Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sa e vertetë.
Ne ikim shpejt.. pas 2-3 javë..
Nëse bëjmë trazira me vetura na falni..
Erdhëm me i’u pa.. na duroni pak”

Disa fjalë para se me ardh në Vendlindje..

“Pushimi” jonë nuk fillon me ditën që mbërrimë në Vendlindje. Ai fillon shumë më herët… fillon kah shkurti-marsi duke bërë plane në punë me kolegë se kush kur shkon… duke u munduar të marrim ditët kur axha, halla, tezja apo daja marton apo fejon djalin apo vajzën, që siq na takon nderi të jemi aty dhe ti shohim të gjithë bashkë. Më pas duhet marr me të mirë shefin në zyre që të miratoj pushimin e kërkuar… plotësojmë afro 3 formularë, miratohen pas 2-3 jave.. në pritje po apo jo?
Tani vazhdojnë para-pregaditjet, dhuratat etj.. dhe ja më në fund erdhi dita.. vie rruga jonë e largët mbi 1600 km.. disa me aeroplanë, disa me veturë apo autobus.. nxehtësi e madhe.. rraskapitje… pritje me orë të shumta.. disa marrin rrugën e armikut për të parë miqtë..dhe ja më në fund tabela: “Mirë se vini në Republiken e ILIRIDËS”.
Ç’ndjenje.. mall por edhe lot gëzimi..eh sa mundi.. sa koha.. sa shpenzimet.. për këtë moment të vetëm. Nëse thonë që dita e mirë shihet në mëngjes, poashtu unë them se një vend shihet tek hyrja e tij, tek kufiri.. disa metra pas tij shihet flamuri kuq e zi.. varrezat.. por edhe xhamia shihet.. objekte që përshkruajnë shumë mirë historinë e këtij populli.
Jetën tonë siq e rregulluam e lamë pas, për një moment ajo u shtangua.. gjithë ato të mira i lamë dhe erdhëm të kalojmë “pushimin” në njërin ndër vendet më të varfëra ekonomikisht.. por jo shpirtërisht dhe moralisht, jo kurrë! Derisa kolegët na dërgojnë foto nga detet e bukura ne ç’mallemi me familjet tona.. jo se nuk kemi mundësi edhe ne, por ne sërish vendosëm familjen para kënaqësisë personale. Vimë sepse e duam atdheun, e kemi familjen e farefisin këtu.. vimë për ato nipa e mbesa që nga largësia i shohim përmes fotove duke u rritur.. e zemra na dhemb, por nuk e shprehim..vimë në shenjë respekti për dëshmorët që dhanë jetën për këtë tokë.. t’iu tregojmë se nuk u harrua vepra tyre..
Poashtu ne nuk vimë me shit mend me tesha e me Red Bulla, njejt edhe këtu kështu jetojmë pasi punojmë çdo ditë për to…
…andaj një lutje: Ne ikim shpejt.. 2-3 javë.. nëse bëjmë trazira me vetura na falni.. erdhëm me i’u pa..na duroni pak. Erdhëm me i hargju ato para që i mblodhëm me mund që sa muaj.. me ato para që në Dubai 2 javë do na hapnin dyert e hoteleve luksoze, por.. ne nuk e shesim vendin tonë për asgjë tjetër në këtë botë.
Së paku na respektoni, e mos na ofendoni. Disa etiketime do i injorojmë, por mos mendoni se nuk na dhembin.. Ndoshta jemi rritur ndryshe, mendojmë ndryshe.. por edhe ne jemi shqiptar sikur ju.
Edhe një gjë: Mos na vlerësoni nga veshja apo pamja e jashtme. Por nga veprat, karakteri dhe ana njerëzore,e huazuar.
Rina . (7 vite më parë)
Arieta D (7 vite më parë)
Mos bani gajle se edhe faniljaret e juj menzi presin me iu pa. E mos na e zini per te madhe ne tjereve qe nervozohemi ne komunikacion, se kemi pse vini nga jashte, po gjithmone jemi tr njejte me krejt, ndoshta ketu ja kemi mar doren njeri tjetrit dhe merremi vesh ma lehte ne ate kaos, e kur vini ju, kaosi behet me i madh se ju jeni mesu me rregulla, e ketu mundoheni me na u pershtate neve, po dy jave jane shume pak me arrite kete, sepse eshte katrahure e vertete, vec ne qe e jetojne cso dite kete trafik e ndjejme ne palce stresin qe ta jep trafiku ketu.
Eliona* * (7 vite më parë)
Shkrim i bukur dhe komplet i vertet, mike kalofshi pushime tbukura kete vere bashke me familjaret e juj,.
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
Shum shkrim i bukur e kam motren ne gjermani nuk ka dit ma te gzume per mu se dita qe vjen ajo eshte mall i papershkrum me vjen keq per ata qe i kan krejt familjart jashte
(7 vite më parë)
Teper e bukur
Sarasara A (7 vite më parë)
Shum e bukur ????
Mmije R (7 vite më parë)
O mirse na vini ju presim me mall mezi pres tme vi familja qe per cdo dit qaj per ta dhe ktu ku jam e martuar krejt kojshija jasht kur vin dicka ndihem me e mir kur va degjoj zerin edhe pse nuk jemi shum te afert vetem per sebepe thiremi po at dit qe shkojn shum merzitem ftofet gjithcka as nje zhurm uh shum merzi
D E S A * (7 vite më parë)
Te lumte qe e plasove ne portal kete reailet rina. Sinqerisht kur lexoj tekste te ketilla prekem emocionalisht ,dhe pres me padurim te takoj familjen time ne kosove. Edhe kur i sheh mire te dhemb zemra qe si ke afer,por nuk ka me veshtire se kur njerin familjar e ke te semure nga nje semundje te rende dhe je me kilometra larg.Zoti na ruajt te gjitheve .
Vlora . (7 vite më parë)
Ahhh rina bre sa shkrim i bukur por edhe mallengjyes...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?