gjersa me emocion i spjegoja një nëne të re se si e kam ushqyer djalin veç me qumësht gjiri gjashtë muajt e parë, e pastaj sipas tabelës ia kam ofruar frutat, perimet e drithrat, ajo u kyç në bisedë me fjalët: “au, aman çka nuk po shpikin nanat moderne. Unë djalin tim e kam ushqy sipas librit që na kanë ushqy edhe neve, e çe kurgjë s’i mungon.” u shtanga.. Ishte e kotë të nisja debatë.

Vazhdova ta shtyj karrocën, e në kokë pyesja veten mos ndoshta e teproj, a kam gabuar që nuk e dëgjova nënën time kur më thoshte të nis me lëngje nga muaji i tretë dhe që me kokëfortësi e madhëroja gjidhënien.. Kohë pas kohe, e shikoja karrocën e saj, e aty kishte një bebe që rritej shumë mirë.

Pastaj, buzëqesha përbrenda dhe i thash vetes: “po, unë jam nënë moderne”.

Fëmija im nuk ka lindur në fund të shekullit 20, por në shekull 21, në epokën e informacioneve, tabletave, telefonave e televizorëve të mençur, dhe teknologjisë që ka qenë fanta-shkencë në vitet ’90.

Ajo që mjekët dikur e kanë konsideruar si më të mirën për foshnjat, pas disa viteve është vërtetuar ndryshe. Hulumtimet bëhen, shkenctarët zbulojnë, mjekët mësojnë dhe ngriten, bota ndryshon me shpejtësi marramendëse. Më herët nuk kishte informacione, tani ka sa të duash dhe sado që e bindim veten se interneti është i keq, nënvetëdijshëm e dimë që xhaxhi gugëll i ka të gjitha përgjigjet. Veç duhet të kërkojmë në vendin e duhur.

E kuptoj se secila nënë e bën atë që mendon se është më e mira për fëmijën e saj, por nëna, prej kur qumështi artificial u bë më i mirë se qumështi i nënës? Prej kur lëngjet u bënë më të mira se uji?

Nuk mund të kuptoj si një libër i viteve ’90 mund ta zëvendësoj një libër bashkëkohor, rekomandime moderne të obsh-së, unicef-it, lidhjeve të pediatrave nëpër botë.. Por, neve ndonjëherë na vjen më lehtë t’i dëgjojmë njerëzit, sesa të ulemi ta nxehim karrigen apo të konsultohemi me specialistë, e të informohemi.

Specialistë e shkrova me shkronja të mëdha, që të theksoj diçka. Ndonjëherë këta specialistë janë ata që i nxisin nënat të nisin me qumësht artificial, të nisin me ushqime solide shumë herët, sepse sipas tyre fëmija nuk po rritet mirë. Këta specialistë shpesh kanë mendime kundërshtuese për të gjitha çështjet e rëndësishme për nënat – nga gjidhënie, deri të biberonat, antibiotiqet..

Kërkoni një mendim të dytë, dëgjoni këshilla të ndryshme, kur nuk jeni rehat me diçka, informohuni, kur diçka ju duket e dyshimtë, mos e pranoni menjëherë, verifikojeni.

Këshillat e një nëne tjetër, këshillat e vjehrrës, motrës, tezes.. Nuk janë çdoherë më të mirat. Pse një fëmijë nuk ka pasur alergji apo jotolerancë ndaj një ushqimi të caktuar, nuk do të thotë se edhe tjetri s’do të ketë. Njoh shumë nëna që ua lyejnë biberonat me mjaltë fëmijëve disa muajsh, që ta marrë biberonin. A e keni ditur që mjalti nuk guxon t’i jepet fëmijës para moshës 1 vjeç?

Kërkoni nëpër forume, nëpër faqet e internetit, konsultohuni.. Bëni ç’të doni, por mos mirrni vendime të përshpejtuara. Nëse pesha nuk ka qenë ideale muajin e parë, ndoshta do të jetë pas dy, tri javëve. Pritni! Shumë nëna pendohen pse nuk kanë qenë këmbëngulëse me gjidhënien, pse nuk i kanë ushqyer fëmijët veç me gji gjashtë muajt e parë ose pse kanë filluar me ushqime tepër herët për shkak të shtypjeve nga vjehrra, nëna, shoqja..

Dituria nuk mund t’i bëjë dëm fëmijës tënd. Padituria po.

Unë edhe njëmijë herë po të duhej të zgjedhja, do të zgjedhja të jem nënë moderne,e huazuar.
Rina . (7 vite më parë)
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nenave me kohe ju vendosin edhe etiketime te ndryshme apo edhe emra te till si nena moderne,etj.Por nena mbetet nene,vetem se mundesia e kujdesit dhe rritjes se fmiut po avancon me kohen ne cdo vend te botes.Po jetojm ne nje koh me moderne,me te perparuar pa dyshim qe edhe fmiut i ofrohet nje rritje e till apo kujdes i till dmth domosdosmerisht.Per ate qe e di qe eshte e shendetshme mundona edhe per bira te hundes me ja dhan,dhe ata qe eshte e demshme mundona edhe nga goja me ja terheq(kuptohet qe ka raste me toleranc).Ai eshte fmi ende nuk e di pasojen e asaj qe kerkon te haj,dhe benefitin e asaj qe ja ofroj un
(7 vite më parë)
Edhe une mendoj qe secila nan ja don te miren fmijes vet si ato te kohes kaluar e si ato te kohes tashtit. Nanat tona qe na kan rrit ,na kan rrit ne baze kushteve qe i kan pas edhe informacioneve qka i kan dit se cila o ma e mira. Nana jem na ja rrit krejt fmijen me gji e shum nana ktyneher i kan rrit fmin me gji edhe jo veq 2 a 3 tash qe po i bejn po deri 10 fmi. Ndersa nanat e reja tash shpejt po derzohen ne procesin mat rendesishem dmth qe eshte gjidhenia ,ne kete grup pe shti edhe veten nashta tek sjom kon shume vetkembgulse e jom dorzu leht se sjemi msu me hek e mu ka dok qe spo ja dal e jom dorzu edhe pse jom mundu 2 muj djalin me fut ngji . Sa i perket ushqyerjes shendetshem jom shume pro ,deri ne 1 vit fmija ska nevoj as per krip e as sheqer shtes brenda pemve e perimeve . Shof plot nana qe hala pa ja bo fmija 1 vjet ju japin lloj lloj keksi me qokolada e me shume sheqer tani ankohen per super aktivitet ,po normal qe t bohet super aktiv me ton at sheqer e me.langje. Fmit e mi tash pak kan fillu me kerku langje e gjera te embla ,spo du mu krenu mirpo pse mos tja japin at menyn e shendetshme deri sa i kemi nen kontroll sepse ni dit nashta as nuk do na pysin e marin vet ate qe dojn mirpo nje meny e shendetshme qe ja jep e i pelqen i hyn qef pse mja zavendsu me diqka jo t shendetshme. Djali im avokadot prej moshes 6mujsh i ka dasht edhe ja jap gjithmone se e don. Cdo pem e perime qe e ka kriju i madhi A llah ne to ka dobi ,shume ma shume sesa ushqimet e rafinuara me plot sheqer e krip a A llah e din mas miri qka ju qesin .
♥ Jona ♥ (7 vite më parë)
Mendoj qe cdo nene si ajo moderne apo tradiocionalee e don me te miren per femijen e saj dhe asnjehere nuk duhet te bejme paragjykime... mua me ka ndodh me vajzen time kur ka fillu me ushqimet nga mosha 6+ nuk i ka ngrene pemet dhe perimet por kam fillu edhe me ushqimin qe e hajme ne vetem me pak kryp neper gjellra, pastaj sa i perket pjeses se qumeshtit me gjithe kembenguljen time arrita qe vajza ta mer gjirin por prap skisha mjaftueshem sado qe mundohesha me boza, ice tea, uje, oriz etj etj vetem shtoja kg une e gjiri nuk me vinte shume e patjeter qe fillova ti jap edhe shtese vajzes se smund ta lija te uritur.. ndersa sa i perket veshjes dhe per me dal me shetit vajzen, pothuajse cdo dite jemi dal per shetitje dhe e kom vesh vajzen holle veres me nje benkice apo nje pale rroba e dimrit benkicen dhe nje pale rroba permbi sepse kur e vishja me trash vajza nuk me rehatohej.. dmth cdo nene e njeh me se miri femijen e saj dhe nuk duhet te paragjykojme sepse sado qe ndonjera mundohet te behet nene moderne ndoshta bebushit nuk i pershtatet :)))
Mmije R (7 vite më parë)
Un sjam bash te ato modernot un jam te lengu mishit vez katundi pite me spanak kos xhiz pekmez mana bakardar me pekmez tarhan te kollomojt un bej pjes te ato te mocmet
Era E. (7 vite më parë)
Qka koka ktu nene moderne jo tybe bash nan e ktyne heri sdi ku i paskan gjet kto gra atehere veq me gji i kan ushqy deri 1 vjet pa ju jep sen nashta naj sup jau kan pershesh edhe naj keks me tamel molle tpjekne naj banane. Mu nana jem me vjerren ten kohen mkan than shtine ngji maje ngji se si gjini i nanes sja kerkun edhe deri sa mi ka ba qika 15 mujsh e kam pas ngji po meta shtatzan e mu nal edhe ska qene e mire me pesh gjithe jan anku mjekt po kurr qumshtin shtes sjakam jep veq kurr nuk mu ka smu qika 2 her prej qe ka lind tash i ka 19 muj... Edhe une jum shku ma shume me pem e perime ami si i ka ba 1 vjet i ka hanger tonat edhe na qka i hajna se vet mjekt mkan than me fillu ushqimin na qka e hajm edhe krejt i han ska ushqim qe se han sa u kan ner 1 vjet kurr langje si kam jep edhe nana vet mka than mso me uj me uj se ma i mir se uji ska. Edhe per biberon vajza ma ka marr mejher nana jem edhe sot mkshillon me ja hjek se thot osht i damshem e te alergjit jam kujdes edhe une te gjerat qe munen me ba alergji si psh mjalti luleshtrydhet etj. Une e shoh veten bash si nan ktynehere se kto tmodernizumet i myten me qokollada langje qipsa pomfrita etj etj gjera qe sjane tpelqyme as per te rriturin se le per foshnje.
Visa G (7 vite më parë)
un sjam shum pro nenave moderne sidomos n ushqime tu i dhen bebeve avokado e ku di un gjera qe skemi njohuri as vet si kemi henger pos viteve te fundit duke u bazu veten ne internet jan t mira e hajt tja japim
Nina Aa (7 vite më parë)
Tekst shumeee i mire . Edhe une si nene e re dua te jem nene moderne ..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?