Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jastiket per formesim te kokes?
Përshendetje nana ne qe kena lind fmijt e para vijojme me pytje te rradhes.... desha te pyes nenat me pervoj, a mund te ja perdori bebit te sapolindur jastiket per formesim te kokes prej tash apo jo? Faleminderit kush pergjigjet!
(7 vite më parë)
Dona N (7 vite më parë)
Arbe jo asesi jastakun me form nuk i ndihmon veq dem qka i ben kshtu me kan than ortopedet ktu ne suedi per djalin masi e kom ble ja kom hjek meniher as 2 jav se ka mbajt edhe pse eshte i holle e ne mendojm qe si ben kurgjo ama ish i demshem kshtu qe qysj kan tham nanat tjera pa jastek pa asgja rrethit veq me thesin e gjumit qe e lejon mi pas durt jasht kshtu kam vepru une deri sa i ka mbush djali 1 vit. Ne ket menyre ju shmangesh te papriturave gjat gjumit femies edhe vet je ma e qet kur nuk ka asgja rrethit qe mundet me ngulfat. Shemdet dhe fat per ty dhe bebin.
Arieta D (7 vite më parë)
Ska nevoje per jastek beba, seshte aq e lehte me ju petav kryt, vec nese 24 ore e len me nje pozite. Ti sigurisht e mban ne gji, mandej ne gjoks permys nja gjysme ore etj etj... deri en 3 vjec preferohet mos me ju vene, megjithate, mbas dy vjece e siper jastek te holle ben.
(7 vite më parë)
Djali im ne tetor mbush 3 vjeq e tash kapak ka fillu me mar jastakun vet se asniher sja kom afru deri tash,e vajza ne shtator 2 vjeq mbush as kjo nuk flen me.jastak .
(7 vite më parë)
Flm elsa per komentin tan...
(7 vite më parë)
Ske faj le l per at edhe pyta sot u ba shtrenjte me rri nje femi... po kamnmenja rrotullu vet.. cdo an
(7 vite më parë)
Era mfal shummm pahiri tu dssht me pelqy e fshiva flm.prr komentin tan e kam parasysh edhe qashtu mir te koka
Le L 4 (7 vite më parë)
Ske nevoj me i perdor asnje jastak deri ne ni vit. E pasi te ben ni vit i perdor jastak normal. Koka i formesohet vet , qysh na u ka formesu neve e prindve tan e gjysherve e krejtave gjeneratave te mehershme mirpooo keto dyqanet na mbyten duke shpik qkasmos vetem per perfitime
(7 vite më parë)
Mendoj eshte me tip femije kjo puna e kokes.Un vajzes sime nuk i kam vene jastik asnjehere se me thonin eshte e demshme dhe tani qe eshte 5 vjece me shum fle pa jastik dhe koken e ka shum mire.Kam nje komshie qe e ka djalin 3 vjec dhe i ka mbet koka pet nga shtypja se ajo tu e mbajt gjith diten djalin ne kurriz lidhur ne djep.Un ja kam levizur koken njeher majtas,njeher djathtas vetem pak anash.Me pas kur u rrit pak filloi te flinte barkas dhe doktoresha me tha qe me mir keshtu sepse sic e kan cek edhe nenat e tjera kjo puna e te vjelles eshte shume problem.Nese flen femija ne kurriz dhe vjell rrezikon shum nga mbytja prandaj nenat e reja duhet te jene shumeee te kujdesshme.Mos ta lene femijen shum vetem dhe ne ato pak caste qe e lene ta kthejne pak si ne ane.
Era E. (7 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Visa G (7 vite më parë)
po e di vlora se dhe mu mkan thon po un friksoem m duket e rrezikshme pa jastik me flejt vec puna mos vjell edhe pse ky i voglli hala ska vill najher as tepric asgje po qysh t jet shkruj se vec zoti po i run kajher para syve po rrezikohen kam mar traum me djal t madh nji dit n stacion t autobusave u nis me vrap me shku te baba vet ky tu ec n sekond autobuzi tu ardh vec kam bertit fort sdi as vet qysh u nal u kthy ka un.para nji jave prap e mur baba vet me i ble dicka un n makin me djal tjeter e ma nijke zemra e afrova makinen drejt me dugaj rhash te shoh se i ik prej dore o 1 sekond jam kthy me ja dhon cucllen ktij tjetrit kur e shoh djalin para makin tu ardh ka dera ime e nji makin shuuuuuum ngat tu ardh ky i vogel su dukte hic rruga e ngusht vec kam sfriat ja dy her as dera per sherr su hap mejher apet u nal djali nuk di as vet n sekond menojsha shi vec kur ti hyp rrota makines permi e prej at dit i thash e paske jeten e fjat e vec n dor t zotit kshtu dhe kjo pun ndac me jastik ndaj jo sesht n doren ton
Vlora . (7 vite më parë)
Xhei Ktu mjeket te keshillojn qe deri 3 vjeq fmija duhet te flej pa jastek..edhe une ashtu kam vepru qikes ende si kam vendos jastek...djalit mbas 3 vjete edhe ate shum te holl dhe ortopedik..
Visa G (7 vite më parë)
ky shkrim po folka per grat si i lejn fmit n gjum e dalin shetitje hahahahaha shaka.un fmin s guxoj me lon me flejt n shpin se thojn gjumi esht gjysma e vdekjes mund te vjelli e se nij.njisoj dhe pa jasket koka do ti rri ne t njejtin nivel me trupin nese vjell prap mbytet psh djali im e kthen koken si don vet un e qes n gjysem krah me flejt e n jastik sja vendos vetem koken po gjysmen e trupi dhe jastek ku i zhytet koka afersisht si jastekt e formsimit te kokes dhe ato ashtu jan kjo nuk e len me u rrotullu dmth me u kthy permys se tani ka fillu e kur e lej n krevat pa jastik mejher kthehet permys mu mduket ma mir kshtu ma sigurt pos ksaj qe e shoh vazhdimisht edhe carcafin ja shtij posht durve dmth ja lej duret jasht a n dimer me thes gjumi sa jan t vegjel
(7 vite më parë)
Nota flm shum per koment, e kom parasysh tash sadokudo per ket rrotullimin se kejt pasna harru omg ... flm shendrt per krejt bebushet
Nota B (7 vite më parë)
Cila është mosha kur fëmija mund të flejë me jastëk? 10.08.2018 Si të përmirësoni gjumin e foshnjës tuaj ? Cila është mosha kur fëmija mund të flejë me jastëk ? Lidhja në mes vdekjes së papritur dhe përdorimit të jastëkut ! Çfarë duhet të bëni për sigurinë e fëmijës tuaj gjatë gjumit ? Çfarë duhet të shmangni në gjumin e fëmijë tuaj ? Nga Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Derisa filloni lëximin e këtij shkrimi, jeni duke menduar se si të përmirësoni gjumin e foshnjës tuaj dhe ideja për përdorimin e jastëku bëhet gjithmonë prezente.Bashkë me idenë vijnë edhe hamendësimet e mëdha se foshnja juaj nuk ka rehatinë e duhur gjatë gjumit dhe se përdorimi i jastëkut mbase do e ndihmonte ? Ka mundësi që i keni lexuar shumë artikujt për një gjumë të sigurtë dhe tani pyesni veten nëse koka e vogël e foshnjës tuaj do të ishte më rehat duke pushuar në një jastëk të butë. Keni pare edhe shumë reklama dhe firma të njohura që reklamojnë një jastëk të rehatshëm për një gjumë të qetë të foshnjës tuaj. Ju mund të pyesni veten se çfarë mund të shkojë keq nëse i vendosni foshnjës nje jastëk të tillë ? Mësoni ne vazhdim se kur është momenti i duhur që fëmija të flejë me jastëk tek koka dhe cilat janë rreziqet nëse e vendosim para kohe në jastëk. Jastëku dhe rreziqet e përdorimit 1. Nëse deri në këtë moment kur po shkruajmë, foshnja juaj nuk ka fjetur ndonjëherë me jastëk, pra deri tani ka fjetur në një sipërfaqe të sheshtë, nuk është nevoja të shpejtoni me përdorimin e jastëkut. Mos shpresoni se përdorimi i jastëkut do të sjellë ndryshime të mëdha në komoditetin e gjumit dhe problemet do të zgjidhen sa i përket gjumit. 2. Nëse fëmija juaj është më pak se 2 vjeç, nuk rekomandohet përdorimi i jastëkut. Një femijë nën 2 vjeç, nuk ka nevojë për mbështetje të kokës ne jastëk dhe ekziston rreziku potencial që ai të asfiksohet gjatë gjumit për shkak të jastëkut. Pra rreziku i asfiksimit është real dhe i mundshëm. 3. Nëse femija juaj ka filluar të ecë, është shumë i levizshëm dhe i pëlqen të kacavirret në gjëra të larta, jastëku do ta ndihmojë atë të kalojë kur është zgjuar anësoret e shtratit duke rrezikuar të bjerë. Kam takuar shpesh raste të tilla dhe në disa raste edhe me pasoja, si pasojë e traumave që marrin pas goditjes nga rrëzimi e që në shumicën e rasteve janë goditje me kokë. 4. Për sa kohë që fëmija juaj është ende në krevatin e tij të foshnjës, shmangni objektet që mund të shkaktojnë mbytjen e tij si jastëku, lodra t buta ,rroba, kukulla etj. 5. Rrotullimi i kokës së foshnjës nëse ka një jastëk të butë, mund të jetë fatal për jetën. Një rrotullim në jastëk të butë do të vie deri te mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes dhe foshnja as nuk do të ketë mundësi as për të qarë, por brenda pak min do vdesë i asfiksuar. Lidhja në mes vdekjes së papritur dhe përdorimit të jastëkut Vdekja e papritur e foshnjave apo sindromi ( sids ) është shkaku kryesor i vdekjes për foshnjat në mes 1 muaj deri në 1 vit. Ka disa studime që në mesin e faktorëve që shton rrezikun e ndërlidhin pikërisht përdorimin e jastëkëve si një ndër faktoresh shtesë të rrezikut nga vdekja e papritur. Në disa vende është propozuar e dikund edhe ndaluar prodhimi i jastëkeve në formë gjarpërore. Ne shume vende eksistojne rekomandime precize per eliminimin e jastukeve si nje shkaqet e vdekjes se foshnjeve te posalindura . Mosha kur duhet t’i vendosni jastëk foshnjës tuaj 1. Jasteku pas moshes 1,5 -2 vjeçare Shumica e rekomandimeve për sigurinë e fëmijëve në krevat janë bërë për fëmijët nën moshën një vjeçare, por rreziku i mbytjes aksidentale është i pranishëm edhe te fëmijët mbi këtë moshë. Kjo është arsyeja që jastëku preferohet pas moshës 2 vjeçare. Ka raste kur mund të përdoret edhe në moshën 1.5 vjeçare, por sidoqoftë më e drejtë ngelet mosha 2 vjeçare pasi jo çdo fëmijë ka rritje dhe zhvillim të njejtë. 2. Në momentin kur fëmija juaj të kalojë në një krevat më të madh dhe kjo pas vitit të dytë të jetës, ju mund t’i vendosni një jastëk të sheshtë e të vogël, por gjithesesi më të fortë sesa jastëket e zakonshëm dhe në asnjë mënyre jastëk në formë gjarpërore. 3. Nëse vendosni ti jepni fëmijës suaj një jastëk pas moshes 2 vjeçare, sigurohuni që ai ti përshtatet nevojave të tij dhe mos i jepni një jastëk të çfarëdoshëm që ju gjendet në shtëpi. 4. Jastëku duhet të jete relativisht i fortë në mënyrë që koka e fëmijës të mos ”zhytet’’ apo të mos vie deri te ngulfatja, asfiksia gjatë gjumit. Duhet të jetë jastëk me material antialergjik, më i vogël se një jastëk normal sikurse për të rriturit dhe sigurisht që mund të lahet . Çfarë duhet të bëni për sigurinë e fëmijës tuaj gjatë gjumit? • Vendoseni fëmijën në ambiente të rrafshta, më së miri shtratin e veçantë dhe në shpindë. • Pozicioni i shtratit të foshnjës të jetë patjetër i ngritur te koka (edhe nëse nuk k refluks ). Kjo e ndihmon që nëse vjen deri te vjellja, të mos mbytet. • Për një gjumë të rehatshëm në ambientin ku foshnja qëndron apo ku foshnja bën gjumin, nuk do duhej asnjëherë të kishte tym duhani, pra nuk do duhej që aty dikush të ndizte duhanin. • Aplikojeni gjithnjë në dy vitet e para të jetës. Deri në vitin e parë e domosdoshme. Kështu do i ofroni më të mirën e mundshme fëmijës tuaj. • Deri ne moshën 1 vjeç do ishte mirë fëmija juaj të fle me ju në dhomë, por në shtratin e tij. Kjo e zvogëlon rrezikun nga vdekja e papritur por edhe ekseset tjera gjatë kësaj moshe. • Dysheku i fjetjes duhet të jetë i sheshtë plotësisht dhe me fortësi mesatare, pra jo i butë. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk lejohet jastëk në formë gjarpërore, pasi rreziku është shumë i madh. Çfarë duhet të shmangim në gjumin e fëmijës tuaj ? • Kujdes dhe mos flini asnjëherë me fëmijën tuaj në shtrat ose krahun e dorës sidomos në muajt e parë. Janë muaj të lodhjes pas shtatzanisë dhe lindjes dhe përqendrimi i juaj si nënë është shumë më i zvogëluar dhe duke marrë foshnjën tuaj pranl vetes, rrezikoni direkt jetën e tij. • Kujdes me gjidhënjen, mos e shtrini fëmijën duke e vendosur në gji dhe ashtu të fleni. Është shumë shumë e rrezikshme. Pasi të mbaron gjidhënjen, vendoseni në shtratin e dedikuar për të, pra shtratin e veçantë. • Mos e mbuloni fytyrën e foshnjës tuaj me qarqaf apo rroba tjera për të fjetur.Mos e mbuloni në asnjë rrethanë. • Mos e vendosni në gjumë foshnjën tuaj asnjëherë me shishe në goje apo meme mashtruese. Fëmija juaj sot është gjëja më e shtrenjtë në jetën tuaj. Kujdes mos e rrezikoni me veprime jo të duhura. /Familjadheshendeti.com
Nota B (7 vite më parë)
Visa G sbon femijet pershkakt te formes se korrizit e qafes un djalin e madh deri ne dy vite e kom shty pa jastav amo perfundi dyshekut kom pas ni batanije qe me bo pak ma nalt ka koka edhe pediatri kshtu me ka thon edhe ku kom lexu sa ma shum pa jastak femijet aq ma mire
Visa G (7 vite më parë)
oj nota e pse s po bojka me vu fmin n jastik se koka i bohet tu i lon n dyshek i shtypet se dysheku i fort
Nota B (7 vite më parë)
Edhe 1 vet gjethqysh se sduhet me vendos ne jastak veq perfundi dyshekit i vedos diqka qe me mbajt pak ma lart koken sa ma shum e ma gjat qe flejn fmija pa jastak osht per te miren e tyre
Nota B (7 vite më parë)
Arbe tash jon dal kto jastaket per formsim amo un mendoj qe metoda me e mire sidomos ti e un qe kemi lind tan koken e bebes ja kthen her majtas her dhjathtas e her drej ne e kemi me te leht se ju a lojm koken qysh te dojm amo kurr mos me lon veq me nje one,me jete te gjate bebushin

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?