Mjeku vetëm qëndronte aty, më stoik se kurrë, përderisa sytë e mi shikonin sa njërin skaj të dhomës sa tjetrin. Në sytë e tij unë isha vetëm një paciente tjetër që s’mund ta përmbante veten e saj. Kjo ishte një nga situatat që gjithmonë kam dashur ta shmangja. Shprehjet si “shpatull e lëvizur”, “ënjtje të mëdha”, “kocka të holla” përmendeshin më shumë seç duhej. Në ato momente po merrja pjesë në një lojë që nuk isha e gatshme ta luaja.
A jam njemënd e gatshme që ta vë foshnjen time në rreziqë të tilla vetëm për shkak të përvojeës së lindjes përmes seksionit C? Aq I lehtë sa ka mundur të jetë vendimi, në të vërtetë nuk ka qenë ashtu. Pas asaj që më janë dukur si 30 minuta, por që në fakt realisht ishin vetëm dy, une dhe burri im e caktuam orarin e operacionit.
Pas nëntë muajsh hulumtime, kurse dhe trajnime rreth lindjes natyrale, ne patëm vetëm një javë për t’u bërë gati rreth operacionit.
Pas gjysmë ore arritje në spital, unë u nënshkrova për operim. Dhe ëndërra ime për një lindje natyrale po hapte krahët për të fluturuar largë nga unë…
Pa dashur të hyj në detaje, por duke u nisur nga klinika, dhoma me ngjyra të vdekura, medikamnetet që po më bënin të ndihesha e dërrmuar e deri tek infuzioni i papritur I gjakut, e urreja me të vërtetë gjithçka rreth kësaj përvoje. Ndjej kaq shumë faj që më duhet ta pranoj këtë ndjesi që rezultoi me lindje të një djali të shëndetshëm, që vetëm unë e di sa me fat ndihem që mund ta them këtë gjë. Por, për shkak të rrethanave, as që më kujtohet nëse e kam mbajtur në duar atë.
Jam ndjerë si e plaçkitur. Nuk kishte prekje lëkurë më lëkurë, ndjeshmëri të madhe, momente magjike të lumturise, sepse ma morën nga unë.
Në anen tjetër, burri im mund të mos pajtohet. Sepse ai I ndjeu të gjitha këto momente.
Ai ishte I parë që e pa, e përqafoi, e puthi. Ishte I pari që e mbajti në duar. Pa dyshim se ndihem tejet e lumtur që ai e pati këtë mundësi të bukkur, por ana ime realiste nuk mundet pa e paragjykur këtë fakt, pa e xhelozur. Qëndroj ashtu lakuriq, e lidhur për shtratin e lindjes, në një moment aq suerreal të jetës sime, në një moment që duhej të ishte një nga çastet më speciale të jetës.
Ditët në vazhdim kam qëndruar në spital në një gjendje totalisht të vagullt mentale. E di që kam pritur vizitore. E dija që po kujdeseshin për djalin tim; e dija që kisha shumë gjëra në listë për të bërë.
Po ajo që nuk e dija ishte se nuk kam qenë aspak e gatshme për një lindje cezariane dhe për shërimin pas tij. Kisha njohur një numër të paktë të grave që kishin lindur kështu por asnjë këshillë nga to nuk kisha marrë.
Nuk e kisha idenë se çka ishte “normale” e çka jo, dhe e tëra kjo e bashkuar me hormonet e mija të pamenaxhuara, unë po ndihesha totalisht jashtë vetes sime.
Pse kam kaq shumë dhembje? A jam më e dobët se të gjitha gratë tjerea? Si ia dolën ato? Pse është kaq e vështirë për mua?
Nuk më ndihmoi aspak që asnjë nga anëtaret e familjes nuk kishin pasur lindje të tillë. Andaj paaftësia e tyre për të më kuptuar dhe paragjyshimet po u lexoheshin qartazi në fytyrë.
Jam ndjerë jashtë kontrollit, aagresive dhe e gatshme për sulm.
Më kujtohet që qaja gjera nëna më lante në dush.
Më kujtohet se e urreja kur burri e quante veten “super babai” sepse ai po kalonte më shumë kohë me foshnjen gjersa une po shërohesha nga operacioni.
Më kujtohet se mendoja së djali im me të vërtetë ma ka nevojën.
Më kujtohet si e hidhja shikimin poshtë në stomak për të parë një shenjë të madhe që më bënte të ndihesha e shëmtuar.
Më kujtohet që e kisha bindur veten se dhembjet e tmerrshme të qafës, paaftësia për të lëvizur, kapsllëku dhe pagjumësia do të zgjasnin përjetësisht.
Më kujtohet se e vija në dyshim në dyshim nëse unë isha e denjë për t’u bërë nënë.
Por çfarë kam arritur ta kuptoj është se dy javët e para pas operacionit cezarian janë më të vështirat. Duhet plot 6 javë që të rikthehesh në disponimin e mëhershëm. Por posa të kalosh ato 2 javët e para kritike, do të mund ta mbash foshnjen, të ecësh të këmbët tua, ta ndërrosh bebin etj.
Sikur ta dija këtë më herët. Sikur ta dija se sado e vështirë që më është dukur, trupi im do të shërohej, dhe posa të ushqeja foshnjen për herë të parë, gjithçka do të harrohej sikur të mos kish ndodhur fare.
Sikur ta dija që lidhja me foshnjen ndodh në qindra mënyra tjera përpos gjidhënies. Sikur ta dija se unë dhe djaloshi im i vogël do të binim aq shumë në dashuri aq sa duket sikur ndajmë të njejtën zemër.
Si një nënë e re, kam qenë më e fuqishmja por edhe më delikatja. Të qenit aq fragjile dhe e pasigurt më ndihmuan të isha më e vetëdijshme për gjërat që po i ndodhnin turpit tim; rritja e një njeriu të vogël brenda meje, lindja, operacioni emergjent, përkujdesja intensive për një sapolindur…
Do ta ruaj historinë time të lindjes përgjatë gjithë jetës simë sepse më ka ndryshuar në shumë mënyra...
(E huazuar)
Wow fitore pa koment edhe pse edhe knej ka na ka shum ma shum fjal qe folin ama mu personalish ala kush smka thon fjal se kemi gati nsecilen shpi ka ni nan qe ka lin me operim amo do do qe jan ma tmoqme i qitshin do fjal.
Na po e rrezikojm edhe bebin edhe veten ton ma shum vetem e vetem me i marr fmit e tan ndor e me i perqafu.
Arbana edhe un si ti mu ka desht me hy me urgjenc se pat fillu babi me marr ujin (e gjelber) thoshin se kuptoja edhe ashtu pa pergaditje kam hi me lind
Nota, une vajzen 1e me ka vdek ne bark e kam lind normal ne javen e 38te. Dy operacione djemt, ne te parin kam qene shume ma keq e ma lodht se ne te dytin, ndoshta edhe nga frika per shkak te traumes me vajzen, u lodha 9 muj tu u frikesu, e kur lindi frikohu, se di. Ne djalin e dyte edhe e dija qysh shkon rekuperimi edhe e kam mar veten shume ma shpejt. Vec larg lindjes normale te dyja.
valla moj fitore mos te paqa borgjo po skisha mujt me u duru pa ja kthy kurr e qikjo te vran mas shumti svin met pa a je mir a je shnosh per veti po ta bajn gajle se qysh ke lind a e ki ngji a e don a se don.fmin ton let te jet lindja qysh te doj si me operim si normal osht pjes e jotja osht dal nga trupi jot smuj me ju beso do grave qysh mujn me gjyku kshtu a i tuten all-hut
Ne lindjen e pare n'momentin qe mkan than me hi urgjent ne operacion une e kam harru veten e vetem beben thojsha me ma shpetu nuk dojsha tjeter gje. kjo tregon se qfar lidhje kam une me femijet e mi edhe pse i kam me operacion. ps. une e gjeta veten shume ne kete tekst.
Edhe un 3 lindje me operacion lindjen e par isha gati me dhimt e krejt po beba u kthy me shpin edhe mshtinen ne sall te operacionit el ham du li lah kom kalu mir n3jat po as un gji skom pas noshta ato terapijat e forta se jepen mas lindjes ma kan nderpre varet edhe trupi i femres qysh osht ka se edhe me.operacion kan pas gji. Amo per fjal Fitore e dashur krejt po ma kujton veten bile un e kam pas edhe kunaten ma perpara e kur bojshin krahasime jo kjo bile boni djal ti ton at kjamet e ni qik sa grima ske e zoja me bo normal e shumm e shum fjal tjera. Amo per dashni se na si ndjejm fmit ajo sosht e vertet hiq se kto se pi lojn neper berlloga fmit All ah u na rujt normal i lindin me placent e krejt qaty qka po ndjejkan ma teper ato se na se jepem me mish e me shpirt per ta edhe pse kem lind me operacion
Nena un sjom paragjyku per lindje po per ngji qe se kom pas djalin un skisha hiq ama bash hiq plus maje jo 2 muj dit kom provu edhe e kot patjeter u dashke me shtes kur po ma bon njo e aferme u ti se don djalin qysh e du un djalin tem se e kom me gji e i dojna ma shum beso qe niher u stepa edhe tju kom kthy e tju kom kthy tana thash a je moj nrm qysh se du un fmin tem aty thash qe e kom majt 9 muj dit n bark e 20 or gati me dhimta e kom pa gati deken me sy e spe dojsha evladin tem un i thash me qef nuk e kom qit nqumsht shtes po pi zorit e ni nan qe e thot ket llaf per mu squhet nan ajo se jom qasi njeri qe tpadrejten se du po shyqyr zotit qe kom fol se e kish pas shprehi e mo ska rast mem thon kirgjo se nuk guxon kshtu qe nana mos ti lejojm njerzt e parendsishem tna perzihen ne jeten ton se qysh duhet me jetu jeten
Edhe ni san e di qe lindjet normale e para thojn ma e veshtir e dyta ma e leht e 3 edhe ma e leht e me operim e para ma e lehta e dyta shum me e veshtir e treta hala ma e veshtir
Bebi bebush un kom lexu edhe artikuj per ket lidhjen mes nese e femijes demek sosht e njejt si me operim e si natyral e Mah-babies i paska spjegu mas miri paragjykinet qe jon te na se edhe mu mka ndodh qe me kan thon hajt se ske lind normal ti me dit rendesin e fmis qysh e dim na edhe pse un ne lindjen e pare jom qel 10 cm e i kom perjetu dhimt veq qe su dal e qata kur del se di far ndjenje osht.se dyjat mka ra mi perjetu
Ahh Yllza,ne katun ski tjeter marifet si tvin me tpa mbas operimit.Vin kret agjallar me familje te lehona bahen 20 vet aty.Edhe secili bahet ma i menqur se tjetri e tregojn qa kan hek ne at vakt qe kan lind neper ahure te lopve.E na tash sduhet me qel gojen mu anku se me tana tmirat po na "percjellin" kta.Masnej naj zoj tregon aty te thot qe ti as 1 %perqind si ke perjetu dhimbjet e saja thu se ti ka mat ajo me aparat.Edhe ksi fjal thumba si ato qe i ceka.Dmth e kan si tradit para nenave treja me shpalos ksi marifetlleqe.Ski qa ban pos hesht,se nuk eshte qe ndryshon diqka.
Fitore moj shoqe qe po don me ma perly gojen po sun po durona veq i kisha than me b.. si kom bo un mi dasht me b.. po me bark e i du me shpirt. P.s prej krejt nanave kerkoj falje se mendoj aspak kshtu po veq asaj te poshtres qeshtu i kisha than me tranu krejt. Kushedi edhe shka kisha fol Zot falem mire qe sjam sprovu me ksi provokime
Ehhh...kur e lexova kete tekst para mu shfaq nje pamje e jetes sime e perjteuar dy her.Pas lindjes me operim,dhe mos ardhjes se qumeshtit u detyrova ta ushqej fmiun me formul.Edhe sot e kam nkok at fjal qe ma tha njera qe kinse erdh me ba perhajr.Valla per qeshtu si ti baj perdit,hin si zoj nsall e ta bin fmin te koka kishe ta ka fal najkush.Edhe qa me than qe po rrit fmi as se ke shti ngji as send me cucell ma kollaj ska.Mu ka duke sikur mka ra shpull ftyres.E ishte veq 10 dit koha nga lindja,e un duke ju sherby 10 grave aty.Ende smujsha me qendru drejt mir para tyne,e ftyra jem e zbeht sikur nuk ju mjaftonte me kuptu qe nuk jam aq ok qysh po mendojn ato.Sa e tmerrshme me i degju kto fjal prej nje femre,aq me pak kur ska perjetu asnjeren nga ato qe kam perjetu un.
Vec dikush qe ka perjetu te dy lindjet di te tregoj cila eshte me e rende. Pajtohem plotesisht qe lindja me operacion eshte shumehere me e rende e me e veshtire se ajo normale. Mandej kur thonr, he se me operim, me lehte e ke pase... ske ndi gje. Jo, ndin shume me shume se me ate normale por gjithcka ja vlen kur mer shendoshe femiun tend.
Shum e vertet ne shum momente e gjeta veten athu te gjitha ndjejm nesoj e ne fund pse na quajn me pak nena veq pse kemi lindur me operacion,qe lidhja jon mese bebes nuk esht e njejt sikur ato me normal...sa kisha dasht te di se si ndjehen ato realisht a i kemi te njejta vuajtjet dhe gezimin....